|
Totalitarizmi eshte secili nga ne,
Nga: Gilman Bakalli
KKRT shkeputi para disa ditesh per here te dyte apo te trete sinjalin e transmetimit ne Tarabosh per Top Channel dhe Vizion Plus. Qytetaret nuk bezajne me. Ligji per gjobat kaloi te henen me nje shumice parlamentare ne zgrip. Biznesi nuk bezan me. Prej kohesh kontrata midis qytetareve dhe KESH-it eshte shkelur sistematikisht nga kjo e fundit duke bere qe shqiptaret te paguajne per nje energji qe nuk e marrin dhe per aparatura elektrike te demtuara per shkak te tensionit te ulet. Qytetaret nuk bezajne me. Lista e fakteve qe evidentojne arrogancen e pushtetit eshte sigurisht e gjate e une nuk kam ndermend te merrem nje per nje me secilin rast, por do te ndalem pak ne nje fenomen, i cili po merr permasa te frikshme ne Shqiperi: fenomenin e te ndenjurit menjane perballe arbitraritetit te institucioneve shteterore.
Me gjase, virtyti qe na ka munguar, ose me mire qe nuk eshte
manifestuar edhe me aq dinjitet qe nga koha e rrezimit te diktatures,
eshte guximi qytetar..Kemi pare guxim ne mosrespektimin e ligjit, guxim ne shkeljen e te
drejtave, guximin ne arritjet e niveleve te reja te korrupsionit, guxim
ne zgjerimin e permasave te kriminalitet, guxim ne tjerrjen e
mashtrimeve te medha financiare, etj. Pra, kemi pare gjithfare
mutacionesh te konceptit mbi guximin, por ate lloj guximi qe lipset per
nje vend demokratik, ate per te cilin ia vlen te flitet pernjemend, ate
qe e shtyn perpara nje shoqeri njerezore, nuk e kemi pare.
E kam fjalen per guximin qytetar.
Duke na munguar guximi qytetar, mund te thuhet se te gjitha llojet e
tjera te guximeve nuk kane vlere. Ne nje shoqeri te perparuar
njerezore, ka vetem nje lloj guximi, ai qe quhet guxim qytetar. Nese do
te qe e mundur qe secili te jetonte per hesap te vet, guximi qytetar
s’do te qe fare i nevojshem, dhe rendi ne te cilin do te jetonim, do
mund te quhej gjithçka perveçse demokratik, si per shembull bujkrob apo
feudal. Persa kohe qe ky lloj guximi te na mungoje, nuk kemi pse shesim
fare mend se zoterojme virtyte te tjera, sepse, siç thote Winston
Churchill, “Pa guximin, te gjitha virtytet e tjera e humbasin vleren“.
Duke pare nivelin e ulet te guximit qytetar, me keqardhje jam i prirur
te besoj, se as dhe permbysja e sistemit totalitar nuk duhet te kete
ardhur edhe aq si pasoje e vullnetit dhe guximit tone qytetar! Thjesht
na u propozua sistemi demokratik dhe ne e pranuam si diçka te panjohur,
ose na u imponua dhe e pranuam pa deshire. Ose thjesht lejuam te
ndodhte!
E rende te thuhet, por kam pershtypjn se demokracia iu nderkall
perdhunshem stilit tone te jetes e ndergjegjes shoqerore, e se dashuria
jone e vertete mbetet diktatura! Per pesedhjete vjet rresht, u mesuam
qe pushteti totalitar te merrte persiper gjithçka tonen: lirine, te
drejten e te jetuarit, te drejten e fjales, e deri dhe te drejten e te
menduarit.
Me sa duket, e kjo s’eshte fort hamendje, totalitarizmi ndryshoi vetem
termat, sepse ne te vertete ai zuri kryet e vendit ne ndergjegjen tone
shoqerore.
Fromi thote se, rrafshi mbi te cilin mund te zhvillohen totalitarizmi
eshte paaftesia per te nderhyre ne menyre krijuese ne vendimet qe kane
te bejne me jeten e individit dhe te bashkesise. Ja, nga kjo paaftesi
vuan edhe shoqeria shqiptare! Prej ketu mund te thuhet se kushtet per
instalimin e nje sistemi totalitar jane te hapura. Duke vazhduar te
flasim me gjuhen e Fromit, rezulton se sa me egoiste jane interesat
tona, aq me me shume maturi sillemi, aq me mire gjykojme. Por, nuk
bejme te njejten gje kur jane ne loje interesat shoqerore, sepse ne
kete rast duam te udhehiqemi, duam ta leme veten te lire, te kemi dike
qe flet ne vend tone. Pra, jemi te kujdesshem e te guximshem vetem kur
eshte fjala per çeshtje personale, raste ne te cilat behemi te urte apo
te guximshem.
