| Dorian Deltina: ZEUS |
|
| Wednesday, 15 August 2007 | |
ZEUS!![]() Pėrpara disa ditėsh, njė nga analistėt mė tė njohur tė shtypit tonė e kishte titulluar njė opinion tė tijin Allah. Me argumentimin se kjo fjalė arabe me konotacion islam (qė gabimisht quhet shpesh Zoti i myslimanėve) ka fituar tashmė qytetari nė fjalorin e shqipes, analisti nė fjalė konkludonte se kur vjen puna te kriza energjitike, subjekteve tė kėtij shteti multireligjioz nuk i mbetet tjetėr pėrveēse tė ngrenė duart nga qielli dhe tė thėrrasin Allah. Nė fakt, realisht shumė qytetarėve tė stresuar, ish-bllokmenė a ish-kooperativistė, iu ka humbur tėrėsisht shpresa te njerėzit dhe ndoshta gjejnė sadopak ngushėllim te thirrje tė tilla. Por ne jemi rast i pashpresė sado mėshirėmadh tė jetė Zoti i plotfuqishėm. Tė tri fetė e mėdha abrahamike na mėsojnė se mosmirėnjohja ėshtė mėkat i dėnueshėm. Ne duhet ti jemi mirėnjohės Zotit jo vetėm pėr tė mirat me tė cilat e ka mbushur botėn, por edhe pėr faktin se pėrveē se me shqiptarė e mbushi kėtė tokė me aq shumė ujėra tė ėmbla sa tė renditemi tė dytėt nė Europė. Thirrja dhe lutjet pėr ujė dhe shi do tė ishin mosmirėnjohėse edhe pse zgjidhja afatshkurtėr e krizės energjitike varet vetėm nga shiu, uji dhe energjia potenciale e tij nė kaskadėn e Drinit. Njėkohėsisht do tė ishin edhe iracionale pėrderisa askund nė Biblėn Hebraike, nė Testamentin e Ri apo nė Kuran nuk mund tė gjejmė ndonjė rresht ku tė thuhet se buka sigurohet nga lutjet. Gjithsesi edhe kaq iracionalė nuk jemi. Ja pėrshembull, Zoti na dha pa kursim mjedis tė pasur, pyje e ujėra tė ėmbla, kurse ne i japim njė pjesė tė taksave tona Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave pėr ti menaxhuar me efektivitet. *** Siē ndodh rėndom jo vetėm nė Shqipėri, kriza energjitike aktuale u shoqėrua menjėherė me pėrpjekjet e opozitės pėr ta kapitalizuar atė politikisht. Por duke qenė se kafshata e madhe tė zė fytin, opozita po e rrezikon kapitalin politik qė i takon me tė drejtė nė kėtė rast me pretendime qesharake tė tipit po tė ishim ne do ta kishim zgjidhur pėr dy muaj. Ky pretendim u artikulua tekstualisht kėshtu dhe me aq pompozitet sa ne nuk na takon tjetėr veē tė shpresojmė qė ish-protagonistėt e mirėmenaxhimit tė KESH-it tė na kthehen shpejt nė krye tė punėrave qė kanė lidhje me dritat, ujėrat, telat dhe lidhjet e shkurtra lart-poshtė tė tipit Kryeministėr-Drejtor apo Kryeministėr-Doganier. Risia nė spektrin e gjerė tė qėndrimeve politike tė opozitės ėshtė se pėr herė tė parė ajo po kėrkon nė mėnyrė tė pėrsėritur dorėheqjen e Ministrit tė Energjitikės. Duke qenė i paqartė dhe pa informacion rreth motiveve tė kėtij qėndrimi tė ri nuk jam i sigurtė nėse duhet pėrshėndetur si njė pėrpjekje pėr tė gjykuar dhe vepruar nė mėnyrė konstruktive. Ndoshta realisht nė kulturėn e klasės sonė politike po fillon tė formėsohet njė bindje e re qė nuk mund tė kėrkohet dorėheqja e Kryeministrit sa herė qė ndodh ndonjė aksident rrugor e dorėheqja e Kryetares sė Parlamentit sa herė qė ndonjė dushkar juridiks kujton se ėshtė aksioner i foltores sė Parlamentit. Ndoshta pas kėtij qėndrimi ka tė tjera motive. Kriza energjitike tashmė ėshtė kthyer nė njė kronikė tė njė krize tė paralajmėruar dhe dimensioni politik i saj ėshtė tėrėsisht i parashikueshėm. Nė fakt nėse ka ndodhur disa herė njėsoj nuk shoh ndonjė motiv qė tė jetė ndryshe kėsaj here. Deputetė me qirinj nė duar, miniprotesta tė pavlera