| Bes Bekteshi: Servilizmi dhe mungesa e sinqeritetit |
|
| Sunday, 16 September 2007 | |
Servilizmi dhe mungesa e sinqeritetit politik dhe moral.Servilėt e gjithkujt nė emėr tė pėrfitimit personal. Opinion / Besi Bekteshi Sa buste diktatorėsh u vendosėn nė kohė tė pushtetit tė proletariatit. Nė sa vėnde u vendos Stalini ose mė mirė Baba Stalinisi nė Tiranė dhe nėpėr rrethe. Besnikėria ndaj tij dhe doktrinės sė tij ishte nėpėr tė gjitha faqet e mureve dhe tė shesheve. Kishte nė kombinat, nė sheshin ku mė vonė u vendos heroi ynė kombėtar Skėnderbeu. Kishte nė disa rrethe tė Shqipėrisė buste dhe pėrmendore tė tij. Baba Stalini pėrmėndej nga udhėheqėsi ynė nė ēdo referencė politike dhe nė ēdo fjalim ku duhej patjetėr tė afishohej edhe ndihma e madhe e BRSS-sė.shim nė kampin e socializmit tė udhėhequr nga Stalini dhe servilizimi pėrveē forcimit tė pushtetit tė klikės medemek komuniste tė Enver Hoxhės, kishte tė bėnte edhe me ndihmat ushqimore dhe industrialo-ushtarake tė BRSS-sė. I gjithė servilizmi ynė prosovjetik kishte dy paralele. E para pushteti absolut i diktatorshipit nė Tiranė dhe e dyta ky servilizėm i deklaruar si dashuri, bėnte tė vinin edhe ca ndihma dhe investime Ruse qė edhe kėto pėrforconin pushtetin e atij qė ishte kryeservili. Nuk ishte hera e parė qė me diktaturat dhe diktatorėt administratorėt e kėtij vėndi bėnin kėshtu. Pushteti fashist nė Itali gjatė viteve 33-39-tė kishte marrė me dashje apo pa dashje, pjesėn e madhe tė luanit dhe busti i njė dileranti qė kishte qėnė herėt njė socialist dhe pastaj u transformua nė njė doktrinar tė fashizmit, ishte edhe nė kompanitė e naftės dhe disa zyra qoftė edhe private tė mbretėrisė shqiptare. Por edhe gjatė luftės servilėt ndaj partisė komuniste jugosllave arritėn qė ajo tė ishte praktikisht themeluesja e kėsaj shqiptare. Ishin emisarėt e jugosllavėve miq tė Hoxhės qė pastaj bashkuan komunistėt shqiptarė nėn modelin e Titos. Vazhdoi kjo gjė edhe pak mbas ēlirimit deri sa Xoxe kėrkoi ta eleminonte Hoxhėn, por nuk ariti ta bėnte, sepse ky i fundit inteligjent si kundėr ishte, filloi servilizmin me Baba Stalon dhe vrau Titistėt shqiptarė. Tentativa pėr servilizėm ndaj Hrushovit eci deri nė vitet 59-60 kur vetė Rusėt kuptuan se Hoxha ėshtė mė i keq se ato vetė. Por gjatė kėtyre viteve Hrushovi pėrmėndej si njė yll dhe njė pritje madhėshtore ju rezervua me puthjet alla ruse nė aeroporte dhe takime tė ndryshme dhe me fotot e yllit tė ri nė ēdo mbledhje dhe takim. Buste, pemė tė mbjella, takime, pritje, puthje, pėrcjellje, brohoritje, vjersha, kėngė, poema, opera, filma, kooperativa, festivale dhe shumė tė tjera tipike ruse tė njė ndikimi absurd deri nė njė idiotizėm tė pa matur dot nga asnjė parametėr dhe njėsi matėse pėr tė tilla subjekte e cila nuk ishte shpikur deri atėherė. Kaq shumė servilizėm dhe kaq shumė kotėsi ideologjike dhe falsitet sa qė vetė sovjetikėt po kuptonin se me ne e kishin tepruar. Por servilėt nga njė herė ja kalojnė nė poshtėrsi edhe padronėve tė tyre dhe stalinizmi ynė i deklaruar pėrpara botės, po tentonte nė fakt shkėputjen nga kampi i padronėve tashmė tė zbutur me luftėn e klasave qė mė vonė vizituan edhe Amerikėn. Patjetėr qė do tė gjindej njė padron tjetėr dhe dashuri e re dhe kjo ishte Kina e Maos. Sėpaku me rusėt kishin disa vjerdha dhe romane pėr tė lexuar, apo balet dhe teatėr pėr tė mėsuar. Me kinezėt filluan ēmėndurinė aziatike nė bazė tė servilizmit tė pashėmbullt enverian qė pėrfitonte shumė pėr vete dhe disi, kur mungonte buka edhe pėr vėndin e tij. Anijet kineze bridhnin oqeanet me flamurin shqiptar dhe revolucioni katastrofik kultural kinez, filloi zbatimin edhe nė Shqipėri. Filluan tė prodhohen lejfenėt shqiptarė tė cilėt po bėjnė hajr edhe sot e kėsaj dite nė politikėn e vėndin qė servilizmin e di si njė veti tė ēmuar dhe si njė vyrtyt. Pikėrisht nė ato vite, servilėt shqiptarė filluan sulmin kundėr fesė dhe institucionit tė saj nė Shqipėri. Nėn idetė e njė deliranti tjetėr si Maoceduni qė nė fakt prodhonte ide pėr rracėn e tij dhe eksperimentonte revolucione dhe dacibaome shumicė edhe servilėt nė Shqipėri, rrėnuan kulturėn dhe dėnuan njerėz tė pafajshėm. Vranė dhe pushkatuan klerikė dhe u sha e u kėrdis si doktrina e Krishtit dhe ajo e Muhametit. Prodhuan sekretarė partie sidomos tė pranuar mbas kėtij revolucioni qė shikoni si model pėr asgjėsim, ēdo gjė normale dhe europiane tė njerzit, me qėllim shkatėrrimin e asaj pak kulture tonėn dhe ndikimin e televizionit perendimor nė tė. Kolektivizuan gjithshkanė atė kohė, hoqėn gradat nė ushtri dhe e bėnė atė ushtri tė rreckamanėve dhe ushtarėve me barkun bosh, por qė armė kishte, sepse Kina sillte plot, akoma mė shumė se sovjetikėt. Servilėt nė Shqipėri nuk ndaleshin pėrpara asnjė gjėje me tė vetmin kriter, ruajtjen e pushtetit tė kastės, por kryesisht tė familjeve tashmė tė formuara tė aristrokracisė komunisto-servile tė Shqipėrisė. U prodhuan mijra intelektualė tė modelit servili nuk do tė vdesė nga dėnimi, por vetėm nga frika. Ishte pikėrisht kjo kohė qė prodhoi mė se treēerekun e demokratosocialistėve tė sotėm, qė janė nė drejtim tė demokracisė dhe shtetit ligjor nė vazhdim. Por edhe Kina, pa idiotizmin kur kishte arritur dhe ndryshoi kurs. Niksoni i thirrur nga pasardhėsit e Ēu En Lait, dhe transformi i Kinės nė njė vėnd gjithsesi mė tė pėrtypshėm i bėri sevilėt autentikė shqiptarė, tė prishen shumė shpejt me tė, sepse rrezikonin tepėr me kursin e ri kinez. Servilėt mbeten vetėm dhe shqiptarėt filluan tė hanė vetėm barė nė saj tė mos gjetjes sė njė padroni tjetėr pėr tu servilosur. Kjo nuk vinnte se nuk kishte padronė por se servilėve tashmė askush nuk ju afrohej afėr, pa kushtin themelor tė largimit tė pushtetit absolut dhe donkishotesk tė superservilėve shqiptarė dhe lidershipit tė tyre i cili filloi tė vriste qė nga kryeministri e poshtė. U nxorrėn jashtė ligjit pulat, derrat, lopėt dhe ēdo gjė qė hahej dhe pihej. Modeli i viteve 80-90 ishte edhe ēmėnduria e fundit kur servilizmi ynė nuk bėhej mė nga brėnda jashtė por nga brėnda brėnda. Njė kastė skuthash dhe sahanlėpirėsish, po i serviliseshin familjes sė parė pėr ti marrė asaj nė fund pushtetin. Pėrsėri ato fituan dhe servilizmi filloi demokracinė me njerzit e tij dhe strukturat e gatshme, pėr jo vetėm marrė pushtetin e pluralizmit partiak, por edhe pėr tė gėzuar pasurimin qė vjen kur pushteti zbatohet nga servilėt profesionistė dhe tė trashėguar brez pas brezi. Nejse, sot servilėt e dikurshėm janė po ato, por kanė njė ndryshim, sepse kanė filluar dashurinė me perėndimin. Megjithatė kanė njė mungesė tė madhe dhe tė veēantė. Ato kujtojnė se perėndimi nuk i njeh dhe nuk i di. Servilėt tė cilėt pėrgjatė 17-tė viteve nuk lanė eleminime partiake pa bėrė, nuk lanė pėrjashtime ideologjike pa bėrė, nuk lanė vjedhje dramatike pa bėrė, nuk lanė revolucion me armė pa bėrė dhe vonė nė 97-tėn, nuk lanė piramida financiare pa lejuar, nuk lanė zgjedheje politike pa vjedhur, nuk lanė emėrim spiunėsh tė dikurshėm pa bėrė nė administratė, nuk lanė moment pa e ēuar popullin e tyre nė cep tė humb-nerės ekonomike dhe financiare, nuk lanė asgjė pa bėrė pėr ta demaskuar