Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow At Gjergj Fishta
At Gjergj Fishta E-mail
Thursday, 26 July 2007
fishta.jpgPak rreshta mbi jetėn dhe veprėn e Fishtės
Shkruan : Revista Mapo

“Lindi me 23 tetor 1871 nė famullinė e Troshanit me tė cilėn mbahet edhe katundi i Fishtės – tė dyja famulli franēeskane- posa At Gjergji(aso here Zefi) bėhet 6 vjeē menjėherė i bie nė sy at Marjanit nga Palmanova (Udine) i cili e merr dhe me shpenzimet e tij e ēon nė njė shkollė nė Shkodėr”.
Nė kėtė frazė e hasim emrin e fėmijėrisė sė Gjergj Fishtės, ndėrsa Gemelli na rrėfen mė tej edhe elementė tjerė biografik tė Fishtės. Sipas shėnimeve tė tij, pas 5 viteve At Marjani e At Gjanpjeri nga Bergamo ēelin Kolegjin e parė Serafik Shqiptar ku At Gjergji bėhet edhe nxėnėsi i parė i kėtij kolegji.
Qė prej kėtij momenti dukej se rruga e Fishtės ishte e pėrcaktuar. Ai i kushtoi krejt jetėn e tij franēeskanizmit. Ai ishte mėsuesi i parė franēeskan shqiptar nė kolegjin Serafik, i pari sekretar shqiptar i komisariatit tė pėrgjithshėm tė franēeskanėve tė Shqipėrisė, i pari drejtor shqiptar i shkollave franēeskane…
Deri mė 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar 1899 ai bėhet bashkėthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė “Bashkimi”, tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr deri atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai futi gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit. Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e priti me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn “Hylli i dritės”, revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn “Posta e Shypnisė” (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqi, “Komisinė letrare” qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.
Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit, 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i “Lahutės sė Malėsisė”, (1937). fishta-ne-shtratin-e-vdekje.jpgFranēeskanėt duke pėrgatitur kufomėn e At Gjergj Fishtės

Gjergj Fishta ne shtratin e vdekjes
Shkruan : Revista Mapo

Nė njė libėr voluminoz me kapakė ngjyrė vishnje e thellė tė vitit 1943, gjejmė tre fotografi befasuese. At Gjergj Fishta nė shtratin e vdekjes. Veshur me rrobėn e zezė tė priftit, portretin e ngrirė e duart nė kraharor. I shtrirė nė qetėsinė e pėrtejme. Dy priftėrinj qė i rrinė mbi kokė, mbase po pėshpėrisin lutjet pėr amshim. Kėtė moment, pak orė pas vdekjes nė spitalin civil tė Shkodrės me 30 dhjetor 1940 e ka fiksuar mjeshtri i madh i fotografisė sė asaj kohe Marubi.  
Mė tej dy imazhe tė tjera. Kufoma e At Fishtės nė Kishėn e Franēeskanėve nė lagjen “Gjuhadol” nė Shkodėr. Kutia e drunjtė e gdhendur me zbukurime gjendet me qirinjsh. Pėrrreth njerėz pafund. Nė ceremoni mijėra vetė kėrkojnė tė fiksojnė imazhin e fundit tė Padėr Gjergjit, priftit me zemėr tė madhe, patriotit ku kishin shenjuar shpresat, poetit tė shndėrruar nė udhėheqėsin shpirtėror tė tyre.
Njėra prej tyre ėshtė njė fotografi e fiksuar nga lart. Nė mes duket trupi i pajetė i At Fishtės e pėrreth tij priftėrinj dhe xhakonj veshur me tė bardha, ndėrsa kryejnė ritet e meshės. Pas tyre qindra njerėz qė luten nė heshtje.
Kėto tre fotografi, janė thuajse tė panjohura. Mund tė jenė hasur mbase vetėm prej atyre pak studiuesve qė kanė patur fatin ta shfletojnė kėtė libėr, i cili ruhet vetėm nė njė kopje nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė.
Ėshtė njė botim i rrallė, pėrkujtimor, me referate, esse, studime e analiza mbi jetėn dhe veprėn e Gjergj Fishtės, nga studiuesit mė nė zė tė kohės. Tre vjet pas vdekjes, si njė shenjė pėrkujtimi, ky libėr u pėrgatit nga At Benedikt Dema, njė ish-nxėnės i Fishtės nėn titullin “At Gjergj Fishta”.
Tani, jemi 66 vjet pas vdekjes sė Gjergj Fishtės. Fotot i hasim rastėsisht ndėrsa shfletojmė kėtė libėr. Imazhet dhe diēiturat na shtyjnė tė kėrkojmė mė tej. Fotoja e parė ka shpjegimin “Kufoma e At Fishtės mbė shtrojė tė dekės, nė spitalin civil tė Shkodrės, pak orė mbas deke. Foto Marubbi”. Ndėrsa dy fotot e tjera kanė shėnimin: Kufoma e At Fishtės nė Kishėn e Franēeskanvet. Foto “Marubbi”. Gjenden nė njė fletė me shkėlqim mes faqeve 464 dhe 465 nė studimin biografik tė Fr. Agustin Gemelli, Rector Magnificus i Universitetit Katolik tė Zemrės sė Kr. Milano. Nė kėtė studim mėsojmė edhe pėr detaje tė rėndėsishme nga ditėt e fundit tė jetės sė Gjergj Fishtės.
Nė krye tė shėnimeve tė tij Gemelli thekson:
“At Gjergj Fishta, pak para se tė ndahej nga kjo jetė, pasi u la porosi rinisė franēeskane tė Provincės Shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me kėto fjalė: “Po vdes i kėnaqur sepse kam punuar pėr fe, pėr Atdhe, e pėr provincėn tonė”. Prej kėtij momenti, kėrkim pas kėrkimi, zbulojmė shumė detaje mbi ditėt e fundit tė At Gjergj Fishtės.
Studiuesi Tonin Ēobani nė librin e tij me esse “Miti dhe antimiti fishtjan”, na sjell shumė detaje kurioze, sipas citimeve nga burime tė shumta mbi momentet e fundit tė jetės sė Fishtės dhe pikėrisht nė essenė me titull “Fishta dhe fashizmi”.
Ėshtė i njohur fakti se Fishta vdiq nė kohėn kur disa zėra e cilėsonin atė si fashist.
Me 30 dhjetor 1940 mbarė populli Shkodrės e pėrcillte poetin kombėtar pėr nė banesėn e pėrjetme. Shqipėria ishte nėn pushtimin fashist. Ceremonia e organizuar me kėtė rast kishte pėrmasat e madhėshtisė sė merituar. Nė tė merrnin pjesė zyrtarė tė lartė dhe e vetė mėkėmbėsi i mbretit Jakomon. Shumė telegrame ngushėllimi, ku theksohej fakti qė Gjergj Fishta ishte akademik i Italisė. Mbi arkivolin e poetit kombėtar ishte hapur flamuri i Italisė fashiste sė bashku me flamurin shqiptar edhe ky i rrethuar me shpatat e Liktorit.
Nė dhimbjen e tyre njerėzit kėrkonin nga oratorėt tė dėgjonin testamentin moral tė shkrimtarit tė tyre, atė qė ai ua kishte pėrcjellė shqiptarėve me veprėn e veprimtarinė e tij pėr gati njė gjysėm shekulli. Donin ta dėgjonin publikisht si amanet tė fundit, pasi qė para 7 prillit ai nuk ishte prononcuar mė, siē kishte bėrė nė ēdo rast kur njerėzit kishte nevojė pėr fjalėn e tij. Fjala e tij duhej tė ishte porosia e madhe pėr ta, ashtu si atėherė kur luftohej pėr shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare kur luftohej kundėr pushtuesve serbomalazezė, kur Shkodra qeverisej nga Fuqitė e Mėdha, kur caktoheshin kufijtė e Shqipėrisė, kur luftohej nė parlament pėr njė qeverisje demokratike, kur vetshpallej mbretėria shqiptare, etj.
Sipas at Viktor Volajt, bashkėpunėtor i afėrt i poetit, Gjergj Fishta para se tė vdiste kishte pėrmendur nevojėn pėr rishikimin e “Lahutės sė Malcisė” dhe kishte pėrsėritur fjalėn “i kryqėzuemi” nė latinisht. Ai kishte kėrkuar t’i pikturonin nė murin pėrballė shtratit tė tij, skena nga “Gjyqi  i fundit”. E gjejmė kėtė shėnim nė librin e cituar qė nė krye.
Kėto fjalė tė thėna nė agoni dy orė para se tė vdiste, dilnin nga shpirti i trazuar i poetit dhe shprehnin njė ndjenjė gati-gati hyjnore pėr vetėperfeksionimin e fratit artist.
Edhe Patėr Marin Sirdani, filolog e mik i poetit  shkruan sėrish nė librin e pėrgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vet me kėto fjalė: “Po des konden (i kėnaqur) pėrse kam punue pėr Fe, Atdhe,  e pėr Provincėn tonė”.
Ky formulim siē duket ishte mė i kėnaqshmi pėr tė gjithė palėt, prandaj u pėrsėrit edhe prej shumė tė tjerėve, tė cilėt e kthyen si porosi pėr rininė shqiptare.
Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i vėrtetė i poetit Gjergj Fishta janė fjalėt e tij thėnė njė franēeskani, qė i qėndronte te koka nė ēastet e fundit.
“Po vdes. Ju tash keni me mendue pėr salikim, por edhe kombi ka tė drejtė pėr rreth meje”. Gjergj Fishta ishte i ndėrgjegjshėm pėr lapidarin qė i kishte  ngritur vetes prandaj i pėrkiste edhe kombit. Lasgush Poradeci e barasvlerėson kėtė thėnie me vargun e Dante Aligerit: “… del resto, anche la nazione ha diritti su di me” (fundja edhe kombi ka tė drejtė mbi mua), ēka do tė thotė se shpreh vetėdije tė lartė  ashtu si e gjejmė nė tė gjithė veprėn e tij, letrare e shoqėrore.
Ndėrsa italiani Enriko Grasi, qė e kishte njohur nga afėr poetin, duke folur pėr popullaritetin e tij nė tė gjitha shtresat e popullsisė , pohon se prej njė tė riu shkodran kishte dėgjuar se fjalėt e fundit tė shenjta tė Fishtės kishin qenė “jo pėr tjetėr, por, sepse po lė armikun mbi truallin shqiptar, mua mė vjen keq qė mė duhet tė vdes”.
Tė gjithė kėto variante e dėshmi tė kohės lidhen nė tė vėrtetė mbi thėnien e fundit, amanetin qė la At Gjergj Fishta, teksa largohej nga kjo jetė. Por dy tre fakte dhe dėshmi tregojnė se At Gjergj Fishta ditėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi duke menduar pėr veprėn e tij letrare. Njėra prej dėshmieve tregon idenė pėr t’iu rikthyer sėrish kryeveprės sė tij “Lahuta e malcisė”.
Ndėrsa nė studimin e  Fr. Agustin Gemellit gjejmė kėto rreshta:
“At Fishtėn e zuri vdekja  ndėrsa kishte ndėr duar  pėrkthimin e Petrarkės nė gjuhėn shqipe, sikurse kishte pėrkthyer qė me kohė “Hymnet e shenjta” dhe “Pesė Maj” tė Manzonit disa nga ariet e  Metazit dhe lirika nga shumė poetė tė tjerė italianė. 
Ndėrsa dėshmitė gojore e tė shkruara pėrmenden herė pas herė, megjithėse qarkullojnė nė rrethe tė ngushta njerėzish tė interesuar, duket se dėshmitė mė tė prekshme e reale, nga atmosfera e ditės sė fundit tė At Gjergj Fishtės mbi kėtė tokė, janė ato tri foto tė Marubit qė na rrėfejnė imazhet e lamturmirės sė tij.
Mbase nuk janė tė vetmet foto qė dėshmojnė pėr ditėn e 30 dhjetorit 1940 nė Shkodėr. Mbase ndonjė tjetėr i apasionuar ka fiksuar imazhe nga kjo ditė, apo nė vetė studion e Marubit ruhen ende foto tė tjera. Sidoqoftė, kėrkimet dhe dėshmitė e reja do tė zbardhin hapėsira tė tjera tė panjohura e tė lėna nė hije qėllimisht mbi figurėn e At Gjergj Fishtės.
 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215676

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page