Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Prokurimi i "tollonave" dhe parave
Prokurimi i "tollonave" dhe parave E-mail
Thursday, 02 August 2007
PROKURIMI I “TOLLONAVE” DHE PARAVE
Po udhėtoja njėherė me njė mikun tim, zyrtar shteti, nė makinėn e shtetit qė ai kishte nė pėrdorim. Nuk po e specifikoj saktė kohėn nė terma tė muajve dhe viteve qė askush tė mos e paragjykojė duke u nisur nga pushteti politik si koha e Nanos, Metės apo Berishės. Gjatė tė gjithė udhėtimit miku im po ankohej pėr vėshtirėsitė logjistike qė institucioni i tij haste nė procedurat operative, qė nga mė banalet si menaxhimi i gjeneratorit dhe karburantit tė tij e deri te mė tė komplikuarat. Nė njė moment ai hapi krahun, u fut nė njė pikė karburanti dhe instiktivisht i zgjati punėtorit me uniformė njėngjyrėshe dy fletė tė holla nė trajtėn e letrave me vlerė tė cilave rėndom i referohemi me termin “tollona”. Pėrgjigjja e burrit monokolor me tub tė zi nė dorė ishte jashtėzakonisht e ēuditshme dhe njėkohėsisht miqėsore dhe babaxhane. “Qenkeni goxha djema na tha, ma bėni hallall se nuk kam, kanė ardhur shumė si ju sot dhe as xhiro s’para kemi bėrė”. Si nuk paske i thamė tė dy pothuaj njėzėri dhe tė habitur, po ti sapo furnizove makinėn tjetėr?! Jo jo nuk kam, vazhdonte tė thoshte ai, i bindur nė arsyetimin e tij dhe pastaj shtoi se makina tjetėr kishte marrė karburant dhe jo para nė dorė. Po karburant duam dhe ne, njėzet litra, i thamė teksa bashkėbiseduesi filloi tė habitej dhe vetė. Aha, erdhi britma e ēlirimit nga ana tjetėr, po flisni more djema, unė kujtova se ju donit paratė… Deri atėhere i pamėsuar me kėtė realitet grotesk, sepse helbete i ri hesapi, fillova tė interesohesha dhe mėsova se tregu financiar i tollonave tė karburantit funksiononte krejt mirė dhe ishte vetorganizuar nė bazė tė parimeve tė tregut tė lirė. Rrjedhimisht nė bazė tė parimit tė efiēencės sė tregut, letra me vlerė e tij, “tolloni”, kishte fituar njė likuiditet aq tė lartė sa dealer-at dhe broker-at (si burri i mėsipėrm njėngjyrėsh nė uniformė dhe bindje politike) e ndjenin tė natyrshme tė kėrkonin tė falur qė po e dėmtonin kėtė parim duke mos e kthyer shpejt nė para letrėn me vlerė.

***

Ligji i ri pėr prokurimet publike i hyrė nė fuqi nė fillim tė kėtij viti ėshtė njė iniciativė pėr tu pėrshėndetur sepse defektet e ligjit tė vjetėr dhe akteve nėnligjore shoqėruese tė tij janė dhe ato pėrgjegjėse pėr zhvillimin e tregut likuid tė tollonave, nė fund tė fundit njė nga aspektet banale tė problematikave tė prokurimit publik. Si zakonisht, ndonjė zyrtar mediatik, nxitoi tė deklaronte se ligji i ri ishte hartuar sipas standarteve moderne europiane tė prokurimit publik. Jo se ligjet tona duhet tė marrin pėr bazė standartet sovjetike, por e thėnė jashtė ēdo konteksti tjetėr, kjo nuk e garanton cilėsinė e ligjit. Zbatueshmėria pėrshembull nuk garantohet nga kjo e as efiēenca sepse, fjala bie, njė ligj danez i transplatuar nė sistemin tonė shtetėror nuk ėshtė po aq i zbatueshėm e po aq efiēent sa nė Danimarkė. Sidomos nėse kontributin kryesor nė hartimin e ligjit e kanė pėrkthyesit shumė mė tepėr se kodifikuesit e drejtorisė pėrkatėse tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Njė argument i tillė ėshtė tėrėsisht i vlefshėm pėr shumė ligje tė pluhurosura nė fletoret zyrtare por besoj se nuk ėshtė tamam rasti pėr kėtė ligj pėrderisa hartimi i tij ėshtė kryer me suportin e ekspertizės sė financuar nga fondet e Bashkimit Europian. Nė fund tė fundit, sistemi ynė, rakitik e distrofik nė shumė gjymtyrė tė tij, nuk mund tė ofrojė garanci mė tė plotė sesa njė ekspertizė e paguar nė ato shuma qė do bėnin tė kėnaqur ekspertėt mė tė mirė ligjorė kodifikues tė Avropit.
Ligji i ri i prokurimeve pėrmban disa risi qė janė me tė vėrtetė pėr tu pėrshėndetur dhe mė i rėndėsishmi ndėr ta ėshtė padyshim decentralizimi i prokurimeve. Deri para pak kohėsh, tė kėrkoje letra apo bojė printeri nė zyrat e universitetit ku jap mėsim i binte tė ishe qesharak dhe i paditur sepse kėto “lukse” i garantonte vetėm zemėrgjerėsia e Ministrisė sė Arsimit qė prokuronte deri dhe letrėn, bojėn, fshesat dhe bishtagypat e universiteteve. Decentralizimi i prokurimeve ėshtė njė hap drejt efiēencės dhe efektivitetit tė fondeve publike qė duhen pėrdorur kur institucioni apo publiku e ka tė nevojshme dhe jo kur ja thotė zemra zyrtarit tė rėndomtė tė veshur me pushtet absurd. Sė dyti, decentralizimi padyshim redukton kostot e korrupsionit sepse nė vend qė tė kalojė nė disa duar “tė thara pėr ndonjė lek”, fondi publik kalon vetėm nė njė dorė. Psh, nė rastin e decentralizimit tė tenderit tė naftės, zyrtari qendror qė ėshtė zakonisht mė usta nė kėso punėrash do tė dalė jashtė loje, kurse nė rastin e centralizimit ai do tė luftojė pėr pėrqindjet mbi fondet dhe njėkohėsisht zyrtari lokal apo ai i niveleve tė dyta do i kthejė tollonat nė para duke i dyfishuar kostot e korrupsionit. Influenca politike nė pėrdorimin e fondeve publike ka shanse tė zbehet sepse cdo politikėbėrės me vullnet abuziv e ka mė tė thjeshtė tė kontrollojė njė zyrtar apo njė grup tė vogėl sesa tė kontrollojė njė sėrė entesh prokuruese tė vendosura pranė institucioneve. Kėshtu, zyrtari mamuth i dhjamur (shumė tė tillė syresh, ustallarė pėr letra shteti, mbijetojnė nė ēdo lloj pushteti) shfryhet nga pushteti qė tė jep firma mbi njė kontratė milionėshe.
Njė tjetėr risi qė meriton pėrshėndetje ėshtė parimi i transparencės qė tenton tė pėrēojė ligji nė procedurat e prokurimeve. Mungesa e transparencės ėshtė lubrifikatori kryesor i sistemit tė korrupsionit. Nė kėtė rast roli institucional i Agjensisė sė Prokurimit Publik ėshtė kritik. Teorikisht transparenca ka ekzistuar dhe mė parė, them teorikisht se po tė ishte praktikisht nuk do kishim kaq shumė raste tenderash me tri firma, njėra e babait lab, tjetra e nėnės dibrane dhe e treta e djalit tiranas.
Sė fundi por jo nga fundi, parimi i ankimimit ėshtė njė tjetėr risi e rėndėsishme e ligjit. Nėse diktatura tė rrihte e nuk tė linte tė qaje, mė e pakta qė duhet tė ofrojė demokracia ėshtė “luksi” i tė qarit pasi tė kanė rrahur. Nė ligjin e ri, nė ndryshim nga i vjetri, subjektet mund tė ankimojnė nė gjykatė dhe gjithashtu nė Ombudsman-in (Avokatin) e Prokurimeve, njė institucion ky i ri qė mund tė ndėrhyjė nė ēdo stad tė procedurės sė prokurimit pas ankimimit tė njė subjekti.

***

Risitė pozitive tė ligjit tė ri tė prokurimeve janė vetėm njė garanci nė letėr pėr procedura tė pėrmirėsuara dhe efiēente dhe pėr reduktim tė korrupsionit. Ja psh, a mund ta thotė njeri me siguri tė plotė qė decentralizimi do e pėrmirėsojė efiēencėn dhe efektivitetin e prokurimeve? A do i reduktojė ai realisht kostot e korrupsionit nė prokurime, kosto qė nuk mund tė jenė idealisht tė pashmangshme? A do e dėmtojė ligji i ri “efiēencėn” e tregut tė tollonave? Mos vallė hyrja nė lojė e gjykatave do i zgjasė pafund procedurat nė njė vend si ky i yni ku vendimet e gjykatave pluhurosen nė zyrat e pėrmbarimit? Do jetė realisht njė institucion funksional Avokati (Ombudsman-i) i Prokurimeve apo njė institucion mė tepėr mediatik?
Administrata mė e konsoliduar dhe mė transparente nė botė, ajo e SHBA-ve, ka eksperimentuar me kohė njė sistem funksionimi qė pėr ne mund tė konsiderohet shumė futurist, atė tė shtetit korporatė. Ky sistem bazohet mbi parimin mė universal tė ekonomisė sė lirė, mbi parimin e vlerės sė tregut. Nė bazė tė kėtij parimi, njė prokurim ėshtė efektiv nėse produktet prokurohen me ēmime tė pėrcaktuara nga tregu dhe qė njėkohėsisht garantojnė efiēencėn e funksionimit tė institucioneve dhe cilėsinė e shėrbimeve pėr publikun. Pyetja e fundit e natyrshme tė cilės realiteti do i japė pėrgjigje shumė mė vonė se korriku i 2007-tės ėshtė: a ėshtė ligji i ri njė garanci pėr prokurime publike efiēente dhe me ēmime produktesh tė pėrcaktuara nga tregu? Unė nuk mund ta di kėtė por sė paku shpresoj qė profesioni i broker-ave tė tollonave tė zhduket nga qarkullimi.



DORIAN DELTINA
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 4°C
Mes.: 4°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi: 220°
Barom.: 1019.0 mb
SW
Vizitore: 1407489

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page