Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Intervista arrow Pak drite mbi lidhjet e herdhme Shqiptaro-Franceze
Pak drite mbi lidhjet e herdhme Shqiptaro-Franceze E-mail
Monday, 16 July 2007
engjell_ceka.jpgPAK DRITE MBI LIDHJET E HERSHME SHQIPTARO-FRANCEZE
-Ekonomisti shkodran Engjėll Ēeka, nė kėtė intervist flet pėr kontributin qė ka dhėnė gjyshi i tij, Mikeli, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė kur punonte si ndihmės i Konsullit tė Francės nė Shkodėr..

SHKODER Qyteti nė tė cilin, deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, ishin instaluar konsullatat e shteteve kryesore tė Evropės, Shkodra, sot ruan vetėm reliket dhe kujtimin e tyre.Engjėll Ēeka, pasardhės i njėrės prej familjeve mė tė vjetra qytetare shkodrane prononcohet pėr kontributin qė gjyshi dhe vėllai i tij dhanė pėrsa i takon marrdhėnieve shqiptaro-franceze, nė pozicionin e drejtpėrdrejtė qė u ofronte qenia nė Shkodėr e konsullatės frėnge.Ndonėse ishte gjysma e dytė e shekullit tė 19-tė, periudhė kjo mjaft e errėt pėr Shqipėrinė, kontributi i vėllezėrve Ēeka shkon pėrtej lidhjeve tė tyre tė drejtpėrdrejta me konsullatėn frėngė nė Shkodėr. -Fillimisht dy fjalė pėr tė shkuarėn e familjes tuaj..

-Familja Ēeka (Suma) ka ardhur nga fshati Sunė, lagja Bojaj.Sipas historianit Emil Shiroka, pema gjenealogjike e familjes sonė ėshtė 7 breza dhe Pjetri ka lindur para vitit 1740.Vėllai i tij, Kola, ėshtė kthyer nė mysliman nga ku ėshtė mė pas edhe fisi i njohur shkodran i Sokolėve.Praardhėsit e mi janė marrė fillimisht me tregėti me Italinė ndėrsa nė brezin e 4-t janė marrė me politikė si nėpunės.Pėr familjen Ēeka, kryesisht pėr Filipin, ėshtė shkruar shumė nė libra dhe gazeta.Emri I tij ndodhet edhe nė librin e historisė sė Shqipėrisė sė viteve tė fundit nė volumin e dytė.Pėrveē tė tjerave ai ka qenė edhe anėtar i Shtabit Luftarak tė drejtuar nga Ali Pashė Gucia
Eshtė dekoruar edhe nga shteti shqiptar me Urdhrin “Pėr Veprimtari Patriotike” tė Klasit tė 3-tė.
konsullata_frenge.jpg
-Tani na shpjegoni kontributin qė gjyshi juaj ka dhėnė nė kohėn qė punonte nė Konsullatėn Franceze nė Shkodėr.


-Gjyshi im Mikel Ēeka i datėlindjes 1830 ka qenė punonjės nė Konsullatėn Franceze nė Shkodėr pėr afro 50 vjet nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė.Nė vitin 1895 ai ėshtė dekoruar me Medaljen e Artė nga Presidenti i Francės i asaj kohe, Felix Faure pėr kontributin si ndihmės dhe pėrkthyes i Konsullit tė Francės nė Shkodėr nė periudhėn 1856-1895.Ka vdekur rreth vitit 1903.
Lidhjet e tij tė ngushta me personalitetet franceze tė kohės vėrtetohen edhe nga njė dokument-dorėshkrim i familjes sonė.Fėmijėt e Mikelit, pra tė gjyshit timjanė mbajtur nė pagėzim nga George de Grand, e shoqja, Marie si dhe Albert la Font.

-Gjatė bisedės pėrmendėt edhe vėllain e gjyshit tuaj si njė ndėr personalitetet e kohės, gjithashtu mjaft i lidhur me Konsullatėn Frėnge..

-Vėllai i tij, Filipi ka lindur mė 1826.Ai ka qenė njė ndėr anėtarėt mė aktivė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr Shkodrėn.Ka marrė pjesė nė luftimet e zhvilluara nė Hot, Grudė, Plavė, Guci dhe Ulqin nė periudhėn e aneksimit tė kėtyre territoreve shqiptare nga Mali i Zi.Sė bashku me Isuf Sokolin ka qenė anėtar i Komitetit tė Shkodrės pėr kėtė qėllim.Ka marrė pjesė nė tė gjithė memorandumet qė u janė nisur konsullatave tė huaja nė Shkodėr, kryesisht asaj franceze.Njihte mirė edhe gjuhėn frėnge.
Mė 1854, atij i ėshtė akorduar nga Konsullata e Francės njė Patentė Mbrojtjeje e nėnshkruar nga Konsulli Hecquard.Kjo patentė e regjistronte atė si numrin 2 tė regjistrit tė veēantė pėr tė huajt qė pėrfitonin mbrojtje nga kjo konsullatė.

-Shtėpia juaj ėshtė njė ndėr tė paktat qė i ka shpėtuar valės sė amortizimit e cila nuk ka kursyer me dhjetra tė tilla nė Shkodėr, duke nisur nga viti 1990 si pasojė e mosvėnies dorė tė shtetit...
konsullata_frenge2.jpg
-Shtėpia jonė ku edhe kanė lindur dy vėllezėrit Ēeka ėshtė monument kulture i kategorisė sė parė dhe me njė vjetėrsi prej mėse 250 vjetėsh.Pllaka pėrkujtimore i dedikohet Filip Ēekės, emri i tė cilit ėshtė i shkruar nė tė.Restaurimi i fundit i bėrė nga shteti daton rreth 20 vjet mė parė.Mė pas e kam mirėmbajtuyr vetė.

-Ardhja e demokracisė shėnoi edhe mundėsinė tuaj pėr tu rikonfirmuar para diplomatėve francezė nė Tiranė pas afro njė shekulli prerjeje.A vepruat menjėherė?

Nė fillim tė viteve ’90 jemi munduar tė lidhemi me Ambasadėn Franceze nė Tiranė.Nė tetor tė vitit 1992, Shkodrėn e vizitoi edhe Ambasadori i atėhershėm I Francės, Jeacques Faure.I shoqėruar nga Dom Simon Jubani ai vizitoi edhe shtėpinė tonė ku edhe mbeti i kėnaqur nga dokumentet qė i treguam pėr ato qė ju thashė mė lart.
Gjatė kėtyre viteve, shtėpinė tonė e kanė vizituar edhe Atasheu Linguistik Michel Cervoni sė bashku me tė shoqen, Brigitte Cervoni.
Nė vitin 2004, na ka vizituar edhe Zėvendėsambasadori, zoti Bernard Fabre, i cili na ftoi edhe nė Tiranė me rastin e Festės Kombėtare tė Francės.

-Sė fundi, a keni tentuar tė rivendosni kontakte me pasardhėsit e Konsullit tė Francės nė Shkodėr?

-Jemi munduar t’i gjejmė, tė vetėdijshėm se ka kaluar njė kohė e gjatė si dhe me faktin se kemi tė bėjmė me njė shtet tė madh.Pėrgjigjen pėr vėshtirėsitė e mėsipėrme na e pat dhėnė para disa vjetėsh me mirėsjellje Konsulli asaj kohe, Didier Guilbert.
Shfrytėzoj rastin qė me rastin e Festės Kombėtare tė Francės, tė uroj tė gjithė Trupin Diplomatik tė kėsaj ambasade nė Tiranė.

Intervistoi: ARBEN LAGRETA

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496128

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page