Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Piktori Lin Delija
Piktori Lin Delija E-mail
Thursday, 26 July 2007
lin_delija.jpgPiktori Lin Delija dhe Galeria Kombėtare e Arteve


Piktori Lin Delija mungoi pėr gati nji gjysėm shekulli prej vendit tė tij dhe vdiq nė vitin 1994 gati i panjohtun nė qarqet kulturale shqiptare nė atdhe. Ishte At Zef Pllumi, i cili pėrdori disa piktura tė Lin Delisė pėr kopertinėn e botimit tė parė tė trilogjisė tashma tė famshme «Rrno vetėm pėr me tregue» - qė ndihmoi publikun shqiptar me njohtė artin e mikut tė tij tė hershėm tė rinisė.
Lin Delija pat lind nė Shkodėr me 3 shkurt 1926. U rrit dhe u edukue nė shkollėn e Fretėnve Franēeskanė, ku edhe mori hov sė pari talenti i tij artistik. Me ardhjen nė pushtet tė komunistave dhe me mbylljen e dhunshme tė liceut «Illyricum», Lini u detyrue me lanė atdheun pėr me i shpėtue persekutimit komunist.
Tue u endė rrugėve tė botės nė kėrkim tė artit tė vėrtetė, atij qė s’tė siguron kurrė as kafshatėn e gojės, Lin Delija nuk e harroi pėr asnji ēast atdheun e vet. Ishte arratisė nė vitin 1949 jo vetėm pėr me i shpėtue regjimit komunist por edhe me vijue rrugėn e tij artistike. Studjoi sė pari nė Hercegnovi dhe mandej nė Zagreb nė Akademinė e Arteve tė Bukura. Mā vonė, me ndihmėn e Ernest Koliqit siguroi nji bursė studimi nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė. Mjeshtrat e tij tė mėdhenj ishin Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli – prej tė cilėve ai mori njohunitė e teknikave bashkėkohore dhe pėrsosi mā tej botėkuptimin e tij artistik tue ndėrthurė nė mėnyrė harmonike modernen me elementin etnik: shqiptar dhe ballkanik. Edhe pse studjoi me mjeshtra tė mėdhaj tė ngjyrave, Lin Delija do tė mbesin deri nė fund ai qė ishte, piktor origjinal me talent tė rrallė tė cilin nuk pranoi me e shitė dhe me e ba pjesė tė tregut.
Arti dhe kultura nė Itali, prej viteve ’50 e deri nė ditėn e sotme ka vuejt prej trysnisė sė ideologjisė sė majtė. Nė kėto kushte Lin Delija – artist i impenjuem kundėr diktaturės komuniste qė sundonte vendin e tij nuk do tė gjente kurrė hapsinat e duhuna nė ambjentet artistike dhe sidomos nė ekspozitat e kohės.  
Jetonte gati i vemtuem rranzė malit Giano, nė qytetin e Antrodokos, nė Lacio, i nderuem prej njerzve dhe i mbėshtjellun prej hijes sė misterit qė rrethonte figurėn e artistit me mjekėr, me bask nė krye, me shikimin prej fėmije, me ecjen karakteristike dhe me tė folunen e veēantė.
Nė vitin 1969 Lin Delija themelon Akademinė e Artit «Gjergj Fishta» dhe nė vitin 1983 krijon Akademinė e Artit «Carlo Cesi» nė vilėn Mentuccia nė Antrodoko. Arti i tij asht krejt i veēantė, penelatat e tija, ngjyrat, subjektet, hijet – janė thjesht tė tijat.  Gjithēka nė pikturėn e tij asht e shenjueme prej vuejtjes sė njeriut qė jeton larg prej atdheut. Nė veprat e tija gjejmė xhamadane, tirqe, musteqe alla shqiptarēe, veshje kombtare, gjejmė subjekte shqiptare, ngjyra shqiptare, fytyra shqiptare – gjejmė mbi tė gjitha trishtimin e nji artisti pa atdhe. Andrra e tij e madhe ishte qė Shqipnia tė bahej nji vend i lirė dhe demokratik, edhe pse vizita e tij nė atdhe nė vitin 1992, mbas ramjes sė regjimit komunist, e kishte zhgėnjye thellėsisht. Ishin tronditė tek ai idealet qė kishin ndriēue nė vitet e mėrgimit nė zemrėn e tij shpresėn pėr nji atdhe qė nuk ekzistonte mā.
samaritana.jpgNė kthim, miqve italian qė i kėrkonin me tregue diēka pėr vendlindjen dhe atdheun nuk u pėrgjegjej, diēka ishte thye pėrgjithmonė mbrenda shpirtit delikat tė poetit tė ngjyrave. Megjithatė dashunia pėr atdheun e shtynte me lanė amanet qė mbas vdekjes disa prej veprave tė tija t’i dhuroheshin Galerisė Kombtare tė Arteve nė Tiranė.  Kushti i vetėm ishte qė Shqipnia tė ishte nji vend i lirė demokratik. Piktori Lin Delija mbylli sytė me 9 prill 1994 nė Romė nė moshėn 68 vjeēare.
Sot veprat e tija ekspozohen nė Pinakotekėn e Artit Modern nė Vatikan, nė Muzeumin e Artit Bashkėkohor nė Romė, nė Muzeumin «Lin Delija» nė Antrodoko, nė Muzeumin Qytetės tė Osimo-s, nė Qendrėn e Studimeve tė Artit Modern nė Brescia, nė Galerinė e Artit Modern nė Palermo, nė Muzeumin e Shėn Anės nė Quebec tė Kanadasė, nė Universitetin e Erlangen-it nė Gjermani,
nė New York etj. Nė qytetin e Osimo-s ekziston nji muzeum i kushtuem mjeshtrit Delija, ndėrsa miqtė e tij tė vjetėr tė Antrodoko-s i kanė ngritė nji muzeum nė vitin 2002 nė qytetin qė i dha strehė bujare.
* * *
Nė vitin 2004 miku dhe mbėshtetėsi i tij i vjetėr dhe zemėrgjanė Armando Nicoletti shkoi nė Tiranė pėr tė ēue nė vend amanetin e piktorit Lin Delija, pėr t’i dhurue Galerisė Kombtare 27 vepra tė tij, 12 prej tė cilave vinin nga koleksioni i zonjės Erica Schütz prej Erlangen-it dhe 15 tė tjera prej koleksionit privat tė zotit Nicoletti. Veprat e dhurueme do tė ekspozoheshin nė Galerinė Kombtare, ku edhe sot e kėsaj dite mbizotnon nji fond i njianshėm i arteve figurative, fondi i artit tė realizmit socialist.
Veprat e Lin Delisė do ta pasunonin kėtė Galeri, ashtu siē kanė pasunue galerinė e Vatikanit, Brescia-s, Erlangen-it, galerinė komunale tė Romės, Osimo-s, New York-ut etj. Por kanė kalue tri vjet nga dita e dhurimit dhe deri tashti veprat e tija nuk janė ekspozue, bile po tė kėrkosh ndonji informacion prej personelit tė Galerisė Kombtare nuk dijnė me tė dhanė asnji pėrgjegje kurse ndokush tė thotė se janė tue u pastrue. Asht shumė e ēuditshme mbasi nuk dihet se pėrse janė tue u pastrue ato vepra, mbasi kur janė dhurue nė vitin 2004 ishin tė gjitha nė gjendje shumė tė mirė, prandaj ky justifikim tingllon qesharak dhe fėmijnor. Mjerisht drejtuesit e Galerisė nuk kanė tregue deri nė kėtė ēast kujdesin e duhun, nuk kanė pasė ndjeshmėninė e nevojshme pėr me i gjetė nji vend veprave tė piktorit me famė botnore Lin Delija, mes shumė veprave me kooperativiste, korrėse tė dallueme, zboriste krenare, partizanė me ēibukė apo veteranė tė lodhun tė epokės sė palavdishme komuniste. Duket se Shqipnia ende sot nuk asht nji «vend i lirė demokratik» siē e dėshironte Lin Delija, pse pėrndyshe ato vepra duhet tė kishin gjetė vlerėsimin qė meritojnė, edhe pse tė vonuem – aq mā tepėr qė janė edhe dhuratė e ēmueshme e miqve tė piktorit. Ndėrsa nė atdhe veprat e tija vijojnė me u depozitue nė magazina, nėpėr botė Lin Delija vlerėsohet dhe studiohet. Vitin e ardhshėm nji pėrzgjedhje e veprave tė tij do tė marrin pjesė nė nji ekspozitė ndėrkombtare nė Passau tė Gjermanisė. Kurse nė Antrodoko miqtė dhe dishepujt e tij Armando Nicoletti dhe Fabio Grassi, tė cilėt drejtojnė shoqatėn kulturale «Lin Delija» dhe muzeumin kushtue atij (www.lindelija.it), nė bashkėpunim me koleksionisten gjermane Erica Schütz u ofrojnė piktorave tė rinj qė dėshirojnė tė studiojnė artin e pikturės bursė studimi qė mban emnin e artistit shqiptar.
Shpresojmė qė drejtuesit e rij tė Galerisė Kombtare do tė lėvizin pa vonesė dhe do tė tregojnė ndjeshmėni ndaj kėtij apeli pėr me e lirue Lin Delinė prej burgut tė magazinės sė Galerisė dhe me e ekspozue sa mā parė nė nji vend tė denjė pėr nji artist tė kėtij niveli.

Nga Ardian Ndreca (ne www.albanovaonline.com )





 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215764

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page