Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Atraksionet arrow Shiroka arrow Udhetim buze liqenit te Shkodres
Udhetim buze liqenit te Shkodres E-mail
Monday, 13 August 2007
besi_bekteshi.jpgSpeciale
Besi Bekteshi

Shiroka dhe Zogaj janė perlat e natyrės mė afėr Shkodrės. Ato janė gjithashtu edhe harresa e madhe jo vetėm e pushtetit, por edhe e ekoturizmit si strategji dhe bisnes. Shiroka dhe Zogaj pėrbėjnė pjesėt e Shkodrės turistike ku pikėrisht ky sistem vlerash vegjeton nė njė zhvillim rudimetar, krejtėsisht larg sė qėni bashkėkohor dhe elitar.



shiroka_1.jpgShkodra dhe liqeni.
Pėr tė shkuar nė dy perlat e turizmit nė liqenin e Shkodrės, nė fakt duhet tė kalosh nė shėtitoren e ish parkut tė dikurshėm afėr pontilit. Sot edhe si pasojė e njė thatėsire tė jashtėzakonshme, derdhjet e zeza tė qytetit kundėrmojnė njė erė tė dallueshme dhe kanė formuar njė pėrrua tė zi, tepėr tė pistė i cili fundin e tij e ka nė liqen dhe Bunė. Asnjėherė nuk u rregullua kjo “hata” e pisllekut nė Shkodėr. Akoma mė keq kur pompat tė cilat shtyjnė tė zezat e qytetit nė Bunė nuk furnizohen me energji. Nė kėtė rast problemi ėshtė akoma mė akut dhe nuk ka nevojė pėr komente pėr tė shpjeguar se ēfarė bėhet me jashtėqitjet e qytetit nė liqen.






shiroka_2.jpg
Plehrat dhe tė zezat nė fillim
Nė kėtė kohė tė nxehti, ēdo kush vėren se ēfarė do tė thotė qė njė pjesė e tė zezave tė qytetit mė tė madh nė veri, tė pėrfundojnė aty ku nė fakt duhet tė nisė turizmi, shetitja dhe atraksioni.Dasmat e shumta tė kėsaj kohe parakalojnė nė kėtė pontil dhe normalisht qė afrimi me urėn e Bunės dhe rrugėn e Shirokės pėrbėjnė njė vlersim tė atyre qė nisin njė jetė tė re, duke qėnė pjesė e pandarė e kėtij qyteti tė jashtėzakonshėm.

shiroka_3.jpg
Anijet nė pontil
Dy anije turistike qėndrojnė pa punė mė shumė pėr faj tė malazezėve se sa tonin, por pėrveē tyre nuk shikon asnjė lloj varke qoftė edhe me vela nė liqenin mė tė madh nė Ballkan. Kjo ėshtė edhe “risia” mė negative e kėtij gjigandi ujor i pa shfrytėzuar pėr kėtė gjė.Vegjetacioni dhe uji janė njė e pėrbashkėt, por edhe argėtimi me peshkim dhe larja nė afėrsi tė qytetit tė bėjnė tė besosh se akoma nuk ka pėrfunduar asgjė me Shirokėn. As hunjtė nė liqen dhe as gropat nė Tarabosh nuk krijojnė njė panoramė tėrheqėse, por kėto njolla nė pejsazh askush me pushtet nuk i kupton si tė tilla.






shiroka_4.jpg


Gardhet nė Liqen
Teorikisht vendosja e shkopinjve dhe pengesave tė cilat shfrytėzohen pėr peshkimin ėshtė edhe largimi absolut drejt qėnies njė vėnd turistik. Vendosja e kėtyre pengesave dhe qėllimi i tyre jo vetėm shėton liqenin por edhe kapėrcen konceptin e shfrytėzimit tė kėtij masivi ujor nė turizėm dhe angazhim pėr shetitje turistike tė cilat patjetėr do tė jepnin tjetėr impakt nė frekuentimin e Shirokės dhe Zogajt pėr kėtė qėllim.








shiroka_5.jpg
Gropa Tarabosh
Kurse gropat e Taraboshit tė cilat vazhdojnė janė njė impakt dy fish nė njėrėn anė pozitive pėr sa i pėrket rritjes nė ndėrtim tė qytetit mė tė madh nė veri, por nė anėn tjetėr janė njė masakrim i malit dhe rėnie ndesh tė shpalljes sė ekosistemit “zonė e mbrojtur” pse jo edhe nė aspektin ndėrkombėtar. Patjetėr qė lejimi edhe mbasi ėshtė inspektuar Taraboshi i kėtyre gėrmimeve, ka tė bėjė me egzigjencat e Shkodrės, por nė fund tė fundit ėshtė njė kundėrshtim real pėr trajtimin e kėtij mali dhe liqeni sikundėr e duan ndėrkombėtarėt dhe me tė cilėt shumė shoqata dhe vetė shteti shqiptar, ka marrėdhėnie dhe kėrkon statuse dhe fonde pėr kėtė gjė. Pikėrisht njė fond prej 5 milion eurosh tė BB-sė ka nė fokus njė trajtim ndryshe edhe tė Taraboshit megjithse vėndorėt e dinė se akoma Shkodra ndėrtohet me gurėt e malit Tarabosh.


shiroka_6.jpg
Qėndra e Peshkimit
Shiroka nė hyrje ka “qėndrėn e Peshkimit” e ndėrtuar nga “Cooperazzione Italiana” me qėllimin disiplinimin e peshkimit dhe raportin e ri pėr kėtė zanat. Por tabela e prezantimit ka shkronja vetėm nga ana e Shirokės dhe jo nga ana e Shkodrės. E bukur e madhe qėndra por nė fakt impakti i saj po tė pyetėsh njerzit se kush ėshtė tė pėrgjigjen me “ngritje supesh”.Tashmė Shiroka dhe Zogaj janė pjesė integrale tė qytetit. Mė nė fund ėshtė rregulluar me ligj njė absurd i cili ndante dy kėto qėndra tė banuara nga Shkodra dhe nė kėtė mėnyrė edhe nga strategjia e zhvillimit duke i lėnė nė periferi apo rrethina tė saj.





shiroka_7.jpg
Shirokė
Megjithatė pėr njė rėndėsi dhe afėrsi tė tillė qė ka qyteti mė i madh i veriut Shiroka ka mbetur pothuaj ajo dhe nė njė koncept edhe pse shihen fėmijė dhe qytetarė tė ndryshėm duke u larė, mund tė thuhet se frekuentimi ėshtė tepėr i vogėl. Janė shumė kėmbėngules dhe tė dashur me perlėn liqenore shkodranėt, por kushtet duhet thėnė se janė krejtėsisht absurde nė konceptin e asaj se ēfarė afrohet dhe strategjisė se ēfarė duhet afruar.Shkodra shpėrdoron resurset e saj, sepse nuk i vlerson apo duke i trajtuar nė njė drejtim vlerash pa rėndėsi pėr kohėn. Shiroka sot vlersohet pėr tė shkuar nė lokal dhe ngrėnė njė pjatė peshk. Kjo ėshtė shumė pak dhe pikėrisht kjo gjė, jo vetėm ka lėnė me pak zhvillim banorėt, por edhe ato qė servirin kėtė pjatė peshku apo tavė krapi.



shiroka_8.jpg
Restorantet
Pėrveē nja 10-tė lokaleve afėr normales, Shiroka sot nuk ka hoteleri tė vėrtetė. Asaj i mungon lidhja turistike me liqenin, varkat si shetitje, pse jo serfi apo xhirot midis kėsaj pjese dhe tjetrės pėrballė apo edhe Malit tė Zi. Mungojnė garat nė ujė dhe noti sportiv sot, por dikur tepėr i aktivizuar. I mungojnė diskot dhe “Pub-et”, por i mungon krejtėsisht infrastruktura e turizmit masiv dhe atij elitar.“Rrasat” tė dikurshme qė frekuentoheshin nga mijra vetė janė po ato dhe as shteti dhe pėr mė tepėr privati, nuk janė aspak tė interesuar tė investojnė pėr pontile dhe kalim nga bregu nė liqen, pėr mė tepėr atraksion turistik.





shiroka_9.jpg
Tė vetmet varka nė liqen
Asnjė projekt shtetėror dhe privat i cili tė marrė nė konsideratė shetitjen dhe lundrimin turistik apo edhe relaksues nė vijėn liqenore Shkodėr-Shirokė-Zogaj dhe nė anėn tjetėr tė liqenit si Shegan, dhe “Bregun e Ranės”. Vetėm varka rastėsore tė cilat mund tė merren shoqėrisht apo tė paguhet ndonjė tarifė e vogėl varkėtarit. Si kja mundėsi tė mos organizohen gara dhe tė mos arrihet tė ketė njė pėrdorim tė liqenit nė kėtė drejtim tė cilin bota e qytetėruar e ka parėsor?Cili qytet po ta kishte do ta trajtonte kėshtu njė vėnd tė tillė? Bie fjala sikur kėtė mrekulli natyra t’ja kishte ēuar sot afėr Tiranės, kėshtu do trajtohej si nga qeverisja qėndrore dhe ajo lokale? E nė qoftėse dikush do tė kėrkojė tė justifikohet me forcėn e madhe ekonomike tė Tiranės, atėherė mund tė pėrmėndet Pogradeci pėr nga zhvillimi turistik dhe kėtu mbyllet edhe diskutimi. Jo, nė mėnyrė tė turpshme vetėm qyteti dikur mė i zhvilluar nė Shqipėri pėr kėtė moment, sillet kėshtu me cilėsitė dhe natyrėn e mrekullueshme tė tij.

shiroka_10.jpg
Rruga Zogaj
Po kėshtu dhe rruga pėr Zogaj vetėm katėr metra e gjėra sa mezi lejon ndėrrimin e dy veturave me lokalet e pėrmirėsuara, por tepėr tė vegjel dhe bosh kur njė pasqyrė e tillė uji afron shumė mė tepėr. Vegjetacioni nė Zogaj ka nė pėrbėrjen e tij ajrin ndryshe dhe klimėn qė edhe pse nė 35 gradė ėshtė krejtėsisht e freskėt.









shiroka_11.jpg
Zogaj
Por edhe Zogaj ka mbetur po ajo, vetėm me njerzit e saj dhe shumė pak turistė e shumė mė tepėr halle jetese. Njė perlė ekoturistike pėr nga vlerat kurative e pa pėrsėritshme, qė nuk ka mundėsi zhvillimi dhe qė pėr tė, strategjia e vetme ėshtė pėrsėri peshkimi dhe jo turizmi. Zogaj sot nuk ka mė shumė se 8 dhoma hoteleri tė pėrdoruara dhe nuk ėshtė vėndi qė nė fakt duhet tė pėrmblidhte njerėz tė cilėt kurėn e mushkėrive, stresit dhe qetėsisė ta kalonin nė njė mėnyrė tė kulturuar.Zogaj ka qėnėsinė e rehabilitimit fizik dhe mendor tė njerzve dhe kjo njihet prej mė shumė se 130-tė vitesh dhe jo vetėm thjesht nga shqiptarėt, por edhe nga tė huajt. Sot ne nuk duam ta dimė dhe shfrytėzojmė kėtė aftėsi dhe cilėsi tė saj.




shiroka_12.jpg
Shiroka nga Shkodra
Janė kėto strategji tė cilat kanė ēuar vetėm nė shfrytėzmin irracional tė liqenit, duke mos dhėnė kurrfarė impakti turistik, duke mos e drejtuar Shirokėn dhe Zogajn nga elitarizimi turistik dhe rritjen nė drejtim tė atraksionit nė kėtė drejtim.
Pėr kėtė gjė duhet qė Shkodra qė nga larg duket si nė tym kėto ditė tė nxehta, ti trajtojė ndryshe dy pjesėt e saj kaq tė rėndėsishme siē janė Shiroka dhe Zogaj. Mė mirė vonė se kurrė. Nė fund tė fundit, duhet kthyer timoni i krahut tė zhvillimit i cili nuk ėshtė thjeshtė njė tavė krapi dhe fjalė tė mira pėr cilėsinė e saj. Kjo ėshtė shumė, shumė pak, pėr liqenin mė tė madh nė Ballkan, pranė qytetit mė tė madh nė veri tė Shqipėrisė. Nė ditėt e sotme ėshtė ndrequr njė padrejtėsi qė Shirokėn dhe Zogajn i trajtonin administrativisht si jo pjesė tė Bashkisė sė Shkodrės. Pra tashmė i duhet zotit Lorenc Luka dhe Bashkisė sė tij ti kthejė dinjitetin kėtyre perlave turistike dhe gjithmonė pjesė tė pandara tė Shkodrės

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 8°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 16 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1008.1 mb
NNE
Vizitore: 1496671

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page