shtetin nė sy tė botės me gjithfarė korrupsioni, me njė fjalė nuk lanė pisllek pa bėrė dhe pėr mė tepėr kujtojnė se perėndimi nuk i di se janė vetėm e vetėm servilė?!!!! Mostrat e prodhimit mė tė keq tė diktaturės, tė prodhimit mė tė keq tė ruralizmit shqiptar, tė prodhimit mė pa identitetit shqiptar dhe qytetar qė dikur pritnin fashizmin me lule dhe gjatė diktaturės spiunuan njerzit e tyre, mostrat e njė servilizimi tė poshtėr qė nuk ka parasysh as europėn dhe as amerikėn si qytetėrim dhe nuk ka kurrfarė respekti dhe dashurie nė drejtim tė tyre, por vetėm servilizėm tė theksuar ndaj tyre pėr pushtetin personal mund tė vazhdojnė teoritė e dikurshme tė ngritjes sė ēdo tridimensionali apo dy dimensionali por nuk ėshtė se i beson mė kush. Pėr tu servilosur mjaftojnė jo vetėm buste, emra rrugėsh dhe objektesh, por edhe njė fjali e vetme. Por pėr tu besuar duhet diēka mė shumė. Pėr tu besuar duhet qė tė ndjekėsh rrugėn e atyre busteve qė vendos. Kjo gjė, as qė ėshtė bėrė dhe as qė do tė bėhet prej servilėve ndonjėherė. Nuk ka si tė kryhet kjo gjė, sepse brumi i servilėve ėshtė zėnė nė kohė kolere dhe nuk ka si tė mos jetė i infektuar. Qė tė duash me sinqeritet Nėnė Terezėn duhet qė dikur tė mos kesh marrė pjesė nė mbledhje partie apo ti kesh kryesuar ato, kur ajo ėshtė konsideruar agjente e imperializmit apo diēka mė tepėr. Ta duash Nėn Terezėn me sinqeritet dhe pa servilizėm duhet qė tė jesh besimtar nė kohėzgjatje dhe nė formim ose sėpaku tė kesh qėnė njė ateist i cili kupton se duhet respektuar njeriu qė fal vazhdimisht dhe shėrben nė mėnyrė tė devotshme dhe humane. Ta duash sinqerisht Nėn Terezėn nuk duhet tė mburresh pėr dhjetat nė shkollė dhe sidomos pėr notėn 10-tė nė Marksizėm Leninizėm. Tė duash Nėnė Terezėn dhe tė tregosh se nuk je thjesht servil, sėpaku duhej kėrkuar tė falur pėr absurdin nė qėndrimin e dikurshėm personal dhe kolektiv, jo vetėm pėr doktrinėn e saj, por edhe tė humanizmit dhe tė gjithė doktrinave njerzore dhe religjoze nė botė. Tė duash Nėn Terezėn duhet tė respektosh qėnien humane nė tė gjithė dimensionet e saj dhe sidomos nė atė religjoz, pa bėrė tifozin dhe sulmuesin e fshehtė. Tė duash Nėn Terezėn nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė kalosh nė provokacion dhe nuk duhet tė kesh inat edhe zogjtė qė fluturojnė dhe qė tė prishin pamjen. Qė tė jesh sinqerisht me Nėn Terezėn nuk duhet tė duash vetėm njėrėn anė tė horizontit dhe tė urresh fshehurazi apo haptas anėn tjetėr. Po, kjo vjen, kur je nė thelb i dashuruar me perėndimin dhe demokracinė e aplikuar dhe provuar prej tij. Vjen kur e ndjek atė dhe jo kur e imiton duke e shtrėmbėruar nė ēdo zbatim tė mundėshėm atė. Po, vjen kur nuk je servil dhe kur servilizimin nuk e subvencionon politikisht dhe materialisht. Pėrndryshe ėshtė krejtėsisht e natyrshme se pėrfiton, por nuk vonon dita kur kuptohesh se nuk je i sinqertė. Natyrisht se sinqeritet nuk mund tė ketė me servilė tė tillė dhe kjo ėshtė edhe pasoja e madhe e shumė e shumė praktikave tė tilla nė kohė, nga lidershipet e politikės shqiptare. Ka vetėm njė diēka tė provuar nė kėtė mes pėr servilėt. Ato zotėrojnė politika dhe administrim deri sa ato lart, e kuptojnė se servilizmi i tyre ėshtė i dėmshėm edhe pėr ato vetė dhe mė vonė pastaj ju vjen pikiata e vėrtetė. Gjithsesi jemi nė rrugė tė demokracisė dhe vetėm e vėrteta nuk ka pėr tė munguar edhe pse nuk ka dėshirė tė dalė vetė nė lartėsi tė tillė, sa ta shohin tė gjithė. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ENE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |