Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Dorian Deltina: BAJRAKTARIZĖM INSTITUCIONAL
Dorian Deltina: BAJRAKTARIZĖM INSTITUCIONAL E-mail
Thursday, 13 September 2007

dorian_deltina.jpgBAJRAKTARIZĖM INSTITUCIONAL
Nuk do tė kisha marrė mundimin tė shkruaja mbi njė problem tė tillė si bajraktarizmi institucional i ushqyer nga politika qė karakterizon nė mėnyrė kaq evidente institucionet tona sikur tė mos isha ngacmuar nga njė ngjarje e ditėve tė fundit. Kjo ngjarje ishte pikėrisht pjesėmarrja nė njė takim tė pėrbashkėt e dy ish-rivalėve tė garės elektorale tė 18 shkurtit nė Tiranė, kryetarit aktual tė Bashkisė sė Tiranės Edi Rama dhe ministrit tė Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi. Pėr njė ditė, ky pothuaj precedent i periudhės sė post komunizmit nė Shqipėri, mbushi edicionet e lajmeve dhe kryetitujt e tė pėrditshmeve tė shkruara. Megjithatė, ndoshta pėr harresė, neglizhencė apo mungesė vullneti, asnjėra nga kėto media nuk u kujtua qė pompozitetit tė takimit dhe kollareve shumėngjyrėshe tė pjesėmarrėsve nė tė, t’i vinte pėrkrah edhe ndonjė pamje nga bari dhe pemėt e thara tė Zogut tė Zi dhe lulishtes pas Pallatit tė Kulturės. Ēėshtja ėshtė se ky bar dhe kėto pemė nuk kanė ndjekur ligjėsitė normale tė jetės dhe vdekjes, pėrderisa, pavarėsisht se janė kaq tė reja nė moshė, janė nė njė gjendje vdekjeje klinike. Cila ėshtė sėmundja qė i ka prekur nė moshė kaq tė njomė, rreth njė vjeē? Besoj qė duhet tė jetė kequshqyerja! Nėna qė i polli dhe i solli nė kėtė jetė kaq mizore e tė pamėshirshme me krijesat e njoma nuk u kujdes mė pėr ta e pėr ushqyerjen e tyre, por i la nė duart e njė njerke zemėrligė. E kėshtu, kėtyre dy Hirusheve fatkeqe nuk u mbetet tjetėr veēse tė sodisin me zili pjellat plot shėndet tė njerkės sė tyre. Mesa duket, njėra pėr pamundėsi e tjetra pėr mungesė vullneti, as nėna e as njerka nuk kanė ndėrmend tė merren me ushqimin e tyre. Pėr “fat tė keq” Ministria e Punėve Publike nuk ka nė varėsi direkte ndonjė ndėrmarrje gjelbėrimi, kurse Bashkia e Tiranės nuk ka ndėrmend tė ushqejė pjellat e kėsaj tė parės.Mė kujtohet sesi, nė fillim tė periudhės postkomuniste, turma tė eksituara nė momente masturbimi masovik, u vinin flakėn e kazmėn ullinjve e vreshtave me qėllimin brilant tė shkatėrrimit tė komunizmit. Ēfarė mjerimi pėr barin, pemėt, vreshtat e ullinjtė kur u vishet ngjyrė politike e u vihet kazma e flaka nė emėr tė saj.


***

Panorama e institucioneve tė shtetit tonė mė tepėr sesa si njė numėr organesh tė tė njėjtit organizėm ngjan me njė grumbull bajraqesh politike tė ndara e tė parcelizuara. Nuk bėn dallim nė kėtė mes edhe sjellja e tyre e orientuar nga fryma e drejtuesve dhe e vulosur nga inkompetenca e administratės qė nuk arrin tė dalė dot pėrtej kornizave tė mentalitetit bajraktar. Rasti i barit dhe pemėve tė thara pėrbėn dimensionin qesharak dhe sarkastik tė kėsaj sjelljeje. Megjithatė situata nuk ėshtė vetėm pėr tė qarė e qeshur, por edhe pėr tė vajtuar sepse pėrveē rastit tė barit e tė pemėve, ka shumė raste tė tjera kur kjo sjellje i shkakton qytetarėve halle e kokėēarje tė panumėrta. Njė nga mė tė freskėtat ėshtė vonesa nė pėrfundimin e dy segmenteve tė unazės sė Tiranės qė ka gjasa tė tejzgjatet duke shkaktuar rrėmujė, trafik, pluhur dhe shqetėsime pėr banorėt. Nė kontrast me kėto dy segmente qėndron segmenti i parė, nga Zogu i Zi deri te stacioni i trenit, i pėrfunduar para disa muajsh dhe tėrėsisht funksional. Ku qėndron ndryshimi kėtu? Mesa duket, segmenti i parė i pėrfunduar nuk ka pasur probleme tė tilla qė tė pėrfshijnė domosdoshmėrisht institucione tė tjera nė zgjidhjen e tyre. Kurse dy tė tjerat kanė dy probleme “themelore” qė nuk po i lėnė tė pėrfundojnė, ndėrtimet pa leje dhe shtyllat e tė famshmit KESH. Bajraktarizmi i ushqyer nga motivet politike nuk i lejon kėto institucione qė tė gjejnė zgjidhje qė nė letėr duken kaq tė thjeshta. Pamjet e shtyllave tė sistemit elektrik nė segmentin nga farmacia 10 deri te bulevardi “Zhan d’Ark” dhe tė ndėrtimeve pa leje nė segmentin tjetėr nuk janė tė sotme apo tė djeshme. Ato kanė kohė qė pengojnė punimet pėr pėrfundimin e rrugės kėshtu qė edhe alibia e mungesės sė kohės nuk mund tė pėrdoret si justifikim sado dashamirės tė jetė komenti. Mesa duket, pa dashur tė bėhem pėrsėritės, mė duhet tė ricitoj tė famshmin sllogan tė komunizmit “Politika mbi tė gjitha!”. Ndėr tė tjera, ėshtė edhe ky njė nga ushqyesit e mungesės sė bashkėpunimit dhe bajraktarizmit tė institucioneve tona.
Problemi qė pėrmenda mė sipėr ėshtė ndoshta ndėr mė tė thjeshtit dhe qė do tė harrohet sapo asfalti nė rrugė tė zėvendėsojė pluhurin e baltėn. Ka tė tjerė qė nuk mund tė harrohen kollaj pėr nga pasojat qė sjellin pėrditė. Mė i rėndėsishmi besoj qė ėshtė bllokimi total pėr mė tepėr se njė vit i industrisė sė ndėrtimit nė kryeqytet. Edhe njė herė pėr lejet e ndėrtimit nė Tiranė…, kjo mund tė ishte tema mė e pėrshtatshme pėr sagėn e bajraktarizmit politik e institucional qė na karakterizon nė mėnyrė unikale.

***

Sapo futesh nė Ministrinė e Punėve Publike, nė hollin kryesor, sheh tė mbėshtjellė nė njė kornizė luksoze dhe tė varur nė mur planin rregullues tė Tiranės qė mban datėn… 1940?! Ėshtė akoma ky, i vetmi plan rregullues i vėnė nė jetė pėr kryeqytetin dhe tė ashtuquajturin metropol tė shqiptarėve. Dhe tė imagjinosh qė ky plan ėshtė hartuar nė njė kohė qė Tirana nuk numėronte mė tepėr se 30-40 mijė banorė e megjithatė, sė bashku me bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” dhe “Zog I”, mbetet akoma vepra mė vizionare e ndėrtimit dhe zhvillimit tė qytetit. Besoj qė nuk mund tė ketė demonstrim mė tė mirė pėr shterpėsinė dhe inkompetencėn qė karakterizon institucionet tona dhe prandaj, po tė ishte pėr mua, do tė kisha nxituar ta hiqja njė sahat e mė parė atė kornizė nga muri me dėshirė pėr tė vėnė shpejt nė atė vend njė tjetėr. Kuptohet, pėr ta zėvendėsuar me tė riun e pėr ta ēuar tė vjetrin nė ndonjė muze ku i takon tė jetė. Por, sa keq, nuk ndodh gjithmonė qė pushteti qendror tė pėrputhet me atė lokal.
Shpresoj me tė vėrtetė qė takimi i ca ditėve mė parė tė shėrbejė pėr tė dhėnė njė sinjal pozitiv pėr njė tjetėr pėrqasje nė sjelljen e institucioneve tona, pavarėsisht ngjyrės partiake qė ka veshur drejtuesi i tyre. Ose, sė paku nė mos pėr sjelljen dhe bashkėpunimin institucional, shpresoj qė ky takim tė ketė shėrbyer pėr tė mbarsur diku embrionin e planit tė gjerė rregullues tė Tiranės. Nė rast tė kundėrt, duhet besuar qė takimi ka qenė thjesht show mediatik i radhės. Ky terren institucional bajraktar, i shterpėzuar me dashje pėr shumė kohė, vėshtirė tė fertilizohet e tė mbarset vetėm me njė herė…

 

DORIAN DELTINA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 100%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 40°
Barom.: 1008.1 mb
NE
Vizitore: 1496568

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page