Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Dorian Deltina: ADMINISTRATUM
Dorian Deltina: ADMINISTRATUM E-mail
Sunday, 09 September 2007
ADMINISTRATUM


Tė jetosh nė njė pallat tė ri nė Tiranė (tė pahipotekuar kuptohet) siē personalisht kam fatin tė jetoj, ėshtė njė luks nė krahasim me banesat e tjera antes apo post vitit 90-tė. Njė nga motivet kryesore tė shijes sė kėsaj jete tė re ėshtė dhe shėrbimi qė na vjen sistematikisht nga profesioni mė i ri nė industrinė tonė tė shėrbimeve, administratori i pallatit. Zyrtar ose jozyrtar (titull joformal i lėshuar nga vetė banorėt), administratori i eliminon qytetarėve njė pjesė tė barrės sė rėndė tė pėrballjes me administratėn tonė publike. Kjo sigurisht nuk i shmang plotėsisht skenat e shpeshta poshtė nėpėr shkallė ku komshinj tė shumtė ankohen, shfryjnė, zihen e mė nė fund bėjnė politikėn e radhės pėrballė faturistit tė KESH-it apo faturistit tė ujėsjellėsit. Sadoqė indiferent pėr probleme kaq “tė vogla”, ėshtė e pamundur tė mos tė tė bien nė sy “perlat” qė kjo administratė shtetėrore lėshon pėrditė. Tė tilla perla tė rastis ti shikosh dhe nė media. Ja psh njėra nga tė fundit: “fajin pėr vdekjen e kishin minatorėt vetė…!?”. Pa harruar tė ngushėlloj sinqerisht familjarėt e minatorėve tė Bulqizės qė humbėn jetėn nė minierė, ėshtė e pamundur tė mos indinjohesh si njeri dhe si qytetar pėr tė tillė papėrgjegjshmėri dhe cinizėm ekstrem tė kėsaj administrate, konkretisht nė kėtė rast Drejtoria e Pėrgjithshme e Minierave. I ndodhur nėn presionin e medias dhe opinionit publik, ministri pėrkatės u detyrua tė pranonte se nuk ishte faji i minatorėve pėr kushtet e tmerrshme tė sigurisė nė minierė, por “rastėsisht” harroi tė thoshte nėse ishte marrė ndonjė masė administrative pėr personat pėrgjegjės.
Kritika mė dashamirėse qė mund ti adresohet kėsaj guberne qė aktualisht po qeveris Shqipėrinė, ėshtė ajo pėr reformėn tėrėsisht tė dėshtuar nė administratėn tonė publike. Perlat tė cilat ēdo qytetar i dėgjon pėrditė nga kjo administratė janė kaq tė shumta saqė vetėm Konica do tė mund t’i stigmatizonte siē duhet me ndonjė pamflet tė titulluar “Avokat Shiringa zbulon rrėnjėt e tragjikomedisė sė ujit tė pijshėm”. Ja psh njėra tė cilėn e kam dėgjuar dhe lexuar live: njė miku im, titullar i njė institucioni tė nivelit tė tretė nė hierarkinė shtetėrore i drejtohet njė tjetėr institucioni me njė kėrkesė pėr informacion. Pėrgjigjja e ardhur me firmė, vulė e protokoll i tejkalonte edhe fantazitė e mia mė tė shfrenuara rreth inkompetencės administrative! Ajo thoshte tekstualisht: “Ne nuk mund t’ua japim kėtė informacion sepse ne nuk operojmė nė bazė tė ligjeve qė operoni ju, por nė bazė ligjesh tė tjera tė cilat janė sekret”!? Sigurisht qė eksperti qė kishte hartuar shkresėn do tė ketė nja 10 vjet qė punon nė administratėn publike dhe prandaj jo mė kot quhet “ekspert”. Njė ekspertizė kaq tė lartė do ta vlerėsoja me njė pėrcaktor eksklamativ tė thjeshtė dhe domethėnės: “fantazi”. Ėshtė ky pėrcaktori me tė cilin nė dialektin kosovar, bashkėkombėsit tanė tė pėrtej kufirit pėrshkruajnė njė situatė aq tė bukur dhe tė mirė saqė nuk tingėllon si reale por si fantastike. Dhe mė fantastikja nuk ėshtė kjo, por efiēenca po kaq e lartė e kėsaj administrate. Duhet shembull pėr kėtė? Sigurisht! Ja shembulli: pėr tė na e “faturuar” siē duhet ujin e pijshėm ne qytetarėve vdekatarė tė zakonshėm, Ujėsjellėsi i Tiranės ka angazhuar me punė nja 800 e ca mė tepėr faturistė vetėm pėr Tiranėn qytet. Kam pėrshtypjen qė po kaq njerėz homologė tė faturistėve tanė, faturojnė ujin e shpenzuar nga qytetarėt e tė gjithė Bashkimit Europian. Fantazi!  

***

Pėrpara diēka mė tepėr se njė viti, kryeministri Berisha artikuloi publikisht strategjinė e re pėr nxitjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik “Shqipėria 1 euro”. Kjo iniciativė e cila tingėllon e lavdėrueshme nė thelbin, vizionin dhe motivin e saj kryesor u cilėsua nga opozita si tollumbacja mediatike e radhės e kryeministrit. Cilin nga variantet duhet tė besojė qytetari vdekatar i zakonshėm? Nuk ka aspak faj sikur tė besojė kėtė tė dytėn. Nuk ka faj sepse ai nuk mund ta perceptojė dot betejėn shkresore e burokratike dhe labirintet e pafundme me tė cilat vizioni dhe iniciativa politike duhet tė pėrballet pėrpara sesa sė paku tė kodifikohet nė ligj a vendim qeverie e le mė pastaj tė implementohet e tė lidhė fryte. Filozofia e administratės tonė publike ėshtė tėrėsisht stanjative, anti ndryshim dhe anti reformė. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė sigurisht nuk e ka vetėm ajo vetė. Njė nga ministrat e kabinetit gubernativ deklaroi publikisht para pak kohėsh se nismat politike tė qeverisė humbisnin nė vesin e administratės pėr tė gjetur pengesa burokratike kudo dhe pėr tė mos i zbatuar reformat. Sigurisht qė kjo ėshtė e vėrtetė, por ec e merre vesh sesi mund ta thotė kėtė njė ministėr i cili e ka vetė pėrgjegjėsinė direkte pėr ta reformuar dhe vėnė nė shina administratėn e vet. Rasti tjetėr i ngjashėm i njė deklarate tė tillė erdhi pak mė vonė kur vetė kryeministri nė njė mbledhje qeverie “i tėrhoqi veshin” njėrit prej vartėsve te vet direktė duke i thėnė se integrimi kėrkon specialistė e jo fryrje fiktive tė administratės. Presioni mediatik pėr njė krisje tė supozuar brenda qeverisė bėri qė deklarata tė tėrhiqej menjėherė tė nesėrmen, por thelbi i saj tė mbetej.
Qeveria deri tani ka bėrė shumė pak pėr tė reformuar seriozisht njė administratė publike tė mykur dhe tė ligėshtuar nėn peshėn e tarafeve, nepotizmit, burokracisė stanjative dhe mentalitetit bajraktar. Vetėm njė amendim i ligjit “Pėr konfliktin e interesave nė ushtrimin e funksioneve publike” dhe njė vendim qeverie mbi shpėrblimin shtesė tė zyrtarėve me grada e tituj shkencorė janė me tė vėrtetė pak. Dhe nga ana tjetėr, kryesorja nuk ėshtė sasia (e cila mė sė fundmi po reduktohet) por cilėsia. Reforma administrative e thellė dhe e mirėfilltė ka shumė kohė qė ėshtė bėrė domosdoshmėri dhe nuk mund tė bėhet thjesht duke shkurtuar vende pune. Kjo kėrkesė e kohės bėri qė pozita e sotme ta pėrfshinte kėtė reformė nė programin politik, reformė qė inspirohej qė nga sllogani elektoral i ish-opozitės. Por mjerisht reforma nuk u orientua qė nė fillim nė bazė tė njė platforme tė plotė politike por mbeti thjesht vullnet dhe orientim personal i drejtuesve tė institucioneve. Kjo bėri qė reforma tė kthehej nė pseudoreformė dhe pėrfundimi ishte qė zyrtarė tė larguar nga njė institucion pėr shkelje apo inkompetencė tė shkonin “me ngritje” nė njė institucion tjetėr. Nuk po pėrmend kėtu edhe situatėn e zakonshme ku administrata mbushet lumė me militantė tė punėsuar jashtė ēdo lloj kriteri profesional por brenda tė gjitha kritereve klanore. Nėse kjo situatė do tė vazhdojė, iniciativat politike dhe reformat e qeverisė do tė vazhdojnė tė mbeten peng i zyrave dhe shkresurinave tė pluhurosura sirtareve. Aspak “fantazi” per kėtė gubernė sepse kjo nuk mund ti serviret qytetarėve si alibi pėr dėshtimin e reformave. Aq mė tepėr qė, fatmirėsisht, shqiptarėt po bėhen gjithnjė e mė cinikė dhe pragmatistė para kutive tė votimit dhe kjo u dėshmua mė sė miri nė zgjedhjet e fundit lokale.
Tronditjet e herėpashershme mbi administratėn shtetėrore tė kėtij vendi kanė shėrbyer si njė sitė pėr tė nxjerrė jashtė saj ujin e pastėr dhe tė mirė dhe pėr tė lėnė brenda llumin. Nė vitin 1945, komunistėt e ndėrtuan administratėn me injorantė dhe hoqėn nga puna e persekutuan intelektualėt e shkolluar nė perėndim. Nė 1991, “tė penduarve” brenda natės dhe servilėve tė ēdo lloj sistemi iu shtuan dhe njė dorė e mirė zyrtarėsh tė ardhur nga lumpenproletariati “djathtist”. Nė 1997, anėtarėt e komiteteve tė shpėtimit ju vėrsulėn zyrave tė shtetit tė tharė si mos mė keq pėr ndonjė lek dhe me fytin qė ju kumbiste nga tharja si ēezmat kur ikėn uji. Qeveria aktuale ka shansin dhe pėrgjegjėsinė historike pėr tė filluar realisht ndėrtimin afatgjatė tė njė administrate publike moderne dhe profesionale, zyrtarėt e sė cilės tė paktėn tė mos jenė inferiorė edhe ndaj gjimnazistėve dhe tė mos e shohin kompjuterin si lubi. Por mesa duket, me njė qeveri tė ngėrthyer nė politikėn shqiptare tė ditės dhe pa njė platformė tė plotė politike pėr reformėn administrative, kjo reformė nuk ka gjasa tė bėhet siē duhet.
   
***

Mė ka qėlluar nja dy a tri herė qė miq tė mi qė kishin marrė premtimin pėr tu punėsuar nė administratė tė mė kėrkonin dokumentat (diplomėn etj) pėr t’i futur fiktivisht nė procedurat e konkurrimit sa pėr tė plotėsuar numrin e konkurrentėve qė kėrkon ligji. Kjo ėshtė diēka qė ndodh kaq rėndom sa do tė habitesha me tė vėrtetė shumė sikur tė merrja vesh qė ndonjė procedurė konkurrimi ka qenė reale dhe kompetitive. Dhe unė sigurisht qė ja kam dhėnė miqve tė mi dokumentat! Pėr kėtė arsye dhe pėr ta zbutur disi sensin kritik dhe cinik tė kėtij opinioni po e rreshtoj dhe veten te pėrgjegjėsit e situatės qė pėrshkrova mė sipėr. Pėrgjegjės pra pėr njė administratė tė tillė statike dhe tė dallueshme nga njerėzit e tjerė qė nuk janė pjesė e saj aq sa do ta cilėsoja pa frikė si njė strata sociale tė dallueshme nga shtresat e tjera. Pra nėse nga kėndveshtrimi zyrtar termi i saktė ėshtė administratė, nga kėndvėshtrimi social mund tė ishte administratum. Lind pyetja: cili ėshtė stereotipi qė pėrfaqėson kėtė shtresė (por jo tė gjithė atė kuptohet), qė pėrfaqėson kuintesencėn e kėsaj strata, qė pėrfaqėson kėtė administratum? Ja njė pergjigje e mundshme: kunati apo kushėriri i Filanit, i paaftė, servil me shpinė nė formė ure, me bark kėrcyer, i diplomuar pėr rusisht apo juridik me korrespondencė, “ekspert” i ekonomisė, diplomacisė dhe integrimit euroatlantik… Fantazi!



DORIAN DELTINA
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495851

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page