| Dorian Deltina: GOGOLI TATIMOR |
|
| Thursday, 09 August 2007 | |
|
Dorian Deltina
Mė kujtohet fare mirė kur isha fėmijė sesi personazhi mitik i gogolit
rrinte gjithnjė zgjuar natėn, i gatshėm pėr tė ndėshkuar fėmijėt e
prapė dhe tė pabindur, sidomos ata qė ishin tė parregullt me detyrat e
shtėpisė apo me ushqimin e detyrueshėm tė darkės. E megjithatė, nė
meditimet e mia qesharake tė fėmijėrisė, gogoli nuk ishte njė personazh
negativ. Nė fund tė fundit, ai nuk i ndėshkonte fėmijėt e mirė dhe tė
bindur, ata qė i bėnin rregullisht detyrat e shtėpisė apo ata qė hanin
darkė pa i mėrzitur nėnat e duruara e pa i detyruar tė tregonin
pėrralla pafund. Por ama me fėmijėt e prapė ai ishte i pamėshirshėm dhe
i gatshėm tė shfaqej papritur e papandehur nė errėsirėn e natės.A thua ka vallė personazhe tė tilla tė ngjashme qė tė ekzistojnė nė
ėndrrat e kėqia tė tė rriturve, tė gatshėm pėr ti ndėshkuar ata tė
prapėt e pėr ti lėnė krejtėsisht tė qetė ata tė mirėt e tė bindurit?
Sigurisht qė po! Njė e tillė ėshtė administrata fiskale e Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės, shtetit mė tė konsoliduar nė botė. Nė
terminologjinė popullore tė subjekteve tė kėtij megashteti, 14 prilli
njihet si ditė e zezė sepse ėshtė afati i fundit ligjor pėr dorėzimin e
deklaratės sė tė ardhurave tė vitit paraardhės. Nė bazė tė njė
vetdeklarimi tė tillė, secilit subjekt i llogariten taksat qė duhet tė
paguajė pėr shtetin, qė shteti pastaj ta mbrojė e ta ruajė edhe nė fund
tė botės vetėm pas njė telefonate pėr ndihmė. Po sikur subjekti,
qytetar apo entitet organizativ, tė mos e bėjė diēka tė tillė, apo psh
tė deklarojė mė pak tė ardhura seē ka realizuar nė tė vėrtetė? Mund dhe
ta bėjė kėtė, por gogoli tatimor do i shfaqet nė ėndrrat mė tė kėqia tė
errėsirės dhe do e ndėshkojė nė mėnyrė aq shembullore sa kur tė zbardhė
dita, gjėja e parė qė do bėjė subjekti do jetė kopsitja e deklaratės me
vulėn e sinqeritetit pėrsipėr.Njė qytetar amerikan i kapur realisht nga gogoli me njė vetdeklarim tė rremė do regjistrohet menjėherė nė tė gjitha bazat e tė dhėnave tė shtetit si njė qytetar problematik me pagesat. Kėto baza tė dhėnash janė tė aksesueshme dhe mė sė pari asnjė bankė nuk do dėshirojė ti japė kredi. Duke mos marrė dot kredi, ky fėmijė i prapė do e ketė tė pamundur tė blejė shtėpi dhe shumė tė vėshtirė tė blejė makinė. Asnjė biznes e aq mė pak administrata shtetėrore nuk do e dėshirojė si punonjės. Kostot e jetesės do i rriten nė mėnyrė tė pashmangshme sepse ēdo partner do e perceptojė si subjekt me risk. Dhe kėshtu me radhė, sistemi i konsoliduar dhe i informatizuar shtetėror dhe shoqėror, me plotėsisht tė drejtė do e margjinalizojė kėtė kundravajtės dhe shkelės tė ligjit. Strukturat shtetėrore tagrambledhėse janė shumė tė vjetra, po aq tė vjetra sa shteti vetė. Pėrndryshe shteti nuk mund tė funksionojė dhe nuk mund tė ofrojė shėrbime publike pėr qytetarėt e vet. Shtetasve tė Perandorisė Romake mund ti mos ketė pėlqyer shumė shprehja jepi Ēezarit atė qė ėshtė e Ēezarit, por nga ana tjetėr me siguri u ka pėlqyer tė jetojnė nė njė shtet dhe shoqėri tė civilizuar pėrderisa i pėrēmonin dhe i stigmatizonin barbarėt nomadė. *** Gogoli i lartpėrmendur babaxhan ka nė Shqipėri njė kopje tė keqe dhe tė pėrēudnuar. Imazhi i administratės tatimore tė shtetit tonė u gėrrye keq nė tetė vite tė qeverisjes socialiste. Asokohe (kohė jo e largėt) akuzat e ish-opozitės pėr korrupsion galopant ishin tė shumta dhe pothuaj tė pėrditshme. Njė fakt i thjeshtė i legjitimonte, nė mos akuzat konkrete tė paktėn thelbin e tyre. Barra fiskale ligjore sillej diku afėr 40 pėrqindėshit nė njė kohė qė buxheti shtetėror ishte rreth 22-23% e GDP-sė. Ku shkonin kėto 17-18% tė GDP-sė, pra mė shumė se njė miliard euro? Sigurisht jo vetėm nė xhepat e zyrtarėve taksidarė tė korruptuar sepse njė pjesė e madhe e tyre humbiste dhe vazhdon tė humbė nė gropėn e informalitetit dhe tė pazbatueshmėrisė sė ligjit. Edhe sot tatimorėt vazhdojnė tė goditen pa mėshirė si e keqja jonė e madhe nga opozita, nga disa media, nga segmente tė shoqėrisė civile dhe nė njė formė mė tė kamufluar nga bizneset abuzive. Personalisht dhe sinqerisht unė nuk e mendoj nė kėtė mėnyrė. Sigurisht, tė mundohesh tė shfajėsosh plotėsisht administratėn tatimore nga pėrgjegjėsitė e saj do ishte njė pėrpjekje mjerane. Por po aq mjerane dhe malinje njėkohėsisht mė ngjajnė pėrpjekjet pėr ta demonizuar atė. Nuk duhet harruar se jetojmė nė njė vend ku akoma nuk kemi tė regjistruar dhe tė integruar sistemin e adresave dhe tė kodeve zip. Adresa tė tipit pėrballė me Filanėt dhe ngjitur me Fistekėt nuk mund tė shėrbejnė pėr atė qė duhet tė jetė gjėja e parė, identifikimin e saktė adresor tė subjekteve. Sepse nė ēdo moment Filanėt mund ta shesin shtėpinė dhe tė shkojnė me banim diku tjetėr. Sė dyti nuk duhet harruar se nuk kemi tė integruar as sistemin e regjistrimit tė shtetasve dhe nuk e dimė sesa dhe ku i kemi. Sė treti nuk kemi tė regjistruar dhe tė integruar sistemin e pronave tė patundshme dhe as tė zgjidhur ēėshtjen e kthimit dhe kompensimit tė pronave. Sė katėrti, sė pesti e sė n-ti, dokumentet falsifikohen, ka raste qė noterėt lėshojnė dokumente false, vendimet e gjykatave nuk zbatohen nga pėrmbarimi, me gjasė bankat nuk i bllokojnė llogaritė e subjekteve debitore e kėshtu me radhė. Atėherė si mund tė presim qė tatimori, tagrambledhėsi apo taksidari i shkretė qė mund tė jetė hallexhi familjar e i ndershėm tė orientohet drejt e tė punojė nė bazė procedurash standarte? Si mund ti themi ne atij qė procedurat e vlerėsimit apo tė kontrollit tatimor tė jenė plotėsisht tė sakta e tė pakontestueshme? Shtoji kėsaj dhe vullnetin abuziv tė bizneseve tė prapa qė nė mos pėr ta shmangur janė gati ta korruptojnė doganierin, taksidarin, noterin, avokatin, gjyqtarin e pėrmbaruesin. Shqiptarėt vijnė nga njė histori gati gjysėmshekullore e njė shteti represiv. Rrjedhimisht tendenca pėr tiu shmangur atij e jo pėr tė bashkėpunuar vihet re dhe sot. Pėr mė tepėr ai shtet nuk aplikonte tatime e taksa dhe me kėtė vetlavdėrohej nė mėnyrė qesharake, por nga ana tjetėr akumulonte dhe keqpėrdorte punėn e papaguar tė shqiptarėve. Pėr kėtė arsye, edhe sot shqiptarėt revoltohen mė tepėr pėr 10 lekė taksa mė shumė se pėr 100 lekė punė tė papaguar. Ky lloj mentaliteti shoqėror e vėshtirėson punėn e administratės fiskale dhe e pėrkeqėson shpejt imazhin e saj. Ndaj ajo duhet tė jetė shumė bashkėpunuese, e hapur dhe komunikuese me opinionin publik. Por edhe kėtu kjo administratė ėshtė larg tė shkėlqyerit, pavarėsisht