Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Skeder Strica
Skeder Strica E-mail
Sunday, 01 July 2007

skender_strica.jpgKulturė -- Artistė tė Shkodrės.
Strica, nė ndjekje tė piktorėve tė famshėm shkodranė.
Piktori i ndjesive tė forta tė artit shkodran
Skėnder Strica dhe “Rozafa Art Galery” janė tashmė njė realitet vėrtetues dhe tepėr me nivel pėr tė besuar se qyteti i madh i veriut, vazhdon qėnėsinė cilėsore tė pikturės tradicionale dhe moderne shkodrane. Strica si nxėnės i piktorėve tė shquar shqiptarė Sadik Kaceli dhe Naxhi Bakalli ėshtė pėrcaktuar si njė prej ndjekėsve tė piktorėve dhe nė Tiranė ai ka kryer mėsimet nė 1974. Njė vit mė vonė ka punuar si mėsues vizatimi nė B.Curri dhe aty ka hapur edhe ekspozitėn e parė vetjake. Mbasi kthehet nė Shkodėr punon si projektues piktor nė senjalistikėn rrugore, por ai merr pjesė nė tė gjitha ekspozitat lokale dhe kombėtare, ku nuk i mungon pėrkrahja e piktorit tė madh shqiptar Kujtim Buza. Nė saj edhe tė lejeve tė krijimtaris, punėt e tij shikohen nė tė gjitha galeritė e kohės, por nė atė tė Shkodrės ku janė 11 punime dhe po ashtu shumė nė institucione.Strica nė 1993 shikon se piktura ėshtė arti i vėrtetė dhe profesionisti tashmė duhet tė jetė i lirė. Me pasionin e tij pėr pikėrisht pikturėn, ai nė kėtė vit braktis punėn e shtetit dhe fillon profesionin e lirė si piktor, por njėkohėisht ndjek edhe bisnesin e njė prej butikėve tė parė tė modės nė qėndėr tė Shkodrės.


