Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Qamil Gjyrezi: Efekti Jakova!
Qamil Gjyrezi: Efekti Jakova! E-mail
Thursday, 23 August 2007

Qamil Gjyrezi: Efekti  Jakova!qamil gjyrezi.jpg
Psikologji Arti,terapia e muzikės.

Muzika e kompozitorit tė madh shkodran dhe shqiptar P.jakova ,krahas vlerave tė mėdha estetike,filozofike,edukuese,sociale ka gjithashtu pa diskutim edhe vlera kuruese!Muzika e Jakovės duke filluar qė me pjesėt e vogla ,kėngėt dhe deri me artin vocal sic janė ariet e operės Mrika dhe Skenderbeu kanė efekt kurues si strukturė dhe muzikė.Fuqia kuruese e muzikės sė P .Jakovės lidhet me njė seri faktorėsh sic janė  fuqia e talentit tė tij,psikogjenetika,forca e tingullit tė krijuar nga artisti i madh qė ėshtė pjesė e njė substance qė ėshtė transmetuar nė kohė nga elementė auditiv dhe ne krahas dėgjimit tė saj pėr kėnaqėsi dhe studim mund ta pėrdorim edhe si kurė.Psikoakustika pėrshkruan mekanizmin pėrgjegjės tė ndijimit lidhur me pėrceptimin tonė ndaj lartėsisė sė tingullit,forcės ,timbrit tė muzikės sė P.Jakovės.Tingulli I Jakovės nėpėrmjet njė komunikimi tė fortė ka aftėsinė tė pėrmirėsojė dhe tė pėrdoret me sukses nga terapistėt pėr crregullime tė ndryshme si,pagjumsia,ankthi ,depresioni,problemet me tė folurėn etj.Muzika eJakovės,si element terapik,mund tė krahasohet me njė paqyrė magjike qė mbahet pėrpara fėtyrės sė klientit pėr ta ndihmuar atė nė pėrgjigjet lidhur me pyetjet e thella mbi ekzistencėn e tij si individ,unin e tij.Efekti  Jakova ėshtė njė nyje e rėndėsishme qė na ndihmon jo vetėm pėr ta kuptuar botėn,por edhe tė kurojmė duke arritur njė balancim tė trupit ,psikikės ,ndjenjave dhe shpirtit.Forca e gjenisė dhe faktori psikogjenetik I tashėguar ose I lindur kanė krijuar njė art me njė psikologji tė vecantė tek Jakova qė shpreh ndjenja dhe emocione tė forta tė kompozitorit dhe qė transmeton njė strukturė me njė psikologji e cila lidhet me njė seri faktorėsh psikosocial dhe patjetėr psikogjenetik me shumė vlera.Megjithatė nė kėtė plan atė tė psikogjenetikės,Jakova nuk pėrqafoi zanatin e tė jatit,dhe sėbashku me vėllezėrit kultivon muzikėn dhe letėrsinė.Ėshtė psikologjia sociale ose rrethi I njerėzve,pedagogėve dhe bashkėmoshatarėve qė luajti njė rrol tė madh.Ai  mėson tek franceskanėt,tė cilėt kishin studiues tė mėdhej tė artit dhe letėrsisė si psh At Gjergj Fishta,At Anton Harapi etj.Por takimi me At Martin Gjokėn e ndihmon fuqishėm artistikisht dhe psikologjikisht nė tė ardhmen e artistit.

Arti I jakovės dhe muzika e tij kanė frekuenca tė larta tė cilat ndikojnė shumė nė qendrat tė cilat krijojnė crregullimin. Por kjo muzikė me frekuenca tė larta dhe karakter tė theksuar psikologjik duhet tė pėrpunohen nga terapistėt dhe individėt tė cilėt mund ta pėrdorin si efekt pėrmirėsues dhe kurues.Frekuencat e larta ,stimulojnė qendrat creative,motivuese tė trurit.Muzika e Jakovės ka tendencė ,qė tė depėrtojė gjithashtu thellė nė shpirtin e njeriut.Natyrisht ndikim mė tė madh kjo muzikė ka tek ato individė me probleme e crregullime qė e kanė dėgjuar mė pėrpara muzikėn e P.jakovės.
Natyrisht qė efekti Jakova ose e thėnė shkurt muzika e tij kuruese duhet tė pėrpunohet me programme tė caktuara kompjuterike tė cilat I heqin frekuencat e ulėta dhe I lėnė frekuencat e larta tė cilat ndikojnė shumė nė pėrmirėsimin e crregullimit tė caktuar.Por muzika e Jakovės mund tė pėrdoret shumė mirė edhe nė gjendjen e saj reale kundėr pagjumsisė,ankthit dhe pėr relaks.
Muzika e P.Jakovės ėshtė mė terapikja krahasuar me autorėt e tjerė shqiptarė.Shtoj kėtu se jo tė gjithė pjesėt muzikore kanė karakter terapik.Nė kėtė kontekst Muzika Jakoviane ėshtė e vecantė.Ky ėshtė njė konkluzion fillestar qė kėrkon njė studim mė tė hollėsishėm por gjatė eksperiencės personale dhe mbas dėgjimit tė disa arieve e pjesėve vokale e instrumentale dallohet qartė natyra terapika e muzikės sė Jakovės.Elementėt timbrikė ,forca,zgjatja ,lartėsia tonale pregatitėn muzikėn,rritmin,melodinė dhe harmoninė kuruese tė mrekullueshme jakoviane.Pjesė tė cilat kanė karakter tė fortė terapik,krahas arieve tė njohura janė dh Juda Makabe,Ringjallja dhe Krah pėr krah e cila mund tė pėrdoret shumė mirė pėr tė koordinuar lėvizjet nė crregullime tėe caktuara dhe kanė ndjenja dhe emocione tė forta.Gjithashtu edhe pjesėt me karakter fetar sic ėshtė Zonja e Shkodrės dallohen pėr njė karakter psikologjik qė pėrfaqėsojnė edhe psikologjinė e autorit mbasi ka qenė njė njeri fetar.Gjithashtu Kėrcimi ,njė pjesė pėr Fizarmonikė shquhet pėr njė rritėm me impact tė mirė terapik.



Karakteri psikologjik I muzikės sė Jakovės.

Talenti I kompozitorit dhe gjendja e tij psikologjike e shoqėrojnė tė gjith artin e artistit me ndjenja tė fuqishme dhe me emocine tė cilat shpesh ishin tė ndrydhura tė cilat janė tė prezantuara nė punėt e tija.Natyra e fuqishme psikologjike dalohet qartė tek Aria e Gjinit,Mrikės ,Ave Maria e nė disa pjesė tė tjera vokale.Ai nė fakt kėto punė I prezantoi me njė tematikė tjetėr por nė vetėdijen e tij ato I dedikoheshin dikuj tjetėr dhe shprehnin njė situatė tė nėnkuptuar.Njė nėntekst qė vetėm autori e ka ditur.Arti I tij I zhvilluar nė njė periudhė diktature dhe censure tė plotė transmetonte shpesh ndjenja tė ndrydhura dhe emocione tė fuqishme tė autorit.
E gjithė kjo psikologji shpesh e rėnduar dhe forca e tingullit tė tij janė pjesė e forcės qė ky art dhe kjo muzikė transmetojnė.Nė historinė e artistėve tė mėdhej arti I tyre jo vetėm qė ndikon pėr tė mirė tek tė tjerėt por bėn edhe njė vetėpėrmirėsim.
Aspektet kaotike tė jetės sė Jakovės I dhane shtytje artit tė tij ,duke e ngritur nė pjedestal.Pavarsisht se sa tragjik ėshtė fundi I autorit tė madh ose absurditetet me tė cilat u pėrballua gjatė jetės ,melodia qiellore qė buron nga muzika e tij e qė ėshtė psikika dhe filozofia artistike e tij ,nuk u ndėrprenė kurrė.
Muzika e Jakovės depėrton nė mėnyrė mistike thellė nė trurin tonė dhe nė trupin tonė ,duke bėrė tė aktivizueshėm sistemin autonom dhe sisteme tė tjera tė pakontrolluara nga truri i jonė.


Qamil Gjyrezi,Lektor I Psikologjisė sė artit Universiteti .L.Gurakuqi ,Shkodėr.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496145

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page