me sfond politik dhe flamuj partish, premtime tė tipit do ta shihni kur tė vijmė ne parakalojnė njėri-tjetrin nė edicionet e lajmeve. Dhe gjithēka harrohet sapo fillojnė tė bien tė bekuarat shira sepse politika jonė ėshtė politikė e ditės. Ajo qė mė shqetėson mė shumė dhe qė prek shumė mė tepėr qytetarėt ėshtė dimensioni ekonomik i krizės energjitike. Nė kushtet e reja tė krijuara nga faktorė madhorė kjo krizė ka gjasa tė jetė mė e rėndė dhe mė e zgjatur se herėt e tjera. Rrjedhimisht edhe efektet ekonomike tė saj nga tė pėrkohshme ka rrezik tė kthehen nė permanente duke e dėmtuar ekonominė tonė nė terma afatgjata. Sė pari, kjo krizė nėse zgjatet do tė rrisė presionet inflacioniste nė ekonomi. Kėto presione ekzistojnė edhe nga faktorė tė tjerė dhe pėr kėtė Banka e Shqipėrisė rriti me 0,25% normėn e interesit nė njė kohė qė kriza energjitike ende nuk kishte filluar. Inflacioni ose rritja e ēmimeve nė ekonomi mund tė ndodhė si rezultat i disa faktorėve dhe ndėr kėto dy mund tė konsiderohen si mė tė rėndėsishmit. I pari dhe mė i zakonshmi ėshtė rritja e kėrkesės agregate (tė pėrgjithshme) ndėrsa i dyti dhe mė problematiku ėshtė ulja e ofertės agregate. Nė rastin e parė rritja e kėrkesės agregate nuk mund tė konsiderohet si njė problem sepse ėshtė tregues i njė mirėqenieje mė tė lartė dhe stimulon rritjen ekonomike. Ēdo ekonomi nė zhvillim pėrballet me presionin inflacionist tė rritjes sė kėrkesės agregate. Kjo zakonisht shoqėrohet edhe me dy faktorė tė tjerė me tė njėjtin ndikim, me rritjen e ofertės monetare dhe rritjen e shpejtėsisė sė parasė. Sistemi bankar i konsoliduar rrit kreditimin dhe shpejton qarkullimin, jo vetėm pėrmes kredive, por edhe pėrmes transfertave bankare dhe parasė elektronike (karta debiti dhe krediti). Tė gjitha kėto fenomene janė prezente gjithnjė e mė tepėr nė sistemin tonė ekonomik dhe janė motivi i rritjes sė fundit tė normės sė interesit dhe shqetėsimeve pėr rritjen e inflacionit. Por kriza energjitike ėshtė njė faktor qė nuk mund tė kontrollohet pėrmes operacioneve monetare tė Bankės sė Shqipėrisė. Ajo ndikon direkt nė uljen e ofertės agregate sepse frenon prodhimin dhe ul shėrbimet. Nga ana tjetėr, duke qenė se energjia elektrike ėshtė njė produkt prezent dhe me peshė tė konsiderueshme nė strukturėn e kostos sė ēdo biznesi, mungesa dhe pėr mė tepėr rritja e ēmimit tė saj do tė rrisin kostot duke rritur ēmimet e mallrave tė konsumit dhe rrjedhimisht inflacionin. Nė efekt zinxhir, kjo do tė ulė konkurrueshmėrinė e bizneseve tona ndaj atyre tė huaja (sidomos nė kushtet e hapjes gjithnjė e mė tė madhe tė tregut tonė) duke ulur prodhimin, pra ofertėn agregate dhe rrjedhimisht duke rritur inflacionin. Emigrantėt qė kthehen pėr pushime nė verė me prurjet e tyre tė mėdha nė valutė dhe hyrjet nga turizmi sezonal bėjnė qė leku aktualisht tė jetė i fortė, por kjo situatė do tė ndryshojė duke filluar nga shtatori. Leku nė vijim do tė dobėsohet dhe do tė kemi inflacionin e zakonshėm sezonal tė fundvitit. Nėse kriza vazhdon, kėtyre do ti shtohet mungesa e energjisė elektrike dhe pavarėsisht kėsaj, perspektiva e qartė e rritjes sė ēmimit tė energjisė. Kur ish-Jugosllavia pėr prapėsitė e saj u dėnua me embargo ekonomike nga komuniteti ndėrkombėtar, burimet energjitike dhe ndėr to nafta filluan tė mungonin dhe tė shiteshin me ēmime shumė tė larta. Kjo solli menjėherė uljen e ofertės agregate. Produktet nė treg filluan tė mungonin dhe inflacioni u bė shpejt dyshifror dhe mė pas treshifror. Qytetarėt nxitonin tė blinin bukė me miliardat e dinarėve tė pagės ditore. Sigurisht qė kjo ėshtė njė tablo kaq ekstreme sa nuk vlen pėr analizėn e kushteve tona, por vlen pėr tė ilustruar se ēfarė ndodh kur burimet energjitike mungojnė dhe ēmimet e tyre rriten. Sė dyti, kriza energjitike, e shoqėruar me faktorė tė tjerė madhorė si psh situata nė rajon dhe ēmimi nė tregjet ndėrkombėtare, po rrėnon bilancin e KESH-it dhe po rėndon mjaft konsiderueshėm nė arkat e brishta tė shtetit. Edhe kėtu efekti ėshtė zinxhir. KESH-i duke mos pasur tė ardhura nuk po derdh TVSH-nė e energjisė nė llogaritė e tatimeve duke qenė ndikuesi kryesor nė mosrealizimin e tė ardhurave tatimore tė gjashtėmujorit tė parė tė 2007-s. Pra nga njėra anė financim dhe shpenzim, nga ana tjetėr mosrealizim tė ardhurash, dy gropa qė bilanci i KESH-it po i krijon buxhetit tė shtetit. Kjo mund ta detyrojė shtetin tė financohet me borxh duke rritur presionet inflacioniste dhe pėrkeqėsuar eventualisht raportin borxh publik / GDP. Efektet e sipėrpėrmendura (shpresoj tė jem i gabuar) mund tė verifikohen shpejt por ka tė tjera mė afatgjata qė do tė rezultojnė nėse kriza do tė stėrzgjatet tė tilla si frenimi i zhvillimit tė turizmit, reduktimi i kapacitetit tonė pėr tė thithur investime tė huaja direkte dhe pėrkeqėsimi i imazhit tonė ndėrkombėtar. Nė terma afatgjata kėto mund ti shkaktojnė ekonomisė sonė, edhe pa kėto e brishtė, dėme serioze. Nuk mund tė ndodhė ndryshe nėse vazhdojmė tė shikojmė nga qielli sa herė na ikin dritat. Mund tė zgjedhim tė jemi racionalė ose jo. Do tė zgjedhim tė jemi racionalė vetėm nėse maksimizojmė shfrytėzimin e energjisė hidrike, nėse fillojmė tė shfrytėzojmė burime tė tjera energjie, nėse privatizojmė shpėrndarjen (Aman!), nėse rrisim kapacitetet e importit, nėse nxisim investime tė mėdha, tė huaja ose vendase, nė kapacitete tė reja prodhimi. Kjo sigurisht nuk bėhet duke falimentuar hidrocentralet e vogla private siē ėshtė pėrfolur tė ketė bėrė KESH-i nė momente papėrgjegjshmėrie dhe korrupsioni bastard kur nuk ia blinte atyre energjinė sepse kishte me bollėk (kujt mund tia shesin ata tjetėr!). Por mund tė zgjedhim edhe tė jemi iracionalė. Nė kėtė rast dhe nė kėtė kuadėr iracionaliteti, pėrderisa nga uji varen dritat, zhvillimi, mirėqenieja dhe stabiliteti makroekonomik, do tė sugjeroja tė mos i lutemi Zotit tė Abrahamit, Isakut, Ishmaelit dhe pasardhėsve tė tyre. Ti lutemi mė mirė Zeusit, perėndisė sė perėndive tė mitologjisė greke, Zotit tė qiejve, rrufeve dhe shirave. Nė kohėn qė ndonjė pushtetar organizon ndjekėsit e vet nė vallen indiane tė shiut, ne tė tjerėt me duart lart nga qielli tė thėrrasim: Zeus!. *** Duke mos qenė as pagan e as politeist, unė personalisht nuk po i drejtohem qiellit me thirrjen Zeus!. Duke pretenduar se nuk jam as iracional e as mosmirėnjohės nuk po i drejtohem as me thirrjen Zot!. E duke mos qenė as ateist e as agnostik po i drejtohem me thirrjen Falemnderit!. Falemnderit pėr ujėrat qė na dhe me bollėk se pėr tė tjerat duhet tė kujdesemi vetė. Nuk mund tė presim nga qielli shėrimin e sėmundjes sė gjysėmanalfabetizmit tė faturistėve tė KESH-it. As mund tė mbajmė nga qielli shpresėn qė kjo sėmundje tė mos kapė (nė mos ka kapur, jo tani por me kohė) nivele mė tė larta administrative se faturistėt. DORIAN DELTINA |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |