|
Historia e martirėve nė arkivat e Vatikanit dhe Shqipėrisė |
|
|
Sunday, 09 September 2007 |
Profil studiuesi
Historia e martirėve nė arkivat e Vatikanit dhe Shqipėrisė
Klajd KAPINOVA
Dr.Pjetėr Pepa (1942), lindi nė qytetin e Shkodrės, ku, kreu mėsimet fillore e tė mesme. Nė vitet 1960-1965, kryen me rezultate tė larta Fakultetin e Mjekėsisė, dega Stomatologji. Emrohet mjek stomatolog, nė Klinikėn e qytetit tė Shkodrės. Falė pasionit pėr mjeksinė, merr pjesė aktive, nė sesionet e para shkencore nė shkallė vendi, qė zhvillohen nė vitin 1967, nė vendlindje e rrethet tė tjera tė Shqipėrisė, sidomos ato tė Fakultetit nė kryeqytet. Nė vitet 1969-70, shėrben nė lokalitetin e thellė malor tė Dukagjinit, ku, vijon tė mbledhė materiale e botojė tema shkencore, pėrkthime e botime tė ndryshme. Gjatė vitit 1974, specializohet pranė Katedrės sė Stomatologjisė pėr Ortodonti. Jep provimet pasuniversitare, nė gjuhėt italisht, frėngjisht, rusisht etj. Mė vonė, pervehtėson gjuhėn gjermane. Pengohet, pėr motive politike, tė mbrojė disertacionin, pėr gradėn Doktor i shkencave, tė cilėn e merr nė vitin 1992, me temen: Epidemiologjia e sėmundjeve stomatologjike nė fėmijtė e qytetit tė Shkodrės.
Nė periudhėn 1990-1997, pėrfshihet nė proēeset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor pėr dy Legjislatura rradhazi. Kryen detyrėn e Ambasadorit tė Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė (Vatikan), Romė gjatė vitit 1997. Mė 1998, kthehet nė profesion tė lirė dhe pėrkohėsisht si pedagog i jashtėm pranė Fakultetit tė Mjekėsisė, nė profilin e Ortodontisė. Eshtė autor i afro 100 botimeve shkencore e propagandistike, si dhe monografive: Stomatologjia praktike (1980, pėrkthim), Tė njohim sėmundjet stomatologjike (1981), Anomalitė e Numurit tė dhėmbėve (bashkautor, 1981). Ka botuar, disa libra politikė e kulturorė, si: Dosja e Diktaturės (e pėrkthyer nė italisht e anglisht), Pranė dhe Larg, Proverba nga gjithė bota, etj. Ka qenė antar i Kėshillit Shkencor tė rrethit tė Shkodrės dhe Kolegjumit tė Stomatologjisė, pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr periudha tė ndryshme kohore.
|