Intervista
Intervistė me aktorin e madh tė humorit Zef Deda | Intervistė me aktorin e madh tė humorit Zef Deda |
|
| Saturday, 22 September 2007 | |
Speciale / Ekskluzive![]() Intervistė me aktorin e madh tė humorit Zef Deda. Mė plas zemra me e ba me qeshė kėtė popull Nga Besi Bekteshi Krejtėsisht i lirshėm dhe njė humor tė vazhdueshėm njė nga mjeshtrat e interpretimit dhe njė trashėgues i denjė i tė gjithė plejadės nė kohė tė humorit mė tė pėrveēėm, origjinal dhe krenar si shkodran, Zef Deda tregon jo vetėm idetė e tij pėr humorin dhe Shkodrėn, por edhe pėr artin nė pėrgjithėsi me tė gjitha vėshtirėsitė e tij nė kohėn e sotme. Besi Bekteshi Zef, po futem direkt nė temė. Sot a jemi duke bėrė humor? Zef Deda Tė them tė drejtėn u bėnė disa vite qė spektatori po pyet pėrditė kur po na bani ndonjė gja tė re. Kur po na delni me na knaqė? Mund tė them se ky tranzicion ka ngatėrresat dhe dhimbjet e veta dhe kjo deri sa tė mėsohemi, por shkoi gjatė pėr me u mėsu ose me ndryshu. Ka faj tranzicioni, por faj kena edhe veta na dhe kjo lidhet me njė moment, sepse duhet tė gjejmė kohė pėr tė dalė diku, o nė televizion, o nė teatėr, por gjithshka lidhet me financėn. Nė fakt mund tė gjinden mundėsi pėr tė dhėnė shfaqe, por unė them se nuk po ja var kush kėsaj punė. Kjo ėshtė vėshtirėsia dhe mund tė rrimė nja gjashtė net dimrit pėr tu shpjeguar se sa hall kam unė dhe ne tė gjithė. Se nuk kam dėshirė, se nuk mė plas zemra mund tė them, se pėr dėshirė, pėrditė do tė kisha dalė nė skenė dhe televizion me e ba me qeshė kėtė popull. Me e ndėrru pak nga bota e streseve ekonomike, morale sociale qė qė pėrfshijnė pėrditė. Besi Bekteshi Po mirė zoti Zef, si mund tė trajtohet sot arti, humori apo spektakli? Si i dilet kėsaj situate? Zef Deda Po, ky popull dhe flas tani pėr shkodranėt, kanė njė kulturė dhe kanė artin e humorin nė gen. Tė lihet mbas dore arti nė Shkodėr asht si me ra nji bombė atomike. Tė gjitha kombet e qytetėruara nuk i japin rėndėsi mė shumė asgjėje se sa artit, arsimit dhe shėndetsisė. Vetėm me kėto qė thashė mė sipėr, kombi rritet. Po ti heqėsh vetėm njėrėn prej tyre, fillon asfiksia. Po si mund tė qėndrojnė nė kėtė drejtim si Shkodra dhe Tirana, por e gjithė Shqipėria, sepse kjo ėshtė sėmundje e pėrgjithshme. Por dikush thotė se ēfarė leverdia ka shteti, individi apo njė shoqėri apo kompani me teatrin sepse nuk dalin fitime? Unė them se nuk ėshtė e vėrtetė, sepse ashtu si kundėr ka pėrfitim me ndėrtim apo me firma tė ndryshme tregtare e prodhuese, mund tė hidhen dhe tė ndihmojnė artin se unė ju garantoj se ato dalin fitues. Ka talente jo vetėm nė Shkodėr dhe ka sa tė duash mundėsi fitimi, po tė lėvizet nė kėtė drejtim. Besi Bekteshi Shkojmė ku shkojmė Zef dhe dalim te lekėt. Ėshtė turp tė pyesėsh, por mė duhet ta di. Sa e keni pagesėn nė teatrin Migjeni. Zef Deda Po, nuk ashtė problem, unė qė kam rrogėn ma tė fortė marr 200 mijė lek tė vjetra. Ka edhe njerėz qė nuk dinė si bahet art dhe na thonė rrogėn a e merrni, bani pra shfaqe!! Mirėpo njė premierė i thonė 7 milion lek, duhet ble dekori, duhet ble teksti, muzika, duhet aranxhu ajo, duhet lyer dekori, duhen blerė veshjet dhe mbas kėtyre mund tė dalė premiera. Unė po ju them se premiera po qe e furnizume nė kte mėnyrė, ka me dalė me siguri e mirė. Por nė qoftėse ajo del si premierė e mirė ajo nuk jepet vetėm njė herė, por shumė herė dhe aty ka edhe fitim. Abuzohet me projekte. Nė ministri apo bashki shkon projekti, me demek aprovohet dhe na thonė bajeni dhe ēojnė nji herė 1 milion tė vjetra dhe pastaj edhe 500 mijė tė vjetra dhe shpėrdahet e se ku humbėn ato pare, se ka rrjedhin, se ka u .....aneksuan. Shteti mund tė jap shumė, por ..... Besi Bekteshi Zef ju keni ide se dhe me projekt nuk vijnė lekėt? Zef Deda- Unė kam frikė, sepse kėshtu si po sillen unė them jo, nga qė deri tani nuk kam parė gjė. Besi Bekteshi- Atėherė ēfarė duhet bėrė nė kėtė rast? Zef DedaAtėherė ka njė ligj, por edhe mund tė rregullohet ai dhe futi njė konēension si ndėrmarrjet. Unė nuk them pronėsi, sepse teatri ėshtė i qytetit, por kur institucioni nuk ėshtė mė i zoti me administru atėherė ligji si nė tė gjithė botėn e i thotė individit tė fortė merre me konēesion me tė gjithė njerzit qė ka dhe me kontrata me tė gjithė ato qė punojnė dhe dėshirojnė tė bėjnė art. Nė fakt duhet pėrdorur kjo mėnyrė, sepse ka individė qė nė bazė tė rregullave vendosin rrezikun pėrpara, por ama shtetit ja japin lekėt dhe fitimin ato pikėrisht me artin duan ta marrin. Mund ta rrisin nivelin apo mund ta lėrė nė njė vėnd konēensioni por ama shfaqe do tė ketė. Besi Bekteshi Zef, me njerzit ēfarė do tė ndodhė? Zef Deda- Asht shumė e thjeshtė . Do tė kenė kontratė pune si nė tė gjitha vėndet e botės normale. Por ka edhe testim. Unė e kam vėrtetuar kėtė gjė jashtė shtetit, por aty ka ligje tė sakta pėr pikėrisht kėtė gjė qė po them. Besi Bekteshi Pėr deri sa nuk kemi njė ligj tė tillė, atėherė si zgjidhet nė gjėndjen aktuale? Zef Deda Po unė dua grantin apo atė thesin e Bashkisė. Unė nuk dua 2 pėrqind pėr teatrin apo pėr artin. Unė dua 10-15 pėrqind. Me njė fjalė sa mė shumė pėr tė mos folur me shifra. Po unė po kthehem nė kohė dhe mund tė them se kemi dhėnė 220 shfaqe nė vit. Janė bėrė katėr premiera. Pra tani po them se po bėjmė 100 shfaqe dhe nė qoftėse teatri Migjeni kur ėshtė salla plot fiton 1 milion e gjysėm nė natė qė bėjnė mė shumė se 100 milion tė vjetra, atėherė a ka mundėsi qė institucioni bashkiak tė na japė vetėm 50 milion qė ne ti bėjmė katėr premiera dhe ja ku doli edhe fitimi dhe paga jonė nė mėnyrė dinjitoze. Po me 200 mijė lekė tė vjetra ēfarė mund tė bėj unė? Besi Bekteshi Ēfarė keni tani nė program? Zef Deda Po tani kemi fillu njė premierė. Njė komedi qė ka shkruar Qazim Ēela dhe nuk kemi vendosur asnjė kusht nė pagesė. Regjia ėshtė e Bardh Smajės dhe mendoj se ėshtė diēka e mirė. Po punojmė me shumė pasion. Me e lanė artistin pa punė ashtė njėsoj si me e vra. Unė kam ndejtė nė emigracion dhe atje pėrsėri nuk mujsha me vazhdu, sepse kisha dėshirėn me u kthy nė Shkodėr Kėshtu qė edhe tė tjerėt qė mė njihnin ju thoshin atyre qė pysnin se ku e kam hallin dhe pėrgjigjeshin si me kėngė do me shku nė shpiiii. Me merr malli pėr nanėn, pėr Shkodrėn dhe pėr teatrin dhe nuk mund tė rri pa to. Mė lusin me shku nė Tiranė te djemtė, por nuk du me shku. Jo, du me ndejtė nė Shkodėr. Besi Bekteshi Tė falemiderit Zef. Zef Deda -Faleminderit prej teje dhe suksese. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ENE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |