|
SHKODER, PERKUJTOHET ARTISTI I POPULLIT PJETER GJOKA
-Ajo qė vlen tė theksohet nė aktivitetin e djeshėm ėshtė fakti qė pėr kėtė figurė tė shquar tė skenės shqiptare nuk u kujtua teatri Migjeni, i pėrgjumur prej kohėsh jo vetėm nė veprimtari, por Shoqata Atdhetare Dukagjini e cila meriton pėrgėzime pėr mosharresėn e pėrvjetorėve tė figurave tė tilla tė shquara tė artit shqiptar.
SHKODER Shoqata Atdhetare Dukagjini ka organizuar sot njė veprimtari pėrkujtimore pėr nder tė 95-vjetorit tė lindjes sė Artistit tė Popullit Pjetėr Gjoka nė ambjentet e Bar-Restorant Tradita nė qytetin e Shkodrės.
Nė praninė e mjaft artistėve tė njohur tė teatrit Migjeni dhe tė skenės shqiptare, njė pjesė e mirė e tė cilėve ishin me origjinė nga krahina e Dukagjinit, fjalėn e hapjes e mbajti Kryetari i kėsaj shoqate, Ndue Sanaj.
Nė vijim, pėr jetėn dhe veprėn e shumanėshme tė kėtij artisti tė madh tė Teatrit Kombėtar foli gazetari dhe shkrimtari Prelė Milani.
Nė pėrshkrimin e tij tė gjithanshėm pėrs i takon kontributeve tė Artsitit tė Popullit Pjetėr Gjoka jo vetėm nė profesionin e aktorit, nė fjalėn e tij Milani shpjegoi fillimisht shpėrnguljen e familjes Gjoka nga krahina e Temalit tė Dukagjinit, vendlindja, pėr arsye tė gjakmarrjes qysh nė gjysmėn e dytė tė shekullin e 19-tė duke u vendosur fillimisht nė Ulqin dhe disa krahina tė tjera shqiptare dhe mė pas nė Shkodėr.
Nė vitet 30, Pjetri u shqua edhe si njė sportiest i shquar.Ai ishte pjesė e ekipit kombėtar tė kohės nė vitin 1931 pasi kishte luajtur disa vjet me Vllazninė.Po kėshtu gjatė kėtyre viteve ai shkėlqeu edhe nė atletikė.Sportin e la pas dėmtimeve qė mori., u shpreh ndėrmjet tė tjerash Milani duke nėnvizuar rolin e tij tė parė nė skenė, ashtu si rastėsisht nė vitin 1931 nė njė pjesė me njė akt.
Pjetėr Gjoka ishte Apolloni i skenės shqiptare nėnvizoi mė tej Milani duke parakaluar edhe rolet e shumta dhe tė paharruara tė luajtura prej tij, kryesisht nė skenėn e Tatrit Kombėtar.
Nė vijim, kanė dhėnė mbresat e tyre tė pashlyeshme pėr tė madhin Pjetėr Gjoka edhe aktorėt e njohur Lazėr Filipi, Tinka Kurti, Bep Shiroka, Ramiz Rama, Zef Deda, djali i aktorit, Gjovalini si dhe mjaft artistė dhe dashamirės tė tjerė tė tij.
Pjetėr Gjoka ka luajtur veē tė tjerave dy mbretėr; Mbretin Lir si dhe Klaudin tek Hamleti.Po kėshtu, asnjė actor tjetėr shqiptar nuk mundi tė luajė me aq mjeshtėri rolin e priftit si Pjetri tek filmi Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, duke pėrfshirė kėtu edhe variantin e dytė tė kėtij filmi dhe atė tė luajtur nga francezėt. Ai e kishte zakon qė njė punė tė nisur ta ēonte patjetėr deri nė fund.do tė mbetet njė shkollė e gjallė pėr aktorėt e rinj., theksoi ndėrmjet tė tjerash nė fjalėn e tij aktori Lazėr Filipi.
Ajo qė vlen tė theksohet nė aktivitetin e sotėm ėshtė fakti qė pėr kėtė figurė tė shquar tė skenės shqiptare nuk u kujtua teatri Migjeni, i pėrgjumur prej kohėsh jo vetėm nė veprimtari, por Shoqata Atdhetare Dukagjini e cila meriton pėrgėzime pėr mos harresėn e pėrvjetorėve tė figurave tė tilla tė shquara tė artit shqiptar.
ARBEN LAGRETA
|