Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Qamil Gjyrezi: Kultura shqiptare
Qamil Gjyrezi: Kultura shqiptare E-mail
Sunday, 01 July 2007
qamil gjyrezi.jpg1. Kultura shqiptare celes per te hyre ne Europe ,apo barre e identitetit tone.qKultura jone duhet te kthehet ne nje element qe krahas atyre politike,ekonomike,sociale,dhe reformues te na
jape shanse per te ardhmen tone ne BE. Per te qene realist kultura jone kombetare mbetet
barre e identitetit tone dhe eshte nje detyre e jona shume e madhe per ta
kthyer ate ne celes per te hyre ne Europe,e qe kerkon nje pune te madhe
,perkushtim,profesionalizem,mbeshtetje financiare,seriozitet dhe projekte te qarta.
Ne fakt kete barre e kane renduar shpesh shume faktore
politike,social,ekonomik gjeopolitik e gjeokulturor. Ruajtja e kultures dhe
tradites konsiston ne ruajtjen e identitetit tone e qe duhet kthyer ne nje
celes apo element integrues. Para disa ditesh,nje shkrimtare vjenez lexoi
punet e tija ne biblioteken e
Universitetit para nje publiku te zgjedhur. Para
se te fillonte
performancen e tij ,ai kendoi nje jodell,qe eshte
nje kenge tipike
austriake. Kete element e perdori per te treguar
qe tradita dhe identikja
jane shume te rendesishme dhe nuk duhen harruar
kollaj,pasi tregojne
prejardhjen tende ,bile jane elemente jo ndares
por shume integrues.Dhe e
dime fare mire qe shkrimtari vinte nga Vjena qe
ishte dhe vazhdon te jete
nje pike e fuqishme kulturore europiane dhe
boterore.
Por a do te ndodhte qe nje akademik shqiptar,para
se te referonte punet e
tija akademike ,te kendonte nje kenge maje krahu
apo nje kenge labe apo te
recitonte ne gjuhe te huaj dicka nga Fishta apo
Kadareja?
Mendoi se nje element i tille nuk do te ndodhte
kollaj.E pra nese nuk e
ruajme,duam, dhe vleresojme ate qe kemi
trasheguar,celsi integrues eshte i
veshtire.
Ne te vertete integrimi ka kritere por ne planin
kulturor kerkon kultura
identike dhe idetifikuese,me qellim krijimin e
nje teatri multikulturor
europian, kultura qe jane te vecanta por qe kane
edhe elemente qe i
bashkojne sic eshte deshira per te qene pjese e
kontinentit me vlera te
mrekullueshme kulturore.
Te gjithe kombet qe jane antarsuar dhe jane
kandidate,perpiqen qe ne planin
kulturor te jene identike,me fetyren e
vet,element qe i ben me te respekuar
dhe te vleresuar nga familja e madhe europiane.
E njejta rruge duhet te ndiqet edhe nga ne!
Dizintegrimi yne politik solli edhe ate kulturor.
Tranzicioni jone i gjate
,ish pozicioni i jone i papercatuar gjeopolitik
ne shekuj,kane bere ate qe
kultura jone e pasur te njihet pak ose
aspak,megjithe tenativat te
individeve ose grupeve te caktuara ose te
politikave te caktuara zyrtare ne
etapa te ndryshme e qe per te ardhmen kerkon nje
strategji afatgjate dhe me
te vertete integruese.
Shume elemente te kultures sone kane humbur,jane
keqtrajtuar ,manipuluar me
qellim ose paqellim,por fatmirsisht kane ngelur
shume elemente te cilet me
pak kujdes na prezantonje shume dinjitoz. Jane
pikerisht vlerat tona te
cilat mund ta ndihmojne integrimin dhe perparimin
e kultures sone.
Para disa vitesh,kam punuar me disa miq te mij te
huaj, qe ishin specialiste
te zhvillimeve kulturore dhe mjaft dashamires te
kultures e zhillimit tone.
Ato mendonin se kjo sfere e rendesishme jo vetem
qe duhet ruajtur por e
shikonin edhe si element te zhvillimit tone
ekonomik dhe integrues. Tendenca
e tyre ishte qe kulturat e Ballkanit jug
perendimor te ishin te zhvilluara
,bashkepunuese dhe zhvilluese. Kishin vizitur
Sarajeven, qe pamvarsisht
problemeve qe ka pasur ka ngelur nje qytet me nje
kulture te zhvilluar dhe
identike. Gjithashtu,Zagrebi,Spliti,e mbi te
gjithe Dubrovniku qe eshte nje
teater i gjalle kulturor dhe e ruan me fanatizem
ate, e me pas Budva,biles
edhe Ulqini, kane ruajtuar me kujdes kulturen e
tyre.Po ashtu edhe
Shkupi.Pra qyteterime kyce te Ballkanit
jugperendimor i kane ruajtur me
fanatizem ato prioritete kulturore qe kane
trasheguar ne shekuj duke i
kthyer ne qendra te zhvillimit e te turizmit.
Po Shkodra pyesnin ku e ka kulturen e saj te
mrekullueshme ,pasi na kane
thene se ka patur nje te kaluar te ndritur e qe
sot eshte pak veshtire ta
dallosh. Shkodren nuk duhet ta betonojme,se nese
e bejme nje gje te tille
vetem Shkoder nuk do te quhet.
Ne kete pike kishin shume te drejte pasi ,ne
momente te vecanta ka patur nje
strategji te caktuar qe e ka eleminuar traditen e
vertete te qytetit te
kultures dhe nese nuk tregohet kujdesi vecante
,atehere kultura e Shkodres
do te kthehet ne nje barre te vertete dhe jo
element integrues dhe jo nje
qytet atraktiv.
Po permendi nje fakt qe e kam shkruar edhe nje
here Shkodra e ka krijuar
banden muzikore vetem 30 vjet pas Dubrovnikut.
Pra ne fushen e muzikes ka
patur nje vend te rendesishem jo vetem tek ne por
edhe ne rrajon.
Keto elememte,dhe te tjere qe jane mjaft
sinjifikativ,jane celsa te arte e
qe duke ju shtuar edhe te tjere ne plan kombetar
si Konica ,Fishta
,rilindasit tone dhe indoeuropianizmi jone
gjuhsore, Kadareja dhe kultura
jone me e vjetra ne rrajon pa dyshim do te ishin
dipllomatet tone me te mire
perfshires.
Cdo kulture ne vetvete eshte barre e nje
identiteti te caktuar.Prandaj
kerkohet te ruhet pasi tregon identitetin e
caktuar.Dhe pikerisht keto
identitete me teper i kane bashkuar se ndare
kombet.
Disa miqve te mij muzikante Emir Kosturica
,rregjizori qe lot edhe me nje
grup etno,i pyeti para disa kohesh Cila eshte
muzika e juaj pasi ajo
tingellon si e jona?
Ne fakt kulturat komunikojne sic komunikojne
njerezit,mallrat idete dhe ne
kete kontekst nuk mund te flasesh per kufij te
prere.Por ky fakt na obligon
me shume qe ta ruajme identiken e tradicionalen
me profesionalizem qe te
dallohet prej kulturave te tjera. Ky obligim nuk
e perjashton globalen te
perparuaren dhe modernen,pasi globalja po kthehet
pjese e sistemit boteror e
pa dyshim edhe ne rajonin tone ka vendin e saj.
Para , nje viti ne Shkoder zhvilloi nje koncert
nje grup kroat,folklori. Ato
ruanin me fanatizem muziken dhe vallet e tyre
bile qe prej 30 vitesh qe
ishin krijuar. Dihet tashme qe Kroacia eshte
kandidate per antarsim te
shpejte ,por identiteti kroat eshte ne qender te
vemendjes.
Keto shembuj tregojne qarte qe kultura dhe
tradita duhet te ruhen dhe te
cohen perpara se vetem keshtu kthehen ne elemente
progresiste dhe celesa per
integrimin ne BE.
Por i gjithe proces lyp ndihmen e medias qe ka
nje rrol
determinat,shtetit,biznesit dhe mbi te gjitha te
specialisteve te fushes se
kultures e qe nuk mungojne.




2.Politikat kulturore ne tranzicion dhe aspektet
e saj zhvilluese.

Per te pasur nje politike te qarte kulturore ne
tranzicion, duhet te
vleresohen me kujdes disa aspekte te cilat
ndikojne ne zhvillimin e saj.
Per ndertimin e nje politike kulturore
bashkekohore,duhet te jete i qarte
misioni i kultures ne shoqerine kontemporaneSi
rezultat duhet te ndertohen
strategjite,instrumentet me te cilet duhet te
operohet dhe te planifikohen
mekanizmat.Politikat kulturore ne tranzicion jane
duke u perballuar me dy
kerkesa antagoniste.
A. Kthimi ne vlerat kulturore kombetare, theksimi
i identitetit kulturor
kombetar dhe
B. Lufta kunder izolimit dhe bashkimi me Europen
e perparuar dhe boten e
tregut te artit kontemporan.
Ne realitet ka nje konflikt ndermjet pikpamjeve
lokale dhe globale,ndermjet
tradites dhe novacionit.Disa aspekte,te kesaj
ceshtje, pra te ketyre
konflikteve ,duhet te merren ne konsiderate.
Aspekti ideologjik.Ne te mund te rendisim disa
fenomene ,postkomunizmi,
,interkulturalizmi dhe zhvillimi i shoqerise
civile.
Aspekti social. Konsiston ne krijimin e vendeve
te punes,lufta kunder
perjashtimit te artit dhe insrtrumentalizimi i
artit per qellime te
ndryshme.
Aspekti strategjik perben boshtin e te gjthe
aspekteve.Kultura konsiderohet
si zemra e politikes se zhvillimit
Aspekti kreativ,stimulimi i zhvillimeve artistike
qe te kene baze
kreativitetin kulturor.
Aspekti institucional,mbeshtetet ne tranzicionin
institucional dhe ne
institucionet e reja te krijuara.
Aspekti ekonomik ka te beje me subvencionet dhe
cmimet efikase.
Aspekti fiskal,eshte i lidhur me taksat
,perfitimet prej tyre dhe stimulimi
i sponsoreve. Taksa 1% per kulturen.
Aspekti legjislativ lidhjet e ligjit te kultures
me ligjet e tjera.
Aspekti media,kultura dhe media dhe industria
kulturore .
Ne periudhen tranzitive i rendesishem eshte
ndertimi i nje platforme afat
mesem dhe afat gjatedhe ndertimi i institucioneve
kulturore per te realizuar
zhvillimin intensiv bashkekohor .
Esenciale eshte dhe zhvillimi i kultures lokale
vendase ne maredhenie me ate
kombetare dhe e krahasuar me ate europiane
rajonale.
Nje element me rendesi eshte edhe krijimi i
rretheve kulturore ,ku ne qender
duhet te jete kultura elitare profesionale dhe
grupimeve te tjera ti jepet
vendi qe i takon larg banales dhe kulture pa
destinacion.
Natyrisht ne kapitalizem kultura merr vlera te
tjera.
Natyrisht ne ekonomine e tregut dhe shoqerite
industriale prioritare mbetet
ekonomia .Si rezultat ekonomite e zhvilluara kane
edhe kultura te
zhvilluara,por nuk eshte pa vend edhe thenja e
nje shkrimtari te madh qe
shkruante se Shteti qe vret mendjen per politiken
,ekonomine ,e klasat
sociale eshte i pashpirt,pra shte i destinuar te
vdese.Shteti duhet ti
perulet kultures dhe njerzve ter saj ashtu sic
princat mesjetar shkonin per
keshilla ne manastire.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495922

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page