Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Sporte te Ndryshme arrow Erkand Qerimaj kampion i botes ne peshengritje
Erkand Qerimaj kampion i botes ne peshengritje E-mail
Wednesday, 18 July 2007
erkand_qerimaj.jpgNga Besi Bekteshi
E r k a n d Q e r i m a j
Kampioni i botes ne peshengritje.
Nuk duhet bere bisnes me trupin.Jane vetem 4 kile me shume, ne boterorin e te rriturve.eshte e kote te flasesh dhe kerkosh, sepse behesh i keq” eshte me pushime ne Velipoje kampioni i botes, por ai ka ardhur per nje seance stervitore dhe per te thene disa mendime dhe ide per gazeten SOT pikerisht per sportin e tij. Si gjithmone i vullnetshem dhe me nje talent dhe force te jashtezakonshme, sebashku me trainerin Barkici, jane simbol i kultures se larte sportive, moralit dhe pastertise ne rezultat. Erkandi eshte nje 19-te vjeçar qe flet ndryshe. Ai tenton, arrin dhe kerkon edhe nga te tjeret sport te paster. Erkandi eshte i vetmi sportist kampion bote qe vazhdon te rezistoje, duke pasur kushte vrastare” per lartesi sportive si ai, por si gjithmone me te drejten dhe dashurine qe ka per Shkodren dhe Shqiperine, ne perpjekje te vazhdueshme qe pushtetet te detyrohen te krijojne bazen e nje sporti me kushte, te paster dhe perfaqesues.
Pyetja e pare qe i bejme ne kete interviste dhe reportazh ne vendin e stervitjes ne palestren e “Vllaznise” eshte se si ndjehet kampioni i botes mbas ketyre diteve qe kane kaluar pikerisht nga ky eveniment.
Qerimaj thote se nuk ndjej ndonje ndryshim, sepse une bej nje pergatitje te gjate dhe kam tashme 8 muaj pune te fuqishme stervitore, por sot ndjehem me lirshem, sepse ate objektiv qe kisha e arrita, Pra thote Erkandi, e gjithe ajo stervitje qe bera u justifikua me medalje. Qerimaj thote se “njeri nga objektivat e mi u plotesua” dhe pyetja jone e cila vetkuptohej ishte se: Kush ishte objektivi tjeter i tij? Ai pergjigjet se “per momentin ky ishte objektivi kryesor, por tani kemi “Kampionatin Boteror” te te rriturve ne Tailande” dhe qe sherben per kualifikim per Olimpiade. Une jam vetem 19-te vjeç, por them se edhe te rriturit nuk jane shume larg, vetem 3-4 kile ne distance rezultateve te mia ne shtytje.



Patjeter pres te ndahem mire, por ka edhe dy muaj kohe ne kete faze jam me pushim me familje ne plazh dhe mbas nje dyjaveshi komplet pushim, tani kam filluar te stervitem per te hyre ne forme. Kisha nevoje per pushim, sepse qe nga shtatori nuk kisha pushuar aspak, thote kampioni i botes Qerimaj.
Mbasi sqaron objektivin e tij per kampionat boteror i cili patjeter edhe pse tregohet i rezervuar, eshte sulmi edhe te te rriturit per medalje. Erkandi i pergjigjet pyetjes edhe per kushtet e krijuara dhe premtuara nga pushtetet dhe institucionet si ne Tirane dhe sidomos ai ne Shkoder.



Qerimaj deklaron se pushteti lokal ne Shkoder dhe me sa duket vete kryetari i Bashkise, i kane premtuar nje strategji per mbeshtetjen e tij financiare, por afatgjate.
Kjo gje sipas Erkandit do ti propozohet Keshillit Bashkiak te Shkodres, kurse nga shteti Qerimaj thote se “presim te zbatohet vendimi i Keshillit te Ministrave” duke shtuar se besoj se sepaku ky vendim do te filloje te implementohet. Ne dukje gjerat duken mire, sqaron Qerimaj, por jemi ne pritje, sepse konkretisht akoma nuk ka levizur asgje.
Viti tjeter per keto gjera ka qene “komplet ne ajer, pra ka qene aut” thote Erkandi, por ne kete vit eshte diçka me ndryshe, sepse jane disa gjera te sigurta mbasi jane me vendim.


Pyetja e rradhes ishte ne kuadrin e ndershmerise ne sport dhe vlerave e lartesive sportive jashte dopingut qe Erkandi promovon dhe ruan me fanatizem, ne nje konkurence te pa shoqe dhe te paskrupullt ne Shqiperi.
Per mendimin tim eshte gjeja kryesore jo vetem ne sport por edhe ne jete, sqaron prere kampioni i botes.
“Njeriu duhet te kete moralin te mos beje ne rradhe te pare bisnes me trupin” deklaron Qerimaj. Por kur i permendim arritjet ne sport ne saj te stimulanteve Qerimaj pergjigjet.
“Ju jeni duke folur per substanca te ndaluara dhe une deklaroj se po ti perdoresh keto ne rradhe te pare ke demtuar shendetin tend”.
Ne fakt duket se me perdorimin e saj ke fitime per nga ana financiare. Fiton per momentin, por ne te ardhmen do te kesh probleme si nga ana psikologjike ashtu dhe nga shendeti fizik.



Normalisht, vazhdon kampioni shkodran, me duken shume njerez te ulet ato qe bejne bisnes me shendetin e tyre. Pastaj ka rendesi edhe qenia i paster ne rezultat, sepse nderkohe po i merr nje tjetri nje rezultat me hile, vazhdon kampioni i botes per te rinj. Pikerisht per kete teme vazhduam edhe pyetjet e tjera te rradhes dhe Qerimaj na sqaron se: Ne vend ka rezultate shume te larta nga disa sportista ne saj te perdorimit te ketyre substancave dhe kjo per nje vit apo ndoshta edhe per dy, por pastaj zhduken dhe kete e verteton rezultati 10-te vjeçar i imi qe nga moshat e deri tani thote Erkandi, duke na kujtuar intervisten e pare, para me shume se nje viti ne gazeten “SOT”.
Ai tregon se ka pasur nje rezultat gradual dhe te qendrueshem, kurse ne rastet e siper permenduara shohim se ka nje “kapje majash” menjehere dhe shume shpejt.
Por une mendoj se kjo gje do te eleminohet shume shpejt, sepse ne momentin kur po flasim sa po kaluan 24 ore qe shume sportista kane bere kontrollin antidoping ne mjediset e federates dhe le te presim pergjigjet qe te ndahet kush perdor te tilla substanca dhe te vazhdohet me marrjen e masave ekstreme qe jane ne kete rast.
Qerimaj thote se “Komiteti Olimpik” duhet te kete edhe ne kete drejtim nje strategji zhvillimi dhe po ashtu edhe per bursat te cilat sipas Erkandit ky komitet i ka lene disi ne harrese.
Mund te them se sportistat cilesore po kryejne stervitje edhe per kualifikim per olimpiade dhe kete gjithsecili per hesap te vet. Gjithashtu kam degjuar se si sponsor i “Komitetit Olimpik” eshte nje banke thote Qerimaj dhe morem vesh se eshte pikerisht per olimpiaden. Ky eveniment po afron dhe nuk mund te behet stervitje vetem muajin e fundit, kur per kete lartesi boterore normaliasht stervitja eshte dhe duhet te jete disa vjeçare.
Ne fund pyetja jone ka qene e perbashket si per Erkandin ashtu edhe per trainerin Genc Barkiçi i pranishem
gjate intervistes dhe ndjekjes se stervitjes nga ne ne seancen e mbadites te kampionit te botes. Pyetja ishte: A e konsideroni veten se jeni “full” me kushtet e stervitjes?
As qe behet fjale thote Erkandi dhe tregon se jane ne rradhe te pare doktori dhe masazhatori krejtesisht te domodoshem dhe gjithmone te munguar.
Ne na kane munguar gjithmone dhe mendoj se do te na mungujne perseri, sepse ketu eshte e kote te flasesh dhe kerkosh nga qe behesh i keq kot deklaron i qarte per situaten, Erkandi.
Ketu nuk ta ve kush veshin megjithse ka shume mungesa ne kushtet e stervitjes vazhdon ai.
Tashme ne jemi doktore te vetes dhe masazhator po ashtu dhe kete rol e luan traineri, kur vjen momenti i domosdoshem.
Profesori me tha nje dite deklaron Erkandi, duke cituar zotin Barkiçi se : Ti ne keto kushte, ke arritur te behesh kampion bote. Merre me mend te kishe ato te sportistave te tjere ne bote, se ku do te arrije!!!
Kur pyetjen ja drejtojme Genc Barkiçit ai me te qeshur thote se: Çfare mund te them une. Gjithsesi une kam shume per te thene per Erkandin sa mund te shkruaj edhe nje liber, por une vazhdoj te perseris edhe pse njerzit shpesh here me keqkuptojne se “Erkandi eshte nje fenomen sportiv jo vetem per ne, por edhe per boten”.
Shume specialiste ne bote shume me te zot se une, kete gje kane deklaruar thote Barkiçi. Une e mbeshtes ne idete e tij per kushtet stervitore dhe eshte per te qeshur vazhdon Barkiçi “se si mund te behet nje kampion bote ketu”.
Ketu mungon ne rradhe te pare strategjia dhe jo vetem kushtet. Perveç Komitetit Olimpik qe jep bursen nuk ka asgje tjeter, as specializim dhe stervitje ne grup. Une do ti kisha propozuar si federates, lokaleve dhe Komitetit Olimpik se “mire qe Erkandi ju doli kampion bote, por duhet te mendojne te nxjerrin te dytin. Normalisht ne Shqiperi mund te thuhet se ka brume, vazhdon Barkiçi.
Une mund te them se me kushtet qe jane, duke deklaruar edhe punen qe ka bere Erkandi eshte e veshtire nxjerrja e kampioneve te tjere. Ne qe e bejme nje pune te tille dhe jemi ne kontakt te perditshem thote Barkiçi, e dime mire se eshte nje pune shkaterruese. Erkandi arrin te jete ky qe shihni sot, fal te vetive te jashtezakonshme si talenti, vullneti, cilesite fizike dhe kembengulja e madhe. Perndryshe ne asnje menyre nuk do te kishin nje kampion bote, ne keto kushte.



Qerimaj filloi mbas intervistes, stervitjen ne palestren e “Vllaznise” nje nga me te mirat ne Shqiperi, por qe eshte larg se qeni afer, me boten ku bejne stervitje peshengrites ne nivelin te Erkandit.
Aty Barkiçi kishte edhe disa djem te rinj te fuqishem dhe megjithse i nxehti bente punen e tij, askush nuk ankohej. Te pa fjale ne seanca stervitore qe nga Erkandi dhe deri te i fundit, djemte punonin dhe enderronin flamurin kombetar ne supet e tyre, si kampioni i botes Erkand Qerimaj. I vetmi gjithmone ne perballje me kampionet e botes dhe me kushtet krejtesisht jashte botes normale, ku ai ben rezultate dhe vazhdon stervitjen.










 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496117

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page