Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Jeta e At Zef Pllumbi
Jeta e At Zef Pllumbi E-mail
Thursday, 27 September 2007

Jeta e At Zef Pllumbiat_zef_pllumi__shkoder20032.jpg
At Zef Pllumi ka lindur nė vitin 1924, nė Malin e Rencit (Lezhė). Nė vitin 1931 hyn nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės, ku ndjek ciklin e arsimimit klasik me mėsues personalitetet e shquara tė kulturės kombėtare si At Gjergj Fishta, Patėr Anton Harapi, At Gjon Shllaku e tė tjerė ku, veē tė tjerash, pėrvetėson dhe mjaft gjuhė tė huaja. Gjatė viteve 1943-1944 ėshtė bashkėpunėtori mė i ri i revistės Hylli i Dritės dhe sekretar personal i At Mati Prendushit. Ky i fundit ishte Provincial i franēeskanėve nė Shqipėri (Shkalla mė e lartė hierarkike). Ishte nė moshėn 22-vjeēare, kur nė fund tė vitit 1946 arrestohet dhe dėnohet me tre vjet burg, tė cilat i vuan nė kampet famėkeqe tė Bedenit dhe Orman-Pojanit. Shkak pėr arrestimin e tij, edhe pse ishte mė i riu ndėr tė arrestuarit, pohon vetė at Zefi, ishte sepse duke qenė sekretari personal i Provincialit, komunistėt mendonin se duhej tė dinte shumė dhe nga ai mund tė nxirrnin informatat e duhura.

Por u gabuan rėndė. Nė vitin 1956 shugurohet meshtar dhe pėr 12 vite shėrben si meshtar i Dukagjinit me qendėr nė Shosh. Nė vitin 1967 arrestohet dhe pėr 23 vite vuan dėnimin nė burgje dhe kampe tė ndryshme. Me ardhjen e demokracisė rifillon meshtarinė tek kisha e Shna Nout nė Tiranė (25 dhjetor 1990). Prej atėherė nuk pushon dhe pasioni i dikurshėm pėr dijen dhe kulturėn. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistėn Hylli i Dritės, e cila pas njė ndėrprerjeje ka dalė dhe nė vitin 2003. Janė gjithashtu kėto vite kohė e njė veprimtarie krijuese pėr at Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinė Rrno vetėm pėr me tregue, vėllimet Franēeskanėt e mėdhenj , Frati i pashallarėve Bushatli, Erazmo Balneo, Ut heri diēebamus-siē i thonim dje, ndėrkohė, me gjithė moshėn e thyer e vėshtirėsitė e shikimit, i ndihmuar nga nxėnėsit e vet, po punon pėr libra tė tjerė. Njė ndėr nismat e tij me vlerė tė pamasė ėshtė dhe ribotimi i kolanės sė plotė tė veprave tė etėrve franēeskanė, tė zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin "Nderi i Kombit". Presidenti Moisiu vlerėsoi At Zefin "si pėrfaqėsues tė pasurisė kulturore e njerėzore, si njė institucion tė vėrtetė, qė i rezistoi regjimeve dhe kohrave mė tė vėshtira dhe si simbol i qytetarit tė lirė, vizioni i tė cilit frymėzohet nga vlerat evropiane". Nga ana e tij, At Zef Pllumi u shpreh se e pranon kėtė nderim me dėshirė, si njė shenjė qė sot e mbrapa nuk do tė ketė mė censurė e dallime krahinore, fetare e ide, qė e copėtojnė kulturėn shqiptare dhe si njė shenjė e unitetit tė kėsaj kulture gjatė shekujve. Po nė vitin 2006 At Zef Pllumi merr ēmimin letrar Penda e Artė pėr trilogjinė e tij me kujtime Rrno vetėm pėr me tregue tė akorduar nga Ministria e Kulturės e Shqipėrisė. Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundėrt, kėtu besoj ėshtė vlera qė ka demokracia. Kjo ėshtė vlefta mė e madhe qė i bėhet librit tim. Tė tjerat janė pėr mua kurora qė ēohen nė funerale qė i vdekuri nuk i sheh , ka thėnė Zef Pllumi me rastin e pranimit tė ēmimit.
 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215678

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page