Intervista
Cungu: Shkodra deficit investimesh | Cungu: Shkodra deficit investimesh |
|
| Monday, 25 June 2007 | |
|
-Intervistė me
Prefektin e Qarkut tė Shkodrės, Maxhid Cungu -Nė kėtė intervistė tė ditėve tė fundit, Prefekti i Qarkut tė Shkodrės Maxhid Cungu pohon se fillimi i punimeve pėr riparimin dhe ndėrtimin njėherėsh tė 5 rrugėve nga mė kryesore tė qytetit tė Shkodrės erdhi si pasojė e defiēitit nė investime qė kishin krijuar qeveritė e shkuara tė sė majtės nė kėtė qytet. Nga ana tjetėr, nė njė mbledhje tė thirrur prej tij nė mars tė kėtij viti, Prefekti i Shkodrės Maxhid Cungu sqaron se nė bashkėpunim me entet investiture si Bashkia, Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit, Ndėrmarrja e Rrugė-Kanalizimeve, KESH-i si dhe Filiali i ALBTELEKOM-it tė Shkodrės do tė mundėsojė kompletimin njėherėsh nga ana infrastrukturore tė kėtyre rrugėve, pa qenė mė nevojė qė tė ndėrhyhet vend e pa vend nė llogari tė gjithsecilės ndėrmarrje. Ndėrsa nėė mbyllje, Cungu siguroi se jo vetėm qė nuk do tė kishte zgjatje tė afateve tė punimeve nga kompanitė ndėrtuese por pėrkundrazi pėrshpejtim tė tyre. -Qė prej 6 muajsh, 5 mga rrugėt mė kryesore tė qytetit tė Shkodrės, duke pėrfshirė kėtu edhe rrugėn hyrėse, po vijojnė tė rikonstruktohen nė njė kohė qė automjetet kėrkojnė qė tė qarkullojnė ēdo ditė dhe kjo ka sjellė edhe ērregullim.Ēmund tė na thoni pėr ndikimin e institucionit tė Prefekturės nė lidhje me pėrmirėsimin e kėtij moskoordinim?
-Siē e pohuat edhe ju vetė, nė fundin e vitit 2006 qeveria shqiptare akordoi fonde pėr njė sėrė investimesh tė konsiderueshme nė infrastrukturėn rrugore tė qytetit tė Shkodrės, gjė e cila, pėr fat tė keq nuk ishte parė prej shumė vitesh.Ne shkurt tė kėtij viti, institucioni i Prefektit ka ndėrmarrė njė inisiativė nė bashkėpunim me entet investiture si Bashkinė, Ndėrmarrjen e Ujėsjellėsit, Ndėrmarrjen Rrugė-Kanalizimeve, KESH-in si dhe Filialin e ALBTELEKOM-it tė Shkodrės pėr tė bėrė kompletimin nga ana infrastrukturore tė kėtyre rrugėve.Kjo pasi jo rrallė ka pasur riparime apo ndėrtime tė rrugėve dhe vetėm 2-3 vjet mė pas, njėra prej ndėrmarrjeve tė mėsipėrme kanė qenė tė detyruar qė tė ndėrhyjnė pėr tė rregulluar infrastrukturat e tyre pėrkatėse.Po ashtu janė bėrė disa mbledhje edhe me pėrfaqėsuesit e investitorėve dhe janė pėrgatitur projektet.
-Si rrodhėn ngjarjet pas muajit shkurt 2007 qė sapo cituat?
-Nė muajin mars ėshtė bėrė njė kėrkesė nė Ministrinė e Transporteve dhe tė Punėve Publike pėr shtim tė fondeve e cila na u prit mirė.Kėrkuam 83 milionė lekė nė bashkėpunim me kryetarin e bashkisė dhe deputetėt e Shkodrės.Ministri i atėhershėm i Transporteve, Lulzim Basha na priti mirė.Si rezultat, ėshtė vėnė nė lėvizje procedura pėr akordimin e kėtij fondi.Projekti ynė u miratua nga komisioni i granteve konkuruese.
-Ju sapo pohuat se iu miratua edhe fondi shtesė.Me njė llogjikė tė thjeshtė i bie qė fondi i konsiderueshėm fillestar prej disa miliona dollarėsh i akorduar nga qeveria shqiptare qė nė nėntor tė vitit 2006 pėr riparimin dhe ndėrtimin e kėtyre 5 rrugėve paska qenė i pamjaftueshėm?
-Fondi fillestar ka qenė i mjaftueshėm pėr objektin pėr tė cilin u pat kėrkuar, pra pėr riparimin dhe ndėrtimin e 5 rrugėve.Kurse fondi qė kėrkuam nė mars prej 83 milionė lekėsh do shėrbejė pėr rregullimin infrastrukturor tė kėtyre rrugėve.
-Ndėrkohė pas mbledhjes koordinuese qė keni zhvilluar me pėrfaqėsues tė Bashkisė, KESH-it, ALBTELEKOM-it, si dhe ndėrmarrjeve tė ujėsjellėsit dhe rrugė-kanalizimeve, a mund tė jenė tė siguruar qytetarėt shkodranė se kėto ērregullime nuk do tė pėrsėriten mė nė tė ardhmen?
-Mendojmė se tashmė ėshtė krijuar njė eksperiencė.Kjo do tė thotė qė projektet qė paraqiten nė qeveri do tė jenė projekte tė kompletuar qė do tė pėrmbajnė tė gjitha elementet e nevojshėm nė mėnyrė qė tė mos kemi mė kthim nė kohė ashtu siē ka ndodhur mė parė.
-Le tė ndalemi pak tek rruga kryesore hyrėse e qytetit tė Shkodrės qė ėshtė ende nė rikonstruksion.A mund tė na thoni jjė afat tė pėrfėrt se kur mund tė pėrfundojė krejt?
-Me sa jam nė dijeni, kontratat kanė afate tė ndryshme sipas volumit tė punimeve, natyrės sė tyre dhe kuptohet qė ata variojnė nga njėra-tjetra.Nuk kam informacion se janė kaluar afatet e pėrfundimit tė rrugėve nga firmat.Pėrkundrazi ka pėrshpejtim tė ritmit tė punimeve.Rruga pėr tė cilėn mė pyesni ėshtė planifikuar tė pėrfundojė sipas kontratės nė dhjetor tė kėtij viti ndėrkohė qė firma kontraktuese ėshtė angazhuar qė ta mbarojė nė muajin gusht, pra pas 2 muajsh.
-Nė mbyllje, a nuk do tė ishte mė mirė qė kėto rrugė tė punohej nė periudha tė ndryshme e jo kėshtu siē po veprohet qė prej 6 muajsh nė tė pesta njėherėsh.Pra sikur tė kishte patur njė shpėrndarje kohore nė mėnyrė qė edhe problemet dhe vėshtirėsitė nė qarkullim tė ishin mė tė lehta?
-Ne bėjmė fjalė pėr njė fond qė ėshtė akorduar nga qeveria shqiptare nė gjysmėn e dytė btė vitit 2006 pėr arsye sepse atėherė u krijuar njė buxhet shtesė.Pėrmenda edhe njė herė qė Shkodra ėshtė favorizuar ngaqė ka pasur njė defiēit nė investime pėr vite e vite me radhė nga qeveritė e majta Pra ajo u favorizua pėr tė rindėrtuar infrastrukturėn e dėmtuar.Unė besoj qė do tė shfrytėzohet me efektivitet koha pėr ndėrtimin dhe riparimin e kėtyre rrugėve nė njė afat optimal dhe nuk do tė jetė e nevojshme tė na zėrė vjeshta me rrugė tė papėrfunduara.
INTERVISTOI: ARBEN LAGRETA
|
| Mėsojmė dhe argėtohemi |
|
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423. |
| Giffoni Film Festival |
|
Shkoder Tetor 2008 |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WSW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |