Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Nė vdekje tė Lec Shllakut
Nė vdekje tė Lec Shllakut E-mail
Wednesday, 08 August 2007
Marre nga GazetaL SHEKULLI me 07.08.2007lecshllaku.jpg

Lamtumirė, Artist
Adrian Ndreca
06-08-2007
(Nė vdekje tė Lec Shllakut)


Nga Ardian Ndreca
Fisnikėria e shpirtit, ndryshe prej asaj tė gjakut, ka nji tė mirė tė madhe, mund tė fitohet me forcat tona. Tė tillė e kishte konceptue jetėn e vet Lec Shllaku, zemra e tė cilit rrahu deri nė fund simbas ritmeve tė nji harmonie tė pashoqe qė vetėm Muzat munden me falė.

Fjalėt e tija, ligjėrimi i rrjedhshėm, hiri nė shprehje dhe mendimet e pazakonta qė mbėrrinte mė shpreh pėr artin, botėn, njerėzit – banin qė figura e tij tė hreflektonte diēka tėrheqėse dhe manjetike.

E kam takue sa herė nė vetminė e tij tė shenjtė, gjithnji nė tryezėn e punės, herė me klasikėt nė dorė (i lexonte tė gjithė nė origjinal), herė me shkrimet e tija; por sa herė e takoja mė linte pėrshtypjen se ai ishte sa kėtu mes nesh po aq edhe nė nji botė tjetėr, me mendimet dhe me hijet e veta, me andrrat e pashprehuna, me kangėt e pakėndueme ende.

Deri diku arti i tij (e kam fjalėn pėr krijimtarinė letrare), i botuem dhe i pabotuem, mė jepte idenė se ishte shprehje e mungesave tė kohės nė tė cilėn ai kishte jetue, por nė tė njejtėn kohė ai art nuk ishte ba pėr asnji ēast shprehje e kohės sė vorfėn nė tė cilėn ai jetoi.
Lec Shllaku ka lind me 3 nandor 1921 nė Shkodėr dhe āsht rritė nė nji hapsinė kulturore qė i jepte randėsķ tė madhe teatrit, koncerteve tė bandės qytetse, karnivaleve, bejteve. Deri nė vitin e parafundit ai ndoqi liceun "Illyricum", i cili mbahej prej Franēeskanėve, ndėrsa vitin e fundit e kreu nė gjimnazin "28 Nandori". Leci ka hypė nė skenėn e teatrit qysh nė moshėn 12-vjeēare e mandej ka vazhdue edhe tue kėndue si kangėtar solo edhe tue debutue te ai qė ishte tempulli i parė i teatrit tonė: Teatri saverjan i Etėnve Jezuitė.

Nė Shkodėr ai āsht njohtė dhe ka luejt me mā tė mėdhajt aktorė qė ka pasė vendi ynė, si: Zef Jubani, Pjetėr Gjoka, Loro Kovaēi, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma, Ana Kēira. Menjiherė nė vjetin 1945 ai vuni nė skenė nji pjesė tė titullueme "Djersė dhe gjak", mandej vijon me punue me filodramatikėn e Shtėpisė sė kulturės, kurse prej 1949-'50 punon nė Teatrin qendror tė ushtrisė. Nė kėto vjetė njeh dhe pėrfiton shumė prej pėrvojės sė vėrtetė artistike tė disa regjisorave sovjetikė qė kishin ardhė me punue nė vendin tonė, ndėr tė cilėt veēohet regjisorja baltike Zinaida Andri. Prej vjetit 1951 deri nė 1960 punon pranė teatrit tė Shkodrės, i cili deri m'at kohė udhėhiqej prej Andrea Skanjetit. Nė Shkodėr punon me aktorėt e mirėnjohun Zef Jubani, Tinka Kurti, Antonjeta Fishta, Lec Bushati, Vitore Nino, Preng Lėkunda, Adem Kastrati. Fryt i kėtij bashkėpunimi gjenial ishte edhe vumja nė skenė e "Kopracit" me aktorin Zef Jubani nė rolin kryesor. Premiera e shfaqjes u dha me 17/2/1952 dhe āsht e tepėrt me ia kujtue kėtu lexuesit suksesin qė pati kjo shfaqje si edhe vendin e nderit qė ajo ka nė historinė e teatrit tonė.

Arti pėr Lec Shllakun ka qenė vetė jeta.

Para pak vitesh mė tregonte:

"Edhe kur i lodhun dhe i zhgėnjyem, i sulmuem dhe i pėrfolun kryesisht prej cmiret, kam dashtė me e braktisė artin, m'āsht dashtė me u pendue e me i shkue mbrapa si qeni tue qa e tue u pėrlotė. Gjithmonė jam ndie i kėrcėnuem, gjithmonė kam qenė nė nji ekuilibėr tė paqindrueshėm, tue jetue pezull mbi nji botė qė lėvizte pa prā nė vlerat dhe nė drejtimet e saja. Por, kam preferue mā mirė me jetue pezull tue luftue sesa i venduem e tue lėngue".

Arti, skena, regjia, letėrsia kanė qenė pėr tė nji vokacion, nji thirrje e madhe shpirtnore pėrpara sė cilės kanė hesht nevojat dhe zanet e tjera tė imta tė kohės sė vėshtirė nė tė cilėn ai jetoi.

Vėlla i nji njeriu tjetėr tė shquem tė letrave tona, Gjon Shllakut, atij qė pėrktheu mjeshtėrisht nė gjuhėn shqipe "Iliadėn" dhe tragjediografėt grekė, Virgjilin dhe "Kangėn e Rolandit", Leci i ishte kushtue tansisht vitet e fundit botimit tė krijimtarisė sė tij shumėvėllimėshe, tė shkrueme e tė ruejtun me shumė kujdes gjatė viteve tė komunizmit, shumė herė tue pėrdorė - pėr gjanat mā tė rrezikshme - edhe kode tė mshehta shkrimi.

Ndihej i lumtun pse kishte ribotue monografinė kushtue aktorit tė madh Zef Jubani, mandej poemėn "Norja e Nika", studimin "Maska shkodrane", monografinė kushtue aktorit Loro Kovaēi, librin "Shtegtimi i monumenteve", pėrshtypjet e udhtimit me titull "Dy hapa nė Perėndim", studimin kushtue artistit Palok Kurti, romanin "Plaka e harkoēi Miki", romanin "Historia e nji plage" e kėto dite kishte pritė me gėzim daljen nga shtypi tė vėllimit me poezi "Ngatrrim stinėsh".

Kur e pyeta nji herė a e kishte frikė vdekjen m'u pėrgjegj:

"A e kam frikė vdekjen? Kam frikė vuejtjen, tė cilėn s'e kuptoj veēse nė fund, kurse vdekjen s'e kam frikė, mbasi ajo e ka nji kuptim, bile shumė tė madh. Nakėl a pishman nuk mė ka mbetė kurrgja, mbasi nuk kam bā kurrė projekte qė pėr me u realizue t'i kenė kapėrcye fuqitė e mija. Ajo ēka mė ka idhnue ka qenė hupja e disa dorėshkrimeve dhe punimeve kur jam bajtė me shtėpi. Kam banue pėr 15 muej nė Shirokė, buzė liqenit tė Shkodrės, pak hapa larg vilės sė Zogut. Atje kam pėrtri forcat e mija, kam thithė erėn e sherbelės e tė trumzės, kam pėrkėdhel me sy mrizat e zajet e bardha e prej tryezės seme tė punės kam vėrejt shtėrngatat mbi liqé e borėn qė mbulonte dimnit Maranajn e Cukalin. Natyra, pėr vetė faktin qė lind e vdes nė mėnyrė ciklike, i jep artistit nji entuziazėm tė pashoq".

Me kėtė gėzim tė shtruem, me shikimin e thellė e me mendjen e mprehtė – ai iku prej nesh, deri diku i pakėnaqun prej shumė gjanave qė i kishte pritė dhe mendue ndryshe nė jetė, por i rrethuem nė ēdo lėvizje prej shikimit dashunor tė sė shoqes, e cila me nji dhembshuni tė pėrvujtė kishte qenė lexuesja e tij e vetme pėr gati nji gjysėm shekulli.

Arti dhe qenia e tij, fjala e tij e zgjedhun dhe ligjėrimi klasik – e pikzojshin para syve tė atyne qė patėn fatin me gėzue miqsinė e tij nė nji njeri tė kohnave tė shkueme, nė nji gjysėm murg e gjysėm kalorės mesjetar qė donte me ēue nė vend nji amanet, nji premtim, nji fjalė.

E at' fjalė, at' premtim Lec Shllaku dijti me e mbajtė nė shumė faqe tė mrekullueshme tė krijimtarisė sė tij letrare.


"Edhe kur i lodhun dhe i zhgėnjyem, i sulmuem dhe i pėrfolun kryesisht prej cmiret, kam dashtė me e braktisė artin, m'āsht dashtė me u pendue e me i shkue mbrapa si qeni tue qa e tue u pėrlotė. Gjithmonė jam ndie i kėrcėnuem, gjithmonė kam qenė nė nji ekuilibėr tė paqindrueshėm, tue jetue pezull mbi nji botė qė lėvizte pa prā nė vlerat dhe nė drejtimet e saja. Por, kam preferue mā mirė me jetue pezull tue luftue sesa i venduem e tue lėngue".

"A e kam frikė vdekjen? Kam frikė vuejtjen, tė cilėn s'e kuptoj veēse nė fund, kurse vdekjen s'e kam frikė, mbasi ajo e ka nji kuptim, bile shumė tė madh. Nakėl a pishman nuk mė ka mbetė kurrgja, mbasi nuk kam bā kurrė projekte qė pėr me u realizue t'i kenė kapėrcye fuqitė e mija. Ajo ēka mė ka idhnue ka qenė hupja e disa dorėshkrimeve dhe punimeve kur jam bajtė me shtėpi

Dergoi Paul Tedeschini
 

L A J M E R I M E

Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 23°C
Mes.: 23°C
Lag.: 71%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 70°
Barom.: 1013.2 mb
ENE
Vizitore: 1197650

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page