| Dorian Deltina: SOT DUSHKAR, NESĖR MINISTĖR |
|
| Saturday, 29 September 2007 | |
|
Dorian Deltina:
Tė bėn shumė pėrshtypje sesi, nė ato momente tė vėshtira historike, pavarėsisht se juridiksioni shtetėror nuk i kalonte 4000 kilometėr katrorė, pavarėsisht se trupat e fqinjėve tanė tė mirė gjendeshin nė portat e Vlorės, ajo qeveri e pėrbėrė nga ata patriotė tė mėdhenj punonte pareshtur me jetėn nė rrezik dhe me financa shtetėrore qė subvencionoheshin nga pasuritė personale tė ministrave. I jashtėzakonshėm dhe vizionar tė ngjan edhe kombinacioni politik i asaj qeverie me dom Nikollė Kaēorrin si zv.kryeministėr, me ministra tė tillė si dr. Petro Poga, dr. Myfit Libohova (doktor i shkencave i universitetit tė Stambollit dhe universitetit tė Brukselit) dhe dr. Luigj Gurakuqi. Shembuj pėr tė nxjerrė mėsime mund tė gjejmė edhe mė vonė, te intelektuali i madh Mirash Ivanaj, Ministėr i Arsimit nė fillim tė viteve 30, i ngritur nė kėtė rang tė lartė pas njė karriere tė shkėlqyer si drejtor i gjimnazit tė Shkodrės. Edhe po tė zbresim njė nivel mė poshtė, te deputetėt e Kuvendeve Popullore, kemi shumė se ētė mėsojmė nga historia. Mjafton tė shohim emrat e atyre qė shėrbyen si deputetė tė Kuvendit nė periudhėn nga viti 1920 e nė vijim. Gjejmė nė kėtė listė figura tė mėdha patriotike si Hasan Prishtina e Fan Noli, pėrfaqėsues tė familjeve tė mėdha shqiptare si Eqerem bej Vlora e Myfit bej Libohova, figura tė shquara intelektuale si Luigj Gurakuqi dhe shumė pėrfaqėsues tė familjeve tė kulturuara qytetare. Po sot? A do tė mund tė marrė ndonjė mėsim e nesėrmja nga vizionet aktuale politike dhe shtetformuese? Sigurisht! Falė Zotit teknologjia dhe mjetet e informacionit janė nė gjendje tė bėjnė ēudira kėshtu qė kėto mėsime mund tė pėrēohen mjaft lehtė nė tė ardhmen. Po ti referohemi kėtyre mjeteve dhe zakonit tė freskėt pėr tė vėnė CV-tė e titullarėve nė website tė institucioneve, rezulton qė njėri prej ministrave tė gubernės sonė aktuale ėshtė trajnuar 2 ditė pėr policinė bashkiake dhe ka marrė pjesė aktive nė njė seminar pėr pushtetin lokal nė Gjermani! Interpretimin pėr kėtė mėsim tė rėndėsishėm historik do tė mund ta bėjnė vetė shqiptarėt e pas 50 viteve qė sot nuk kanė lindur akoma.
Skandali i fundit i korrupsionit ku rezultuan tė pėrfshirė zyrtarė tė lartė tė administratės tė ardhur nė detyra si emėrime politike tė Partisė Demokristiane mund tė shėrbejė si nxitje pėr tė reflektuar pėrsėri mbi njė temė tė stėrdiskutuar si ajo e sistemit tonė elektoral. Parantezėn paksa tė gjatė (tė mė ndjejnė lexuesit) mbi mėsimet e historisė e bėra thjesht pėr tė ridemonstruar nivelin mjeran tė pėrfaqėsimit politik qė sot ėshtė dukshėm nėn nivelin e pėrgjithshėm tė emancipimit tė publikut nė njė kohė qė nė etapat e para tė shtetformimit tonė ishte shumė mė lart. Sistemi ynė aktual politik ėshtė qartazi recidivist sepse niveli i pėrfaqėsimit parlamentar ėshtė shumė mė i ulėt edhe krahasuar me parlamentet e para tė post viteve 90. Pse ndodh kjo nė njė kohė qė vendi zhvillohet dhe shoqėria emancipohet? Besoj se rrėnjėt e kėsaj situate gjenden nė dėshtimet e vazhdueshme tė klasės sonė politike pėr tė ndėrtuar dhe vėnė nė jetė njė kod zgjedhor tė pėrshtatshėm pėr sistemin tonė, dėshtim i cili duhet kėrkuar gjithashtu nė organizmin qė kėshillon dhe monitoron politikėn tonė pėrsa i pėrket problemeve zgjedhore, OSBE dhe ODIHR. Kodet zgjedhore qė mė pas kanė prodhuar parlamentet tona kanė pasur vazhdimisht dy difekte themelore. Sė pari dhe difekti mė i rėndė ėshtė sistemi i pėrzier mazhoritar dhe proporcional qė ka rezultuar nė lindjen