Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Ndue Ukaj: Drama e pėrjetshme e Hamletiane
Ndue Ukaj: Drama e pėrjetshme e Hamletiane E-mail
Tuesday, 11 September 2007
Drama e pėrjetshme e Hamletiane

Ndue Ukaj


Historia e qytetit danez Halsingor ėshtė e gjatė dhe interesante, ajo lidhet me dramėn e famshme tė quajtur Hamlet. Udhėtimi nėpėr qytetin danez Helsingor pėrshkohet me emocione tė ankthshme dhe vėrtet i ngjason njė drama tė thellė, pėrmasat e sė cilės tė tronditin nė shpirt. Ėshtė kjo drama e pėrjetshme e Hamletit qė ka shekuj duke sfiduar mendjet njerėzore. Qyteti i shumėvizituar, me infrastrukturė qė pėrthyhet mes modernes dhe klasikes, i shtrirė pranė detit tė ftohtė nordik, nė njė lartėsi lehtė dukshme ka Kėshtjellėn e Hamletit e ndėrtuar nė fund tė viteve 1500 nga mbreti Frederik i II. Dhe ėshtė pikėrisht kjo qė e bėn ketė qytet tė veēantė, tė njohur, tė dashur e tė frikshėm. Kėshtjella rri pushtetshėm, ndėrsa rrugėt e shumta tė modelit mesjetar, nėpėr tė cilat u ngjiz ngjarja e cila bėri jehonė botėrore, kanė pamje tė frikshme. Vetėm njėzetėminuta duhet njė udhėtim me anije nga qyteti suedez Helsingbor deri tek Kėshtjella e Hamletit, njė qyteti i mrekullueshėm, ku ēdo gjė ėshtė nė vendin e vet, njė pėrpikėri tipike skandinave.


Suedinė dhe Danimarkėn, dy shtete tė cilat i ndan deti i ftohtė nordik, i lidh ura mė e madhe nė Europė, njėra nga ēuditė dhe mrekullitė arkitektonike tė shekullit e XXI. Nė tė vėrtetė, Suedinė Jugore dhe Danimarkėn, pėrveē urės i lidh njė histori e ēuditshme; mbi to qėndron gjithėpushtetshėm fantazma e Hamletit, princit famoz tė Danimarkės; vendit prej ku u ngjiz njėra nga ndodhitė me tė veēanta tė botės sė letėrsisė, vendit ku shqiptua njė pyetje e dilemė e thellė, e makthshme, nė mėnyrėn me tė dhimbshme e mė tragjike tė mundshme, "tė rrosh apo mos tė rrosh", pyetje e dilemė qė tronditė vetmit krijuese gjithherė, tashmė shekuj tė tėrė.

Unė i shoqėruar nga im bir Luisi dhe im shoqe Edita, eci me trishtimin e tragjikes hamletiane. Askush s'mund tė mos tronditėt kur sheh rrugėt me emra qė bartin nė vete histori tė pėrmasave botėrore, restorantet dhe hotelet qė mbartin ne vete tipare tė shumtė tė ndjesive njerėzore: vrasje, dashuri, tradhti, hakmarrje e ēka jo tjetėr.

Dhe pėrsėri mua me rėndon dilema: "tė rrosh apo tė mos rrosh", para aktit tė hakmarrjes dhe nuk kam sesi tė mos mendoj pėr Kalatė e shumta shqiptare dhe hakmarrjen si tipar shqetėsues kombėtar. Kjo pyetje e dilemė qė ka gjenezėn nga ankthi e vrasja enigmatike sillet nė memorien time, ashtu sikundėr ne memorien e njerėzimit, si ngjarje shumėdimensionale, pa ndonjė shpjegim tė pranuar gjithaq dhe sforcon deri nė trishtim enigmėn hamletiane. Nė atė kėshtjellė, sipas shkrimtarit anglez Shekspirit u ngjiz dashuria jashtėmartesore, u krye akti makabėr i vrasjes sė mbretit Hamlet nga i ungji Jutlandin dhe bashkėshortja, dhe mė nė fund u jetėsua dilema e pėrhershme, e pambarim, e hakmarrjes. Ndėrsa edhe sot, pas kaq shekujsh duken gjurmėt e njė historie qė vazhdimisht dėshirojmė ta kujtojmė, ta lexojmė e pėrjetojmė. Kėshtjella rri e heshtur, e pajetė, por tronditėse. Dy ushtar sikundėr ne skenė teatrale sillen rreth e pėrqark pėr tė pėrkujtuar mbretėrinė. Pėrfytyroj aty princin Hamlet, nė tundimet e maktshme, si hyn nė mjegullėn e misterit tė vrasjes sė tė atit, ku me net tė tėra i shfaqet fantazma e tij dhe sfilitet me trishtimin dhe dhembjen e humbjes sė babait. Vizitorėt e shumtė, e tė gjitha racave e etnive, ecin rrugėve tė kėsaj Kėshtjellė nė qetėsi, sikur tė ishin nė ndonjė tempull tė shenjtė. Ata i pėrcjell nė mėnyrė tė ēuditshme njė heshtje zhbiruese, sikundėr pėrkundin ne vete dilemėn e pakapėrcyeshme: "te rrosh apo tė mos rrosh" dhe sfidėn e hakmarrjes nga motive dashurie e urrejtje. Ishte pena gjeniale e Shekspirit e cila e ngriti ketė ngjarje nė piedestalet e artit universal. Me njė stil madhėshtor, Shekspiri i jep kėsaj ngjarje nuanca pėrtej historike, e denacionalizn, do thoshim Halmetin dhe e bėn pjesė tė kulturės e identiteti kulturor tė ēdo kombi. Qė kėndej Hamleti sa ėshtė i danezėve, ėshtė i Anglezėve, ėshtė i shqiptarėve, e tė tjerėve nė saje tė penės sė Shekspirit. Por, vėrtet tingėllon ēuditshėm, por pėr ne shqiptarėt duket me afėrt. Me tė drejtė nė shekullin tonė, njėri nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohor botėror Ismail Kadare, nė kulmin e krijimtarisė sė tij i rikthehet Hamletit, tek i cili sheh lidhje semantike me gadishullin e Ballkanit, respektivisht me shqiptarėt. Duke diskutuar ketė fenomen letrar e pėrtej letrar, i bashkuar me Tomas S. Eliotin, sikundėr thotė
se "Hamleti" i kapėrcente mundėsitė e Shekspirit, ndoshta "Hamleti" kapėrcente ēdo mundėsi. Sepse kjo ėshtė njė drame e pamundur, njė dramė krejt e veēantė nė vete, e vėshtirė pėr t'u shpjeguar, sepse ajo prek hyjnoren dhe tokėsoren, tė bukurėn dhe tė shėmtuarėn, humanen dhe ēnjerėzoren.

Nė tė vėrtetė, drama Hamleti ėshtė prela qė ngitet ne piedestalin e lartė tė vlerave tė letėrsisė botėrore, mbase edhe dramaturgjisė dhe artit skenik, e botės sė madhe tė librit, prej ku poet, shkrimtar, dramaturg, skenarist "vjedhin" copėza eksperiencash, prirjesh estetike e semantike. Veē kėsaj Hamleti ėshtė njė nga ndodhitė tronditėse qė ka intriguar dhe vazhdon tė intrigon rrafshe tė shumėfishta interpretuese, prej atyre filozofike, psikologjike, religjioze, mitike etj, interpretime qė nuk ndalen as pas shumė shekujve jetė.

Tė vizitosh qytetin Helsningör dhe Kėshtjellėn e Hamletit vėrtetė ėshtė emocion i natyrės sė veēantė; emocion qė nė trajtat mė tė vėshtira mund tė pėrkthehet ne letėrsi, sepse aty ka diēka nga ajo qė Elioti e quan tė pamundshme. Janė njė sėrė arsyesh pse e bėjnė kėtė vizitė specifike, tė veēantė, emocionuese: aty ngėrthehen pasionet, mėria dhe dashuria, vrasja dhe gjakmarrja, besėtytnitė dhe dimensionet religjioze, tė pėrplasura nė mėnyrėn mė tė vrazhdė, tė cilat nga dora e Shekspirit u shndėrruan nė mite, vlera tė tejėkohėshme e universale. Prandaj ballafaqimi me kėtė fenomen ka ngarkesė tė veēantė emocionale, ka nė vete makth tė pashpjegueshėm. Rruga nga Malmö pėr nė Helsingör, qytet ky ku rri pushtetshėm me hijen dhe misterin e pėrjetshėm Kėshtjella e madhe e Hamletit, ėshtė pak mė shumė se njė orė. Nga qyteti jashtėzakonisht i bukur suedez, Helsinngbor marr anijen, e cila qanė fuqishėm detin, pėrballė sė cilit qėndron Kėshtjella e Hamletit. Ajo ėshtė e qetė, prehet nė vetvete, sikur tė ruante e tė pėrkunde akoma kumtin e vrasjes misterioze; ajo ėshtė misterioze sikur tė ruante brenda dashurinė tradhtare, kupėn e helmit, peripecitė e zgjedhjes sė dilemės dhe hakmarrjen si tipar i rėndėsishėm psikologjik i kėsaj drame. Kėshtjella dhe vendi pėrreth saj ėshtė i ankthshme, por tėrheqėse, sfiduese, me njė mal dilemash qė sa vijnė jo se nuk mplaken, por gjallėrohen e kumbojnė fuqishėm. Anija ėshtė e stėrmbushur me vizitorė, aty fliten gjuhė tė ndryshme. Gjithė kanė destinacion Helsingörin, vendin ku u ngjizė dhe u prodhua miti pėr Hamletin. Sapo dalim nga uji, nė tokė na shoqėron pėr ēudi njė ndjenjė e ēuditshme. Peizazhe tė bukura, estetike. Deri sa dilnim nga anija, vetėm disa qindra metra shihet njė pallat kryelartė. Pranė detit ėshtė kėshtjella gjigante, e formės klasike, e rrethuar nė tė katėr anėt me ujė, mes sė cilės ngrihet minarja qė simbolizon Kishėn. Pėrballė saj qėndron nė heshtje katedralja, pas sė cilės shtrihet qyteti qė asnjėherė nuk u "shkėput" nga hija, nga fantazma e Hamletit. Them me vete, sa e vėshtirė ėshtė tė jetohet me emocionin e kėsaj hije, me ankthin e fantazmės qė ngjallė mėri e dashuri pėrnjėherė, me ato emra hotelesh e retorantesh qė mbartin nė vete emcione specifike. "Hamleti", "Ofelia", etj. janė emrat e hoteleve e restoranteve tė bukura, ndėrsa rrugėt gumzhijnė nga vizior tė shumtė. Ato janė rrugė tė vogla, tė rrethuara nga ndėrtesa mesjetare, shumica prej sė cilave datojnė nga shekulli XVI. Unė eci me emocionet e mia qė trazoheshin edhe mė shumė, teksa im bir Luisi, sikur kupton pėrmasėn e ēuditshme dhe misterioze tė Kėshtjellės dhe vėshtronte nė heshtje. Ai kundronte dhe nėn fytyrėn e butė fėmijrore reflektonte heshtjėn. Teksa im shoqe Edita, mė thotė:  ėshtė e rėnd tė jetohet me ndjenjėn e fantazmės, hakmarrjes, tradhėtisė nė njė vend tė bukur si ky? Kalojnė autobusė tė shumtė nga gjitha vendet Europiane e pėrtej Europiane e unė pėrtyp pyetjen e tim shoqe, teksa kėmbėt me hedhin pranė hyrjes sė madhe tė Kėshtjellės. Hasmėria, pasioni i dashurisė sė zjarrtė, dashuritė tradhtare, Hija e Babės sė vdekur, dritaret e larta brenda sė cilės janė shpata, gota e verės, shtrati i epsheve dashurore, tmerri para pėrgjegjėsisė pėr tė marr hakun ndaj sė ėmės e ungjit. O Zot, them sėrish me vete, sa fuqi ka njė Kėshtjellė, qė nuk ju ngjason Kėshtjellave Shqiptare, ajo ėshtė njė ndėrtesė, ku bėnte jetėn mbretėria e fuqishme daneze e nga ku muzat frymėzuan Shekspirin Hyjnor pėr tė pėrjetėsuar njė galeri tė jashtėzakonshme personazhesh, me tė cilėt komunikohet nė ēdo kohė. Nė shkallėt e amfiteatrit tė improvizuar jashtė, rrinin tė nemitur dhe tė vėmendshėm koka tė shumta tė pėrhumbura nga vendi gjigant.

Nė Helsingör, nė njė Kėshtjellė mbledh gjitha kombėsitė, gjitha moshat. Jo aq pėr atraksionin e veēantė qė ka qyteti, sa pėr semantikėn qė simbolizonte Kėshtjella, rrugėt e qytetit, emrat e kafeve dhe hoteleve, por mbi tė gjitha pėr marrėdhėnien qė ka krijuar Hamletit me ēdo qenie njerėzore. Ndikimi i kėsaj kėshtjelle dhe ngjarjes misterioze, pastaj pasionit dhe dashurisė qė janė zhvilluara brenda mureve tė tyre, kanė influencuar nė pėrmasa tė jashtėzakonshme nė kulturėn botėrore, veēmas atė europian. Dhe ka tė drejtė Kadare kur shkruan: "Ėshtė, pa dyshim, shekulli me i egėr pas Krishtit, shekulli kur vrasite e mėdha jo vetėm u kryen me mizorisht se kurrė, por njė pjese e tyre po aq mizorisht u mbuluan, e ende vazhdojnė te mbeten ne terr. Ky ka qene shekulli i krimit, i ēmendurisė, i maskave e i dyfytyrėsisė se pafund, kėshtu qe "Hamleti" me fort se ēdo drame tjetėr shėmbėllente fytyrėn e tij. Lidhur me ketė, arsyeja plotėsuese, fakti qe ne, ndryshe nga njerėzit e shekujve te tjerė, jemi sot ne dijeni te atypėratyshme te tmerreve qe ndodhin, ėshtė njė arsye me tepėr pėr te qene me te ndjeshėm ndaj enigmės se Hamletit." .

Dhe ne mbyllim vizitėn duke e shtuar enigmėn hamletiane, enigmė kjo qė konoton fuqishėm ne kontekstin shqiptar
 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215705

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page