Mbas viteve 97-98 Skėnder Strica me familjen e tij emigron nė Maltė dhe aty fillon menjėherė punė si mėsues pikture nė “Euro Institute of Music & Art” ku vazhdon njė vit dhe mė pas merr ofertėn pėr tė punuar nė kompaninė mė tė madhe tė interiorėve tė Maltės “Artec Contract Design” dhe aty vazhdon pėr tre vite si piktor.
Por nė vėndin e vogėl Strica u vendos nė qėndėr tė vėmėndjes pėr artin e tij tė pikturės. Nė Vitin 2001 ai sėbashku me piktorin e mirėnjohur maltes Francis Galia hap ekspozitė tė pėrbashkėt. Nė pėrurimin e saj merr pjesė edhe presidenti i asaj kohe Guido de Marko, i cili mbetet me vlersime tė larta pėr piktorin shkodran dhe artin e tij tė pikturės real-pozitiviste me njė cilėsi tė lartė penelate dhe impresioni mbi natyrėn dhe kulturėn maltese.
Mbas kėtij momenti ai merr zyrtarisht porosinė nga presidenca maltese pėr ti bėrė portretin zyrtar pikėrisht presidentit maltes tė asaj kohe Guido de Marko tė cilin e realizon nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe dorėzimi i saj nė njė takim tė veēantė, ėshtė komentuar edhe nga TV shtetėror maltes.
Sukses nė shtetin e vogėl dhe tė kulturuar maltes, ka qėnė edhe ekspozita personale nė Zebug ku koleksionisti maltes John Bonici i blen Stricės 16 punime nga 24 tė tilla tė paraqitura.
Mbasi kthehet nė Shkodėr nė vitin 2005-sė hap galerinė e tij “Rozafa Art Galeri” e cila kthehet nė qėndėr tė rėndėsishme nė aktivitetet kulturore, pėrurimesh, ekspozita dhe takime artistike nė pėrgjithėsi.
Aty janė hapur njė sėrė ekspozitash tepėr tė sukseshme tė disa piktorėve dhe skulptorėve profesionistė tė Shkodrės dhe tė vėndit. Strica merr pjesė nė shumė ekspozita jashtė shtetit si nė Maubeuge tė Francės, por edhe nė Gembioux tė Belgjikės dhe tė dy aktivitetet e fundit nė 2007 janė organizuar nga “Academie Europeenne Des Arts”.
Skėnder Strica ėshtė sot anėtar i bordit drejtues tė muzeut tė parė privat nė Tiranė “Mezuraj Muze” dhe ėshtė njė ndjekės i vazhdueshėm i artit tė pikturės dhe eksponatėve tė tij nė Shqipėri.
Por pika kulmore e tij ėshtė ekspozita e fundit e paraqitur artėdashėve shkodranė nė ekspozitėn vetjake “Liqeni i Shkodrės” ku 21 punime kanė bėrė risinė nė pikturėn shkodrane, sepse kanė paraqitur 21 interpretime artistike tė motiveve tė shumta pėrreth dhe pėr liqenin e Shkodrės.
Kjo ekspozitė kishte vizitues dy ministra tė mjedisit tė Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, si dhe shumė personalitetet vėndore sėbashku me shumė artdashės dhe kolegė shkodranė.
skender_strica2.jpg .......
Strica ėshtė njė pasues i tė mėdhenjve tė pikturės shkodrane, por sidomos i apasionuar i tė famshmit Ismail Lulani pėr tė cilin arriti tė hapė edhe njė ekspozitė tė punėve tė artistit tė mrekullueshėm. Duke qėnė njohės i katėr gjuhėve tė huaja , Strica ėshtė edhe njė njohės i tė rejave dhe lartėsive nė pikturėn botėrore dhe njė person i prekėshėm nė realitetin shpesh herė gri tė qytetit tė tij Shkodėr.
Nė punimet e tij, Shkodra ėshtė parqitur si njė hymnizim i bukurisė natyrore dhe njerzore nė kohė. Kompozimet e tij, tė cilat bashkojnė kohėn dhe e hedhin nė beze, duke e paraqitur qytetin nė njė rrafsh kohor, por me tė gjitha vlerat e ndryshimit njerzor dhe monumental nė shekuj janė tepėr tė kėrkuara nė Shkodėr dhe Shqipėri.
Strica rebelohet dhe ka mendimin se qeveritė e kanė harruar Shkodrėn, duke qėnė tepėr kritik. Strica ka keqardhje tė thellė pėr qytetin qė tashmė nuk ka njė pallat tė trajtimit tė kulturės nė qytet, nuk ka njė galeri tė vėrtetė arti, nuk ka njė muze, njė klub shumė sportėsh, pa njė shkollė tė vėrtetė arti. Nė fakt sipas Stricės tė gjithė janė, por nė asnjė mėnyrė nė gjėndjen e tyre aktuale nuk mund tė konsiderohen tė mirėfillta dhe cilėsore. Ashtu si pėr shkatėrrimin ekologjik qė po i bėhet natyrės sė mrekullueshme shkodrane, piktori i artit tradicional por edhe modern shkodran, kritikon politika aspak zhvilluese nė qytetin qė sipas tij “do ta kishin lakmi edhe vėndet mė tė zhvilluara tė botės”.

Nė punėt e tij, bie nė sy tendenca pėr interpretim tė lartė tė qytetit tradicional, rrugėve dhe pjesazhit nė pėrgjithėsi. Strica ka mundėsinė pėr tė paraqitur te dashamirėt e pikturės, nivelin e lartė tė tablosė dhe mendimit modern, me ngjyrat herė tė nxehta, por edhe tepėr tė afėrta me mendimin e sinqertė tė tij pėr Shkodrėn. Strica ėshtė nga piktorėt e pėrveēėm qė nuk ul nivelin e punėve, e zakonshme kjo pėr shkak tė mbijetesės dhe pikėrisht kjo i bėn nder profesional atij. Nė ekspozitėn e fundit, ranė nė sy punė cilėsore tė njėpasnjėshme qė kishin brėnda edhe hopin cilėsor tė tij profesional, por edhe krahėsushmėrisht me idenė mbi natyrėn dhe liqenin, ai arriti tė bėhet i pa konkurueshėm me 21 punime. Strica ėshtė fortėsisht vetja dhe kjo shihet nė meditimet e shumė personaliteteve nė art e kulturė por edhe nė politikė, qė kanė nėnshkruar nė galerinė e tij.
Skėnder Strica vazhdon artin e tij tė pikturės shkodrane me pasionin e ndjekjes sė mjeshtrave tė mėdhenj. Nė realizmin gjithmonė nė kėrkim dhe modern tė tij, shihen vazhdimisht punė ku mendimi nuk ėshtė asnjė hap pas bukurisė sė natyrės, dhe fantazia pėrpara shpesh realitetit tė zymtė qė koha imponon nė kryqėndrėn e veriut dhe njė nga kryeqėndrat e pikturės shqiptare, qė quhet Shkodėr.

Besi Bekteshi






 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 100%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 40°
Barom.: 1008.1 mb
NE
Vizitore: 1496567

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page