Aq e vertete eshte kjo, sa kur shohim dike qe thote diçka, apo kryen
ndonje gjest antikonformist qe i sherben jo atij vete por komunitetit,
ne do ta quajme ose te marre, ose njeri qe ka zbuluar nje menyre te
sterholluar per te punuar per veten!
Duke iu refereuar se paku ketyre gjashtembedhjete viteve te fundit,
rezulton se shqiptaret reagojne vetem per çeshtje vetiake, por rralle e
asnjehere per çeshtje te bashkesise. Ose, thene ndryshe, shqiptaret
jane gati te hapin çdolloj konflikti me kedo, por jo me shtetin. Ka nje
panik ndaj shtetit dhe çdolloj autoriteti, nje panik qe per pesedhjete
vjet rresht eshte ulur kembekryq ne ndergjegjen e tij!
Totalitarizmi e ka hedhur faren e tij, e cila ka mbire tashme. Heshtja,
menjanimi, terheqja, indiferenca, jane troje pjellore ku totalitarizmi
harliset. Josep Ramoneda flet per totalitarizmin e te ndenjurit
menjane. Jo vetem qe nuk luftohet, por as nuk konsiderohet fare si
semundje, duke qene se ne nje fare menyre ushqehet dhe mirembahet nga
vete masat. Mund te thuhet se totalitarizmi ka zbritur ne bazen e
shoqerise sone, aq sa duhet te flitet per totalitarizem qe e ushqejne
vete masat. E s’ka dyshim se kjo eshte forma me e frikshme e
totalitarizmit.
Hannah Arendt thote se ne regjimet totalitare individet jane si
therrmija rere te padallueshem nga njeri-tjetri. Percaktim i sakte! Ja,
prej kesaj gjendjeje shoqerore vijme edhe ne shqiptaret, e druaj se
kete gjendje vijojme ta trashegojme, duke qene se opinioni publik
pothuajse mungon fare.
Megjithate, duhet thene nuk mungojne individet pernjemend te lire, qe
prihen nga ide e qendrime antikonformiste e antitotalitare, por duke
qene pak, shume pak, e sidomos e duke qene te keqkuptuar, keta shihen
si donkishote apo njerez te semure. Me gjase, ne thelb, te gjithe e
admirojne guximin, madje edhe ate qytetar, por nuk do te donin te
viheshin ne rolin e te rrezikuarve, e duke qene vete te pamundur, dine
te lexojne vetem pamundesi edhe tek te tjeret..
Provoni te beni diçka qe, jo vetem i kapercen por dhe i rrezikon
interesat vetiake ne sherbim te te tjereve. Pergjithesisht te tallin e
te quajne teveqel, ndersa ne rastin me te mire, individet qe duhej te
ishin mbeshtetesit e tu natyrale, vijne e te thone: “Ke luajtur mendsh?
Ç’te duhet ty kjo pune? Pse rrezikon? Le ta beje ndonje tjeter?“. Dhe,
mbasi te keshillojne te rrish urte e bute, ulen ne ndonje kafene dhe
thone se Shqiperia nuk behet!“. E drejte! Si mund te behet?! Normale qe
nuk mund te behet, me njerez, te cilet, me vetedije apo pa vetedije, me
friken, konformizmin dhe heshtjen e tyre, e mekojne shtazen e ndyre te
totalitarizmit. Si munden keta njerez te jene kunder totalitarizmit, e
per me teper si munden keta njerez ta luftojne totalitarizmin? Nuk
munden, sepse ne radhe te pare duhet te luftojne kunder vetes se e
tyre, kunder totalitarizmit qe gjallon ne ndergjegjen e tyre, ne friken
e tyre.
Teozofja e madhe, Helena Blavatsky, ka thene: “Te gjithe njerezit jane
si pjeset e te njejtit trup, prandaj kush perpiqet te shkaterroje te
tjeret, vepron njelloj sikur dora e djathte te perpiqej te prente doren
e majte. Kush vjedh te tjeret, vjedh veten, kush mashtron te tjeret
mashtron veten, sepse te tjeret ekzistojne ne ne dhe ne ekzistojme tek
te tjeret“.
Duke i pare gjerat nen kete drite, duhet te bindemi se totalitarizmi
nuk eshte diku apo atje, nuk eshte thjesht nje statistike historike,
por nje virus qe gjallon ne mungesen e hapesires publike, ne heshtjen
meskine, ne interesat e vockla egoistike, ne shpresen se jane te tjeret
ata qe duhet te bejne diçka per ne, ne lenien e vetes ne dore te
autoritarizmit, ne pasivitetin, ne friken, ne sigurine e verber, ne
mungesen e plote te lirise se fjales e te veprimit. Ne mundesi,
totalitarizmi eshte secili prej nesh. Semundja me e fundit e Shqiperise
eshte totalitarizmi i te ndenjurit menjane.
|