dhe zhvillimin deri nė absurditet tė sistemit tė Dushkut. Bijtė e Dushkut, dushkarėt pra, tė ardhur nga anonimiteti dhe pa asnjė lloj legjitimiteti tė pushtetit, i kanė dhėnė dhe vazhdojnė ti japin politikės sonė pamjen e njė realpolitike tė bazuar mbi aleancat fluide, mbi pazaret dhe deri mbi shitblerjen e partive dhe deputetėve si nė njė bursė aktive. Kjo realpolitikė bastarde smund tė prodhojė tjetėr pėrveē se korrupsion moral, politik, financiar dhe administrativ. Ky fenomen nuk ėshtė i freskėt dhe nuk mban vulėn e parlamentit 2005. Edhe parlamenti i mėparshėm, sidomos nė dy vitet e fundit tė legjislaturės, kishte pamjen e bursės politike e cila pėrmes pazareve i dha mundėsinė qeverisė Nano tė qėndronte nė pushtet pavarėsisht numrave nė minorancė. Difekti i dytė, gjithashtu i rėndė nė kushtet tona tė gjendjes sė sistemit, ėshtė vetė ekzistenca e sistemit mazhoritar tė zgjedhjes sė deputetėve. Ky sistem bėn qė fushatat elektorale nėpėr zona tė kthehen nė beteja tė vėrteta qė mbajnė peng legjitimitetin e zgjedhjeve dhe arritjen e standarteve sepse kandidatė tė papėrgjegjshėm (ka nga ata deri dhe me precedentė kriminalė) janė gati tė pėrfshihen nė afera nga mė tė ndyrat pėr tė siguruar fitoren. Pamjet e fushatave nė tė cilat kam qenė dhe unė personalisht dėshmitar, por qė besoj sė ėshtė dėshmitar i gjithė opinioni publik, janė absurde dhe tė frikshme, paradoksale pėr njė vend qė gjeografikisht ndodhet nė Europė. Ato shkojnė deri nė kriminelė qė haptas bėjnė presion mbi komisionerėt dhe qytetarėt, deri nė pazare tė tipit 50.000 lekė tė vjetra pėr njė votė, deri nė kryepleq fshatrash e tė fortė lagjesh qė hapin tender pėr ti siguruar votat atij qė paguan mė shumė. Nėse njė kandidati pėr tu zgjedhur nė parlament i duhen 500.000 euro pėr fushatė atėherė cili mbetet tė jetė morali i politikės sonė tė zhytur nė korrupsion? Si mund tė pretendojmė qė nė njė tė ardhme ta avancojmė procesin elektoral nė proces administrativ modern (si nė tė gjithė Europėn e zhvilluar) kur aktualisht e kemi thellėsisht politik nėse situata tė tilla apo plumba e karrike tė thyera shpinės vazhdojnė tė na bėjnė qesharakė e primitivė nė sytė e botės? *** Paranteza mbi mėsimet e historisė ndokujt mund tė mos i tingėllojė si shumė e frytshme meqė rrethanat kanė ndryshuar dhe gjykimet mbeten evazive. Por mėsimet mund tė merren edhe nga aktualiteti. Nuk po marr pėr ilustrim aktualitetin e vendeve tė zhvilluara tė Bashkimit Europian sepse ndoshta jemi kaq larg atyre sa krahasimi ngjan futurist. Po marr vendet e rajonit. Ministėr i Shėndetėsisė i Republikės sė Maqedonisė, Dr. Ymer Selmani, diplomuar pėr mjekėsi nė universitetin Shėn Ciril dhe Metodi tė Shkupit; Ministėr i Shėndetėsisė i Republikės sė Malit tė Zi, Dr. Miodrag Radunoviē, diplomuar pėr mjekėsi nė universitetin e Nishit, specializuar pėr kirurgji nė universitetin e Beogradit, Master nė Shkenca Mjekėsore nė universitetin e Beogradit; Ministėr i Shėndetėsisė i Republikės sė Serbisė, Dr. Tomica Milosavljeviē, diplomuar pėr mjekėsi nė universitetin e Beogradit, Master dhe Doktor i Shkencave Mjekėsore nė po kėtė universitet; Ministėr i Shėndetėsisė i Republikės sė Kroacisė, Dr. Neven Ljubiēiē, diplomuar summa cum laude pėr mjekėsi nė universitetin e Zagrebit, Master dhe Doktor i Shkencave Mjekėsore nė po kėtė universitet... Asnjeri prej kėtyre nuk ngjan tė jetė pjellė e Dushkut. Edhe karriera e tyre profesionale dhe politike mesa shihet nuk ka ndjekur parimin: sot axhustator, nesėr dushkar, pasnesėr ministėr...
DORIAN DELTINA |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |