|
Malli pėr diktaturėn dhe diktatorin, ėshtė siguria e dyshimit pėr demokracinė.
Opinion/Besi Bekteshi
Nė ēdo 1 maj apo edhe me 7 nėntor nė Moskė komunistėt tė cilėt janė mėsuar tė dalin nė demostrime tip paradė kanė fotografitė e Stalinit dhe Leninit dhe slloganet kundėr botės sė lirė tė sotme. Ato kanė edhe slloganet e dikurshme tė BRSS-sė sė lavdishme dhe glorifikojnė atė superfuqi ushtarake dhe pjesėrisht ekonomike e cila jo vetėm fitoi luftėn e madhe patriotike sikundėr e quajnė rusėt, por edhe u ndesh me perėndimin nė luftėn e ftohtė pėr disa dekada rresht. Nė fakt ėshtė njė histori e cila rusėve ju fillon nė 1905-sėn deri sa nė 1917-tėn ju dha pushtetin sovjetėve, pėr tė ardhur nė vitet 1992 kur u nda pėrfundimisht koha e komunizmit nė njė pluralizėm rus kur Partia Komuniste ka gjithmonė nėn 25 pėrqind tė preferencave nga populli i konfederatės.
Problemin me trashėgiminė e tyre tė gjatė dhe me taban tė sė kaluarės komuniste dhe bolshevike e cila ka brėnda revolucionin bolshevik, ndėrtimin e socializmit dhe hapat e para tė shpejtė industrialė, luftėn dhe fitoren mbi nazizmin dhe pushtimin e egėr, kapacitetin e madh ushtarak nė luftėn e ftohtė dhe nė pėrgjithėsi 70-80-tė vitet ecuri nė kėtė drejtim, i mbron disi tė retushuara me fanatizėm partie tyre komuniste e cila nuk e ka hedhur poshtė kėtė trashėgimi.
Mirėpo problemi ėshtė se gjatė 70-80-tė viteve ajo parti komuniste me Lenin, Stalin, Hrushov, Brezhnjev e nė vazhdim ka pushkatuar, denigruar,deportuar dhe shkatėrruar, miliona shtetas sovjetikė dhe rusė dhe absolustisht ka qėnė shėmbulli i pėrbotshėm i diktaturės komuniste e cila u imitua edhe nga gjigandė si Kina dhe liliputė si shteti shqiptar pėr mė keq nė Europė dhe brigjet e Adriatikut.
Me jetėgjatėsinė e tij nė botė, komunizmi dhe diktatorėt e tij nėpėr lėmshin tokėsor kanė vrarė miliona njerėz dhe kanė bėrė njė dėm psikologjik e moral gati tė pariparueshėm dhe shėnjat shikohen jo vetėm nė Kubė, por ka plotė tillė edhe nė demokraci nė rrugė e sipėr.
Vetėm nė BRSS dhe nė Rusi komunizmi vrau dhe deportoi mbi 40 milion njerėz dhe sidoqoftė rusėt kėtė gjė nuk e harojnė e kjo ėshtė njė ndėr arsyet qė PK-ja e saj nuk vjen asnjėherė sėpaku deri tani, nė pushtet. As qė bėhet fjalė tė krahasohemi ne me viktima nga komunizmi me atė shtet dhe me Laosin, Kamboxhian apo edhe Kinėn, por pėr nga zbatimi dhe ashpėrsia e madhe, Shqipėria ėshtė njė realitet i keq dhe pėr mė tepėr nė Europėn e kulturuar kur zbatimet e komunizmit kanė bėrė dėme me njė fuqi pak mė tė vogėl se mė nė lindje.
Sot nė Pezė ka parrulla dhe revokime pėr diktaturėn dhe diktatorin dhe nostalgji jo vetėm nė rradhėt e pleqve tė indoktrinuar dhe qė nuk kanė mė Ram pėr tė pėrpunuar psikologjikisht demokracinė. Sot nė Pezė ka rrock en rrollist-a qė kanė moshė tė re dhe pėr mė tepėr ka anėtarė tė PS-sė e cila ėshtė ndarė prerazi me letra dhe gojė nga diktatura e proletariatit dhe sidomos nga PKSH-ja apo PPSH-ja. PS-ja ka bėrė njė kongres tė formimit tė saj dhe ka zgjedhur Fatos Nanon nė atė kohė kryetar, duke ndyshuar kėshtu emrin dhe veprimtarinė dhe mė vonė, duke u pranuar nė Internacionalen Socialiste.
Nė qoftė se nė Rusi komunistėt demostrojnė nė vete dhe mbrojnė po tė njėtin ideal tė tyre qė nga koha e Lenin Stalinit, nė Shqipėri ideali medemek ėshtė ndarė, sepse nuk shikohet Enver Hoxha si themelues i PS-sė sė sotme, por turma demostron bashkė dhe fantazma apo sagoma e Enver Hoxhės nė fakt, ėshtė aty pėrballė udhėheqes sė re socialiste me Edi Ramėn nė krye.
Ky ėshtė pėr ne edhe problemi i sotėm nė Partinė Socialiste moderne, tė drejtuar dhe tashmė nė transformim nga lideri aktual Edvin Rama.
Nga kėmisha e kuqe e tij ato qė duan tė kuptojnė edhe nga kostumografia e Edit duhet tė marrin vesh se ai ka nevojė edhe pėr sagomėn e Enverit dhe pėr pleqtė qė e lartėsojnė atė, por edhe nga tė rinjtė tė cilėve diktatori dhe diktatura ju duken diēka interesante me qė nuk kanė pasur fatin ta provojnė nė realitet.
Fati i keq i joni ėshtė se jo vetėm ka pasur pak komunistė (idealistė) me bindje nė atė kohė, por nuk ka as socialistė me bindje nė kėtė kohė.
Kjo ėshtė e jashtėzakonshme dhe njėkohėsisht e llahtarshme, sepse pa asnjė lloj bindje dhe asnjė lloj ideali e gjithė kjo turmė qė identifikohet me PS-nė ėshtė kaq pa bindje tė qarta politike sa ėshtė e pabindur nė asgjė nė pėrgjithėsi. Kjo e bėn PS-nė e sotme njė konglomerat tė komunistėve tė vjetėr tė mbetur gjallė, me ato anėtarė leverdie qė janė te 60-at, me Ēegevaristė qė rebelohen nė ēdo gjė, nė socialistė tė transformuar nė 91-shin, nė trendy socialistė tė kohės Edramiste, nė majtistė ekstremistė tė mėrzitur nga demokracia, nė interesaxhinj pa ideal, por me lidhje partie qė kanė qė qėllim sferėn ekonomike, nė antiberishianė qė mjafton qė Berisha tė thotė jam djathtas dhe ata me vrap shkojnė majtas, me Nanoistė qė rrotullojnė sytė, sepse pėr ti fėrkuar nuk munden pasi ju shpėton ndonjė ndryshim qė kryetari aktual i bėn partisė sė tyre tė dikurshme, me .......
Nė kėtė kuptim thirrjet e Berishės pėr dėnimin e figurės sė Enver Hoxhės jo vetėm janė tė vona, por edhe tė dyshimta, sepse figura e tij jo vetėm qė po, lartėsohet nė Pezė, por ka disa kohė qė tė pėrditėshme tė caktuara nuk kanė punė tjetėr por merren me biografinė e Enver Hoxhės dhe tė ndonjė diktatori tjetėr shqiptar. Ka me qindra faqe gazetash qė merren me veprat e tij dhe bėmat e tij, kur drejtonte vėndin e vogėl dhe tė ēmėndur tė diktaturės sė proletariatit.
Nuk ėshtė pa qėllim kjo fushatė fokusimi mbi Enver Hoxhėn dhe figurėn e tij. Nuk ėshtė kot fare ky glorifikim i pėrpunuar dhe me lezet politik, nė shtypin shqiptar. Dosierėt e shumtė dhe ngjarjet me demek tė pa ditura nga njerzit, tashmė serviren me tregime tė mirė pėrpunuara qė gati gati gati tė vjen keq pėr diktatorin dhe shtetin e tij.
Berisha ėshtė sėpaku 14-16 vite vonesė me atėherė kur deklaronte tė gjithė bashkėvuajtės dhe bashkėfajtorė. Atėherė kur i dalė nga komunizmi mendonte se si gardiani dhe i burgosuri janė njėsoj, sepse kanė qėnė sėbashku nė burgun e madh tė diktaturės.
Me vonesė qė kur nė pėrgjithėsi filloi tė ndahej populli nė demokrat dhe komunist (socialist) dhe kur nė fakt praktikat ishin tė imituara nga diktatura dhe qė kėrkonin tė bėnin demokraci apo llahtariseshin mbas demokracisė.
Mos u dėnuan gjė krimet e komunizmit edhe pse u fut nė parlament ky diskutim pėrpara disa kohėsh? Ashtu dhe figura e diktatorit nuk do tė marrė dimensionin e saj vetėm se tashti kur pa tė shkruar nė Pezė lavdi shokut Enver Hoxha zoti Berisha do qė tė reagojė si klasė politike. Nuk ėshtė se ai ka frikė se mos sagoma e tij kthehet nė bust tė vėrtetė. Ka buste tė Stalinit dhe Leninit edhe nė botė dhe pėr mė tepėr aty ku ka nostalgjikė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Problemi ėshtė se ne e kemi zvarritur atė nė qėndėr tė Tiranės dhe po nė atė kohė disa mijra tė egėrsuar tundnin armėt pėr ta rivendosur, duke formuar vullntarėt e Enverit.
Tashmė kanė kaluar rreth 17-tė vite dhe me armėt kemi pasur punė nė vitin 1997 ku nuk u muar vesh krejt qartė se ēfarė ndodhi dhe nė fakt problemi lindi ekonomik, por qė ndarja politike ishte tepėr e thellė dhe nė atė kohė sagoma e Enverit doli jashtė si pėr tė parė se ēfarė ndodh kur ajo nuk ėshtė nė buste apo nė krye tė vėndit.
Problemi jonė nuk ėshtė te disa njerėz qė tundin pankartat dhe lavdet pėr diktatorin. Problemi ėshtė se kjo gjė me sa duket ju pėlqen edhe lidershipit socialist dhe se ky lidership te ato qė tundin pankartat e famshme shohin votues probabėl dhe tė shumtė.
Problemi ėshtė te zbatimi anadollak, i pa plotė, gėnjeshtar dhe i vonuar i demokracisė qė turbullon mendjet e njerzve tė tė gjitha shtresave pėr tė arritur te sugjestionimi i disave pėr tė dashuruar kohėn e Enverit.
Imagjinoni kur edhe nė biseda tė rėndomta, por qė bėhen edhe nga njerėz tė mirė edukuar flitet pėr mos mungesė dritash nė kohė tė Enverit, pėr rregull nė punė, shėndetsi dhe arsim. Flitet pėr mirė nė drejtim tė njė qetėsi relative dhe sigurie kolektive. Flitet pėr mungesėn e korrupsioni nė kohėn e tij.
Kjo gjė duhet tė shqetėsojė Sali Berishėn dhe jo njė pankartė e delirantėve nė Pezėn e Edvin Ramės.
Rama jo vetėm qė nuk do tja dijė pėr Enverin dhe partinė, por as pėr Fatos Nanon dhe Salinė. Ai nuk do tja dijė as pėr Nexhin dhe Ramiz Alinė. Ai kėrkon vetėm njerėz qė dalldisen dhe kalojnė nė paranormalitet ideor dhe psikologjik, sepse kėshtu i garantojnė fuqinė e krijesės sė tij socialiste nga marksitė-leniniste nė revanshiste, anarshiste dhe enveriste me nė krye njerėz tė ideve trendy shumėngjyriste.
Kur bashkohen bashkė tė tilla legjione qė ka lėnė PPSH-ja dhe qė po dyfishon PSSH-ja, fitoria nė zgjedhje ėshtė sigurtė dhe kjo ėshtė edhe shėnjestra e Ramės.
Malli pėr diktaturėn dhe diktatorin tentohet dhe sponsorizohet dhe jo se kėrkohet tė vijė ky diktator dhe kjo diktaturė. Jo, kėrkohet tė vijė njė tjetėr qė ka kuptuar filozofinė e tė parit dhe tashmė edhe zėrin mundohet ta bėjė tė ėmbėl si tė xhaxhit Enver.
Nė kėtė drejtim dėnimet e Berishės janė tullumbacet e rradhės, nė raport me qėllimin e vėrtetė tė atij qė kėrkon tė mallėngjehemi me diktatorin dhe diktaturėn.
Vonesat nė demokraci dhe premtimet e pa mbajtuara qė tashmė janė kthyer nė mashtrime revokojnė diktatorin, sepse ai sėpaku popullit tė tij i kishte thėnė qartas se pushteti i tij ėshtė diktatuara e proletariatit. Parimi ishte ju nuk mund ta vrisni njėri tjetrin, sepse ju vras tė gjithėve unė.
Kurse sot, kjo farė demokracie sikundėr jemi, ju jep leje tė gjithėve tė dhunojnė tė gjithė dhe natyrisht mė tė fortėt dhe kriminelėt tė jenė mė dhunuesit.
Dhuna sot ėshtė e ndryshme si formė, por ka njė tangente tė barabartė gati me diktaturėn. Dhunė nga administrata e shtetit, nga ajo bashkiake, nga taksat, nga dritat, nga uji, nga celularėt, nga komshiu kriminel, nga rruga e prishur, nga aksidentet e shumtė, nga stresi, papunėsia alarmante, nga spitalet, ilaēet, shkollat e mėsimdhėnia, nga gazetat dhe media, nga kufijtė e deklaruar tė hapur dhe qėnėsisht tė mbyllur, nga emigracioni, nga ēmimet, nga ......
Pastaj dikush i zgjuar pėr keq thotė: Mos ju ka marrė malli pėr...... sepse unė.....
|