se nė kėtė pikė do e kishte mė tė lehtė. Pėrshembull, komunikimi dhe marrėdhėniet me publikun janė nė nivele vėrtet mjerane. Lumit tė akuzave tė lėshuara nė adresė tė saj, administrata tatimore i ėshtė pėrgjigjur deri mė tani vetėm me heshtje dhe fshehje duke kontribuar vetė nė pėrkeqėsimin e imazhit tė saj. Nėse njė zyrtar akuzohet pėr korrupsion financiar apo politik nė masėn e miliona eurove, kjo administratė nuk mund tė mos reagojė sė paku me njė pėrgėnjeshtrim formal qė nė mos imazhin do shpėtonte dinjitetin e saj. Por kjo nuk ndodh. Gurėt e kryqtarėve e mbysin pa mėshirė mėkatarin e shkretė dhe publiku nuk ka se ētė bėjė tjetėr veēse tė besojė mėkatin e tij tė tmerrshėm dhe ta dėnojė teksa vėshtron me ėndje vuajtjet e tij nėn gurė. Ndoshta administrata teknike ndjehet e pafuqishme nėn presionin e politikės dhe shpreson nė mbrojtjen e saj. Kėshtu mesa duket ndodhi edhe nė rastin e miratimit tė ligjit tė ri (ndryshimit pėr tė qenė mė tė saktė) pėr procedurat tatimore. Nė lumin e akuzave politike tė lidhura me nenin e parapagimit tė gjobave nuk munda tė dėgjoj asnjė diskutim teknik nga specialistėt e tatimeve tė tillė qė tu shėrbente praktikisht bizneseve dhe tė promovonte ligjin e ri. Tė mos flasim pastaj pėr marrėdhėnie publike dhe promovim tė sensit pozitiv. Ky ėshtė njė privilegj vetėm i funksionarėve tė lartė politikė qė nė kėtė rast merr ngjyra politike. Aq sa u habita pozitivisht kur para pak kohėsh pashė tė botuar nė kėtė gazetė nja dy apo tre shkrime me fakte dhe shifra tė orientuara nga komunikimi dhe promovimi pozitiv pėr njė degė tatimesh si ajo e Shkodrės. Por kjo nuk ėshtė relevante sepse vetėm dega e Tiranės dhe dega e tatimpaguesve tė mėdhenj zėnė rreth 80% tė peshės sė tė ardhurave tė parashikuara tatimore nė shkallė vendi. Imazhi i njė institucioni aq me tepėr i njė institucioni publik ėshtė shumė i rėndėsishėm. Opozitės i interesojnė sulmet dhe akuzat politike pėr tė akumuluar kapital elektoral, bizneseve abuzive i intereson mjegullnaja dhe mugėtira e krijuar nga ky lloj ēorientimi pėr tiu shmangur lehtėsisht detyrimeve, kurse segmenteve tė caktuara tė shoqėrisė civile tė specializuara nė pirjen e kafeve nė bllok i intereson tė marrin ndonjė lek nga projektet. Qytetarėve kėto sigurisht nuk i interesojnė. Atyre i intereson njė administratė fiskale funksionale, nė reformim tė vazhdueshėm dhe qė ruan njė imazh tė mirė nė publik. Nuk i intereson demonizimi joreal i kėsaj administrate pėr qėllime tė segmenteve tė caktuara. *** Unė personalisht nuk zotėroj ndonjė biznes por njoh shumė njerėz tė pėrfshirė nė njė biznes a nė njė tjetėr qė ndjehen tė qetė dhe komodė me tatimorėt ashtu siē njoh dhe tė tjerė qė nuk ndjehen tė tillė pėr prapėsitė e veta apo tė ndonjė taksidari tė korruptuar. Por po tė njėjtėt ndjehen po njėsoj edhe me doganat, gjykatat, policinė apo faturistėt e KESH-it. Fėmijė tė prapė ka kudo, edhe nė SHBA, Zvicėr a Norvegji, por atyre nuk ju del nė ėndėrr djalli qė ti ndihmojė nė prapėsi por gogoli babaxhan qė ti ndėshkojė. Po e mbyll siē e fillova, me kujtimet e fėmijėrisė. Gogoli mė trembte natėn vetėm kur nuk kisha bėrė detyrat e shtėpisė apo kur nuk kisha ngrėnė darkė siē duhej. DORIAN DELTINA |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |