Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Projekte arrow Mundesite qe ofron programi YOUTH (Rinia) i Bashkimit Europian
Mundesite qe ofron programi YOUTH (Rinia) i Bashkimit Europian E-mail
Wednesday, 15 February 2006
Mundesite qe ofron programi YOUTH (Rinia) i Bashkimit Europian

Zhvillimi i projekteve me të rinj nga vendet e Bashkimit

Evropian dhe Evropa Juglindore

1

Mundësitë që ofron Programi YOUTH (RINIA) i Bashkimit Evropian

Përmbajtja:

Mundësitë pë bashkëpunim me Evropën

Juglindore

�� Çfarë është programi YOUTH (RINIA)?

�� Çfarë projektesh mbështet ky program?

�� Shtetet që mund të bashkëpunojnë me

Evropën Juglindore

�� Kush mund të marrë pjesë?

�� Objektivat kryesore për bashkëpunim me

Evropën Juglindore

�� Rregullat dhe kriteret për aktivitetet

�� Procedura e aplikimit për projektet që

përfshijnë Evropën Juglindore

�� Financimi

Programi YOUTH (RINIA) – Shembuj projektesh konkretë me Evropën Juglindore

Ku mund të gjeni më shumë inoformacion?

Mundësite për bashkëpunim me Evropën Juglindore

Çfarë është programi YOUTH?

Programi YOUTH i Bashkimit Evropian u jep të rinjve mundësinë të mobilizohen dhe të marrin

pjesë aktive në ndërtimin e Evropës. Programi ka për qëllim të kontribuojë në ndërtimin e

"Evropës së diturisë" dhe të krijojë një arenë Evropiane për bashkëpunim në zhvillimin e

politikave rinore, të bazuara në edukimin joformal. Ky program inkurajon konceptin e të mësuarit

gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin e aftësive dhe kompetencave, të cilat promovojnë qytetarinë

aktive.

Programi YOUTH synon të arrijë dhe të mbajë një ekuilibër ndërmjet zhvillimit personal të të

rinjve dhe aktiviteteve të përbashkëta (kolektive) në mënyrë që të nxisë:

�� integrimin e tyre në shoqëri dhe shprehjen e frymës së iniciativës rinore

�� përvetësimin e diturive, aftësive dhe kompetencave, si dhe njohjen e vlerave të

përvojave të tilla

�� shprehjen e solidaritetit dhe luftën kundër racizmit dhe ksenofobisë

�� mirëkuptimin e të rinjve për shumëllojshmërinë e kulturës sonë të përbashkët evropiane,

trashëgiminë dhe vlerat themelore të përbashkëta

�� zhdukjen e diskriminimit dhe vendosjen e barazisë dhe

�� dimensionin evropian në projektet të cilat kanë ndikim pozitiv në nivel lokal.

Programi YOUTH ofron mbështetje financiare për projektet e të rinjve dhe ofron informacione,

trajnime dhe mundësi per zhvillimin e partneriteteve të reja në Evropë dhe më tej.

2

Cilat projekte mbështet programi YOUTH?

Veprimi 1 - Rinia për Evropën:

Në shkëmbimet rinore, grupet e të rinjve mund të takohen për të hulumtuar temat e përbashkëta

dhe të mësojnë rreth kulturava të njëri-tjetrit.

Veprimi 2 - Shërbimi Vullnetar Evropian (SHVE/EVS):

Të rinjtë mund të kalojnë deri 12 muaj jashtë shtetit të tyre si vullnetarë të Evropës duke

ndihmuar në projektet lokale të fushave të ndryshme.

Veprimi 3 - Iniciativat rinore:

Të rinjtë mund të marrin mbështetje për të zbatuar një projekt në nivel lokal duke shprehur

krijimtarinë e tyre dhe frymën e iniciativës.

Veprimi 4 - Aktivitete të përbashkëta:

Mbështetje për iniciativa ku jharmonizohen: programi SOKRATES (edukim), programi

LEONARDO DA VINÇI (trajnimin profesional) dhe programi “YOUTH / RINIA” (edukim joformal).

Veprimi 5 - Masat mbështetëse:

Mbështetje për akvititete (kurse trajnimi, vizita studimore, seminare etj.) të cilat konsolidojnë ose

rrisin përfitimet e veprimtarive të tjera të Programit YOUTH dhe rrisin cilësinë e projekteve

rinore.

Shtetet e Evropës Juglindore që mund të bashkëpunojnë në këtë program:

Programi YOUTH synon kryesisht rritjen e partneriteteve ndërmjet vendeve të Programit. Në

kushte të caktuara Programi është i hapur edhe për Shtetet Partnere (ose “Vendet e treta”) në

Evropë e më tej.

Shtetet Partnere në Evropën Juglindore janë:

Shqipëria,

Bosnja dhe Hercegovina,

Kroacia,

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë,

Serbia dhe Mali i Zi (përfshirë Kosovën, nën kujdesin e

Kombeve të Bashkuara, sipas Rezolutës 1244, datë 10

qershor 1999 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të

Bashkuara)

Organizatat nga Shtetet Partnere të Evropës Juglindore mund të marrin pjesë në projekte të

përbashkëta me organizata nga Shtetet e Programit.

Shtetet e Programit përfshijnë:

25 shtetet anëtare të BE

Austria, Bekgjika, Qipro, Republika Çeke,

Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca,

Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia,

Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu,

Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia,

Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia,

Anglia

3 vendet anëtare të EFTA/EEA

(Organizata Evropiane për Tregti të Lirë /

Zona Ekonomike Evropiane):

Islanda

Lihtenshtajni

Norvegjia

3 shtetet para pranimit

Bullgaria

Rumania

Turqia

3

Kush mund të marrë pjesë?

Të rinjtë e moshës 15/18 deri 25 vjeç

Punonjësit rinorë, udhëheqësit rinorë, trajnerët,

drejtuesit ose organizuesit e projekteve në

fushën e rinisë dhe edukimt joformal

Organizatat rinore jo-fitimprurëse

Organizatat e tjera jofitimprurëse, shoqata dhe

struktura me përvojë në fushën e rinisë dhe

edukimit joformal

Organizatat rinore evropiane të vendosura në

një nga shtetet e Programit dhe me degë në të

paktën 8 shtete tjera të Programit.

Objektivat kryesorë për bashkëpunimin me Evropën Juglindore.

Bashkimi Evropian përkrah aktivitetet rinore me Evropën Juglindore që:

�� Promovojnë paqen universale, dialogun, tolerancën dhe solidaritetin ndërmjet të rinjve,

�� Nxisin krijimin e partneriteteve afatgjatë dhe të qëndrueshëm,

�� Rrisin shkëmbimin e njohurive dhe përvojave rinore ndërmjet organizatave joqeveritare

dhe strukturave qeveritare në BE dhe në Evropën Juglindore,

�� Nxisin zhvillimin e sektorit vullnetar dhe të shoqërisë civile në Shtetet Partnere.

Aktivitetet duhet t`i ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë më mirë situatat dhe kulturat e tyre dhe t`i

ndihmojnë ata të zbulojnë identitetin e tyre.

Rregullat e përgjithshme për aktivitetet me Evropën Juglindore

Vetëm Veprimi 1 (Shkëmbimet Rinore), Veprimi 2 (Shërbimi Vullnetar Evropian) dhe Veprimi 5

(Masat Mbështetëse) janë të hapura për bashkëpunim me Shtetet Partnere

Projektet që përfshijnë partnerë nga Shtetet Partnere të Evropës Juglindore duhet të përfshijnë

edhe partnerë nga vendet e BE. Megjithatë, partnerët nga Evropa Juglindore nuk mund të bëjnë

projekte me partnerë nga Shtetet Partnere të rajoneve të tjera (si Evropa Lindore dhe Kaukazi

apo vendet e Euromed)

Aktivitetet mund të zhvillohen në secilin nga shtetet e përfshira në projektin përkatës.

Kritere të veçanta për Veprimtari të ndryshme

Veprimi 1 – Shkëmbimet Rinore

Shkëmbimet Rinore me Shtetet Partnere duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

�� Duhet të përfshijnë të paktën 4 shtete, 2 nga BE dhe 2 nga Shtetet Partnere.

�� Nëse shkëmbimi përfshin më shumë shtete, atëherë duhet të ketë balancë ndërmjet

Shteteve të Programit dhe atyre Partnere.

�� Në kushte të veçanta, përfshirja e vetëm një Shteti Partner është e justifikuar vetëm në

rastet kur në projekt marrin pjesë dy organizata/grupe nga i njëjti Shtet Partner por nga

kultura të ndryshme.

4

�� Projektet duhet të përfshijnë në total 16 deri 60 pjesëmarrës, pa përfshirë udhëheqësit e

grupit.

�� Grupet kombëtare duhet të jenë të balancuar dhe të përbëhen afërsisht nga i njëjti numër

pjesëmarrësish.

Veprimi 2 – Shërbimi Vullnetar Evropian (SHVE/EVS)

Projektet SHVE me Shtetet Partnere duhet të përfshijnë të paktën një Shtet Anëtar të BE. Të

rinjtë nga Shtetet e Programit mund të marrin pjesë në një projekt SHVE në një Shtet Partner

dhe anasjelltas. Të rinjtë nga Shtetet Partnere nuk mund të bëjnë SHVE në një Shtet tjetër

Partner.

Cilat janë strukturat e mundshme të projekteve?

1) Projektet SHVE/EVS dy dhe tripalëshe me Shtetet Partnere

Projektet SHVE dy ose tripalëshe me Shtetet Partnere janë projektet që përfshijnë organizata

dërguese dhe pritëse në dy ose tre vende. Aplikimet për projekte të tilla dërgohen pranë

Agjensive Kombëtare të prgramit YOUTH.

2) Projektet SHVE/EVS shumëpalëshe me Shtetet Partnere

Projektet SHVE shumëpalëshe me Shtetet Partnere janë për rrjete partnerësh nga Shtetet e

Programit dhe Shtetet Partnere, që punojnë sëbashku. Çdo organizatë joqeveritare, rrjet,

shoqatë apo njësi lokale, me parterë në të paktën 4 shtete mund të aplikojë. Aplikimet për

aktivitete të tilla duhet t`i dërgohen Komisionit Evropian.

Cilat janë kërkesat specifike?

1) Për projektet dy ose tripalëshe me Shtetet Partnere

Numri i vullnetarëve: 1 - 4 vullnetarë për aplikim. Jo

më shumë se 2 vullnetarë nga i njëjti shtet për

oganizatë pritëse.

Kohëzgjatja e shërbimit vullnetar: Normalisht, 6-12

muaj. Aktivitetet afatshkurtër (3 javë deri në 6 muaj)

janë të lejueshme vetëm nëse synojnë pjesëmarrjen

në SHVE të të rinjve me më pak mundësira.

2) Për projekte SHVE shumëpalëshe me Shtetet partnere

Përmbajtja e projektit: Projekti duhet të ketë një përmbajtje tematike të thellë dhe logjike.

Partnerët e projektit: Duhet të jenë të paktën 3 organizata dërguese në 3 shtete të ndryshme

dhe të paktën 2 organizata pritëse (ose nga i njëjti shtet ose nga 2 shtete të ndryshme).

Projektet e paraqitura duhet të përfshijnë partnerë (20%) që nuk kanë marrë pjesë më parë

në projekte SHVE.

Numri i vullnetareve: 5-20 vullnetarë, me origjinë nga të paktën 3 shtete të ndryshme. Jo më

shumë se 4 vullnetarë për oganizatë pritëse dhe jo më shumë se dy nga i njëjti shtet.

Kohëzgjatja e shërbimit vullnetar: Normalisht, 6-12 muaj. Aktivitetet afatshkurtër (3 javë deri

në 6 muaj) janë të lejueshme vetëm nëse synojnë pjesëmarrjen në SHVE të të rinjve me më

pak mundësira.

5

Sesionet e Trajnimit

Sesionet e trajnimit janë pjesë përbërëse e çdo projekti SHVE. Organizata koordinuese (dmth

aplikanti) është përgjegjëse dhe duhet të sigurohet që të gjithë vullnetarët të bëjnë trajnimin e

para nisjes, sapo-mbërritjes si dhe takimet afatmesme dhe mundësisht një takim për vlerësimin

përfundimtar.

Në vendet e programit, vullnetarët duhet të ndjekin trajnimin e para nisjes dhe sapo mbërritjes si

dhe trajnimet afatmesme të organizuara nga Agjensitë Kombëtare. Trajnimet e sapo-mbërritjes

mund të organizohen edhe nga vetë organizatat koordinuese (nëse kanë më shumë se 5

vullnetarë).

Qendra Burimore SALTO-YOUTH SEE organizon trajnime sapo-mbërritjeje për vullnetarët që

vijnë në Evropën Juglindore.

Veprimi 5 – Masat Mbështetëse

Masat Mbështetëse të hapura për Shtetet Partnere janë:

�� trajnimi praktik (puna vëzhguese)

�� vizitat e realizueshmërisë (fizibilitetit)

�� seminaret për vendosjen e kontakteve

�� vizitat studimore

�� seminaret

�� kurset e trajnimit

�� projektet që ofrojnë informacione për rininë

�� partneritetet dhe rrjetet ndërkombëtare

SHËNIM! Aktivitetet 1 (trajnimi praktik/puna vëzhguese) dhe 2 (vizitat e realizueshmërisë/

fizibilitetit), si dhe aktivitetet që synojnë të zhvillojnë projekte SHVE me Shtetet Partnere, nuk

duhet të përfshijnë patjetër katër shtete, por mund të përfshijnë edhe vetëm dy ose tre shtete.

Procedura e aplikimit për projektet që përfshijnë Evropën Juglindore.

Format e aplikimit mund të merren pranë Agjensive Kombëtare të Programit YOUTH, nga faqet

e internetit të Komisionit Evropian, Qendrës Burimore SALTO SEE dhe faqe të tjera interneti.

Njëra nga organizatat partnere merr përsipër të paraqesë projektin si dhe ta zbatojë atë. Për

projektet me Shtetet Partnere në Evropën Juglindore, organizata aplikuese duhet të jetë një nga

organizatat partnere nga Shtetet e Programit. Ajo dorëzon aplikimin në emër të të gjithë

partnerëve pranë Agjensisë Kombëtare ku do të bëhet përzgjedhja e projekteve

Organizata aplikuese merr të gjithë grantin për projektin dhe është përgjegjëse për të transferuar

tek secila organizatë partnere pjesën përkatëse të grantit. Gjithashtu, është përgjegjësi e kësaj

organizate raportimi dhe paraqitja e raportit përfundimtar financiar.

Për projektet e Veprimit 1 dhe 5, të cilat zhvillohen në një Shtet të Programit, aplikimi duhet të

bëhet nga organizata pritëse.

6

Afatet e aplikimit:

1 Shkurti për projektet qe fillojnë nga 1 Korriku deri më 31 Dhjetor

1 Qershori për projektet qe fillojnë nga 1 Nëntori deri më 30 Prill

1 Nëntori për projektet qe fillojnë nga 1 Prilli deri më 30 Shtator

SHËNIM! Qendra Burimore SALTO SEE nuk përfaqëson Agjensinë Kombëtare të Programit

YOUTH për Shtetet Partnere të Evropës Juglindore, dhe nuk mund të jetë burim financimi për

organizatat e këtyre shteteve. Megjithatë, Qendra Burimore SALTO SEE mund t`u ofrojë

informacione, t`i drejtojë dhe ofrojë këshillim për kriteret e projekteve dhe procedurat e aplikimit

organizatave nga Evropa Juglindore dhe atyre të shteteve të tjera nga Evropa të interesuara për

të bashkëpunuar me Evropën Juglindore.

Financimi:

Të gjitha projektet YOUTH janë të bashkëfinancuara nga ana e Programit, dmth. përveç grantit

nga Programi YOUTH duhet të sigurohet së paku edhe një burim tjetër financimi për të mbuluar

kostot e përgjitshme të projektit. Kontributi i burimit(eve) tjetër(a) mund të jetë në të holla,

materiale ose të dyja sëbashku.

Në të shumtën e rasteve grantet për projektet YOUTH janë të llogaritura në bazë te shumave

fikse dhe tarifave të caktuara për kostot e ndryshme të projektit duke përfshirë edhe pagesën e

shpenzimeve të udhëtimit (70- 100%). Nga ky aspekt, një faktor i rëndësishëm është edhe vendi

(shteti) ku do të zhvillohet aktiviteti.

Programi YOUTH – Shembuj konkretë projektesh me Evropën Juglindore

Shkëmbim rinor (Veprimi 1)

Organizata sllovene TAKA TUKA ishte një nga partnerët e një

shkëmbimi rinor që mblodhi sëbashku për 10 ditë 72 të rinj

me probleme dëgjimi nga Bosnja dhe Hercegovina, Italia,

Portugalia, Serbia dhe Mali i Zi dhe Sllovenia, në Kotorr, një

qytet historik në bregdetin malazez. Një arritje e madhe e këtij

shkëmbimi ishte përgatitja sëbashku e nje shfaqjeje teatrale.

“Ishte e mrekullueshme të shihje se sa shumë u lidhëm gjatë këtyre ditëve, të gjithë të veçantë

– kaq të ndryshëm dhe prapëseprapë vepronim si të ishim një, sikur ta njihnim njëri-tjetrin prej

vitesh. Të gjithë ramë dakort që ta ruanim miqësinë tonë. Lindën ide për takime të tjera në të

ardhmen…. Ne morëm me vete kaq shumë ekperienca, mendime pozitive dhe mbi të gjitha

faktin që ne përjetuam një javë të mrekullueshme dhë që bëmë diçka të mirë, diçka që do të

jetojë brenda nesh.”
(Katarina Picelj, TAKA TUKA, Slloveni, në numrin 3, fq 4-7 të revistës SEE

YOUth!)

7

Vizitë studimore (Veprimi 5)

Shoqata Shoqëria Shqiptare në Zhvillim (ASD) organizoi një vizitë studimore në Shqipëri për

përfshirjen e minoriteteve në shoqëri për 14 të rinj nga organizata partnere që punojnë me

minoritetet nga Belgjika, Polonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Në Shqipëri ata

vizituan organizata të ndryshme shqiptare, morën pjesë në diskutime dhe realizuan një

“Hapësirë” për të gjetur partnerë dhe për të zhvilluar ide për projekte në të ardhmen.

“Ne e dinim që për vendin tonë ekzistonin shumë paragjykime dhe kjo na bënte të ndiheshim

edhe më të përgjegjshëm. Çuditërisht ne filluam ta shihnim qytetin tonë në një mënyrë tjetër: a

do të përfundojë kjo ura përpara vizitës studimore, po rruga ?! Ishte vërtet një eksperiencë e

mrekullueshme dhe shpresoj që të kemi të tjera në të ardhmen. ” (Doriana Lika, ASD, Albania)

“Tirana në vetvete ishte një qytet shumë i këndshëm dhe shumë karakteristik. Nuk do ta harroj

kurrë ngrohtësinë e njerëzve që takuam, mënyrën e butë dhe të qetë të të biseduarit … do të

doja shumë të kthehesha përsëri në këtë qyetet. Por unë jam i sigurt për një gjë: Disa njerëz,

të cilët pata mundësi t`i njihja më mirë kur isha atje, do t`i takoj patjetër dhe jo thejsht si

pjesëmarrës por si miq”
(Dominique Gevers, Jong-KVG Belgjikë, në nr. 1, fq 4-6 të revistës:

SEE YOUth!)

Shërbimi Vullnetar Evropian (Veprimi 2)

Pablo nga Bilbao, Spanjë, ishte vullnetar SHVE në një qytet të vogël të Prozorit në

Hercegovinë, pjesa jugore e Bosnje Hercegovinës. Pas mbarimit të luftës, kryebashkiaku dhe

popullsia boshnjake e praraluftës e Prozorit u kthyen në shtëpitë e tyre. Por jo të gjithë. Disa

njerëz akoma jetojne në qytete të tjera, ndërsa disa të tjerë, që nuk kanë lindur në Prozor,

jetojnë aty. Popullsia e qytetit tani ëshrë gati 60 % kroate dhe 40 % boshnjake.

Kurse trajnimi (Veprimi 5)

Desislava mori pjesë në kursin e trajnimit “Toleranca e ngjyrave” –

një udhëtim kundër Racizmit, organizuar nga rrjeti ndërkombëtar i

Bosporus. 25 udhëheqës rinorë dhe trajnerë nga Shqipëria, Bosnja

dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, ish Republika Jugosllave e

Maqedonisë, Rumania dhe Serbia dhe Mali i Zi u takuan në

Gjermani për 10 ditë për të parë rrënjët sociale të racizmit, për të

ndërgjegjësuar perceptimet e tye dhe për të reflektuar për veprimet

që mund të ndërmerrnin për të bërë ndryshime.

“Unë isha një nga udhëtarët e këtij udhëtimi, ku u hodhën shumë hapa. Hapa për të hapur sytë,

prekur shpirtrat dhe për të zgjuar mëndjet. Hapa për të zbuluar dhe rizbuluar, për të kërkuar

dhe gjetur, për t`u thelluar dhe fuqizuar. Hapa ndenjash të forta, mendimesh të ndriçuara,

përvojash të pasura. Hapa njohurish dhe ndërgjegjësimi. Hapa për të luftuar racizmin… Gjatë

dhjetë ditëve tona ne bëmë një ndryshim, ne ishim ndryshimi.”
(Desislava Stoykova, nga

Bosporus International, Bullgari, në nr. 2, fq. 13 të gazetës SEE YOUth!)

8

Dhjetë vjet mbas mbarimit të luftës gjendja e qytetit është shumë e keqe. Qyteti është tërësisht

i ndarë në dy grupe etnike, ndarje të cilën e ndihmon edhe infrastruktura e qytetit.Ështe vetëm

një rrugë, dhe kjo rrugë është vija që ndan njerëzit e qytetit. Atje ka gjithashtu dy sisteme të

ndryshme edukimi, Kroat dhe Boshnjak. Fëmijët shkojnë në

shkollë në kohë të ndryshme. Një grup fëmijësh etnik shkojnë në

shkollë ne orën 8-të të mëngjesit; të tjerët në orën 1.00 të drekës.

Kjo e bën situatën në qytet edhe më të keqe, pasi fëmijët e së

njëjtës moshë, në një qytet kaq të vogël nuk e kalojnë kohën

sëbashku. Ata nuk luajnë bashkë; nuk mësojnë bashkë, nuk

jetojnë bashkë…”
Pablo ka qenë përfshirë në organizimin e

shumë aktiviteteve që synonin bashkimin e dy grupeve etnike, si

ekspozita fotografish dhe shfaqje teatrale.

Pas verës unë mendova se do të ishte një ide e mirë organizimi i një kursi gjuhësh të huaja për

banorët e qytetit. Ideja ishte për një kurs spanjishteje me një libër nga i cilii ata mund të

mësonin edhe anglisht. Qëllimi ishte t`i ftonim kroatët dhe boshnjakët në të njëjtën klasë,

meqenëse sistemi i tyre arsimor nuk e lejonte këtë gjë. Mosha e tyre nuk kshte e rëndësishme.

E rëndësishme ishte që fëmijët të ishin sëbashku.… Ne ia dolëm të mblidhnim 70 veta nga

Pozori dhe nga vende të tjera të krahinës së Ramës.” (
Pablo Respaldiza, në: Udhëzime për

projektet SHVE për organizatat pritëse dhe dërguese në EJL, SALTO SEE, do të publikohet në

2005)

Shërbimi Vullnetar Evropian (Veprimi 2)

Edith nga Franca ishte vullnetare në organizatën YCS YMCA Maqedoni, Shkup, Ish Republika

Jugosllave e Maqedonisë. Edith punonte në një projekt të YCS YMCA Maqedoni për të

ndihmuar refugjatët që jetojnë në rajonin e Prespës, në jugperëndim të Maqedonisë. 52 familje,

rreth 140 vetë, jetojnë në një hotel të vjetër në Liqenin e Prespës. Ata janë maqedonas etnikë

nga Shqipëria, të cilë u detyruan të linin vendin e tyre në fillim të shekullit të 19-të për shkak të

problemevë politike dhe ekonomike që po hasnin. Shumica e tyre kanë më shumë se dhjetë vjet

në Prespë të Maqedonisë, por kushtet e tyre të jetesës janë akoma shumë të vështira dhe nuk

janë përmirësuar gjatë gjithë kësaj kohe. Megjithëse më në fund, në vitin 2004, ata morën

nënshtetësinë Maqedonase, ata nuk kanë asgjë për të filluar një jetë të re si nënshtetas

Maqedonas.

Edith punonte me një grup vullnetarësh vendas dhe ndërkombëtarë të YCS YMCA Maqedoni

për ndërgjegjësimin, sidomos të të rinjve, në Shkup dhe Maqedoni, për kushtet e vështira të

jetesës së këtij komuniteti vendas. Ata organizonin veprimtari humanitare në bashkëpunim me

autoritetet lokale të Shkupit dhe Resenit dhe me sektorin tregtar të Maqedonisë. Në raste të

ndryshme ata sillnin veshmbathje, ushqime dhe gjëra të tjera, kalonin kohën me njerëzit dhe

luanin me fëmijët.

Edith mendon se gjëja më e rëndësishme ishte kontakti personal:
“Ne, përveç se u sillnim

veshmbathje, kishim mundësinë të bisedonim më gjatë me disa nga njerëzit që jetonin atje, t`i

pyesnim për kushtet, situatën e tyre në Maqedoni, ndjenjat dhe shpresat e tyre për të ardhmen.

Kjo ishte pa dyshim pjesa më interesante, pasi na lejonte të zbulonim situatën e tyre më në

brendësi dhe të vendosnim lidhje me ta. Dhe ky ishte sigurisht një moment i rëndësishëm edhe

për ta, pasi kur unë intervistova një burrë, ai më shpjegoi që ishte një gjë shumë e rrallë që

dikush t`i pyeste për situatën e tyre dhe të dëgjonte historitë e tyre, megjithëse ata kishin kaq

shumë gjëra për të thënë.”
(Edhit Ginouvier, në: Udhëzime për projektet SHVE për organizatat

pritëse dhe dërguese në EJL, SALTO SEE, që do të publikohet në 2005)

9

Të gjitha botimet e Qendrës Burimore SALTO SEE, duke përfshirë edhe revistën SEE YOUth!,

janë të publikuara në www.salto-youth.net/seepublications.

Ku mund të gjeni më shumë informacion!?

Komisioni Evropian

Për të marrë informacion më të plotë dhe të përditësuar rreth pjesëmarrjes dhe kushteve të

financimit të përcaktuara në Manualin e Përdoruesit (User’s Guide) të programit YOUTH dhe për

të shkarkuar format e aplikimit, ju lutemi kontrolloni faqen e internetit të Komisionit Evropian në:

http://europa.eu.int/comm/youth/.

Për më shumë informacion rreth marrëdhënieve të BE-së me Evropën Juglindore, ju lutem

kërkoni dokumentacionin e nevojshëm në:

http://europa.eu.int/comm/external_relations/see/docs/index.htm.

Qendra Burimore për Evropën Juglindore SALTO-YOUTH

Qendra Burimore SALTO SEE është një nga tetë Qendrat Burimore SALTO-YOUTH të ngritura

nga Komisioni Evropian për të ndihmuar zbatimin e programit YOUTH në fusha të ndryshme

prioritare. SALTO do të thotë Ndihmë, Mësim i Avancuar dhe Mundësi Trajnimi.

Qendra Burimore SALTO SEE ka për qëllim të lehtësojë dhe nxisë pjesëmarrjen në Programin

YOUTH të Shteteve Partnere nga Evropa Juglindore.

Ne ofrojmë ndihmë dhe trajnime për Agjensitë

Kombëtare të Programit RINIA dhe për drejtuesit e

projekteve në mënyrë që të nxisim bashkëpunimin

ndërmjet partnerëve nga Shtetet e Programit dhe nga

Evropa Juglindore dhe për të përmirësuar cilësinë e

projekteve të përbashkëta YOUTH.

Programin tonë vjetor të aktiviteteve dhe të burimeve

mund ta gjeni në:

www.salto-youth.net/see/

Nëse dëshironi të informoheni rregullisht për punën

tonë ju mund të abonoheni në gazetën tonë elektronike të përmuajshme SEE E-Newsletter. Aty

mund të gjeni informacion për mjetet dhe aktivitetet që ofron programi YOUTH si dhe për

aktivitet që organizohen nga aktorë të tjerë që synojnë bashkëpunimin rinor në Ballkanin

Perëndimor. Regjistrimin mund ta bëni në: www.salto-youth.net/services

Adresa e kontaktit:

SALTO-YOUTH South East Europe Resource Centre

MOVIT NA MLADINA

Dunajska 22, SI- 1000 Ljubljana

Tel: +386 1 430 47 47, Fax: +386 1 430 47 49

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare ; Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

Për më shumë informacion rreth SALTO-YOUTH në përgjithësi, ju lutem vizitoni:

www.salto-youth.net

10

Pikat e Kontaktit të programit YOUTH në Evropën Juglindore

Në vitin 2005, Qendra Burimore SALTO SEE in bashkëpunim me Komisionin Evropian caktoi 12

OJQ rinore në shtetet e Evropës Juglindore si Pika Kontakti për programin YOUTH. Që nga

shtatori 2005, qëllimi i tyre kryesor ka qenë të ndihmojnë Qendrën Burimore SALTO SEE të rrisë

vizibilitetin dhe pjesëmarrjen e vendeve të tyre në programin YOUTH. Pikat e kontaktit të

programit RINIA janë caktuar në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Ish-Republikën Jugosllave të

Maqedonisë, dhe Serbi dhe Mal i Zi (shih listën e mëposhtme). Qendra Burimore SALTO SEE

po planifikon të vendosë Pika Kontakti për Programin YOUTH edhe në Shqipëri dhe Kosovë

/UNMIK

Country Town Organisation Contact address

Banja

Luka

Youth Communication

Centre

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.okcbl.org

Jajce U.G. Youth centre Jajce Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

http://oc.jajce.info

Bosnia and

Herzegovina

Mostar Youth cultural centre

Abrašević

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.okcabrasevic.org/cpoint

Pula

ZUM –
Organisation for

promotion of employment

and professional

improvement of youth

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.zum.hr/

Croatia

Zagreb

Volunteers Centre

Zagreb & Croatian

Youth Network

VCZ: Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare ; www.vcz.hr

CYN: Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare ; www.mmh.hr

Kavadarci

Council for the

Prevention of Juvenile

Delinquency

http://www.sppmd.org.mk/YOUTH.html

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

Skopje YCS YMCA Macedonia Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.ymca-macedonia.org.mk/

The former

Yugoslav

Republic of

Macedonia

Struga Youth Forum EYE

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

k

www.youthforumeye.org.mk/youth.htm

Belgrade Hajde da… Group Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.hajdeda.org.yu/omladina

Novi Sad BalkanIDEA Novi Sad

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.balkanideans.org.yu/contactpoint.

htm

Niš Youth House

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

u

www.kucazamlade.org.yu

Serbia and

Montenegro

Podgorica ZID – Association for

Democratic Prosperity

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.zid.cg.yu

Për më shumë informacion ju lutem vizitoni www.salto-youth.net/strategybuilding

11

Agjensitë Kombëtare të Programit RINIA

Nëse jeni nga një Shtet i Programit, Agjensia juaj Kombëtare mund t`ju japë më shumë

informacion rreth programit YOUTH dhe mundësive për bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Listën e

të gjitha Agjensive Kombëtare mund të merrni nga:

http://europa.eu.int/comm/youth/program/index_en.html

SALTO-YOUTH SEE Resource Centre

MOVIT NA MLADINA

The National agency of the YOUTH programme in Slovenia

Dunajska cesta 22, SI - 1000 Ljubljana

Tel: h.c. + 386.1.430 47 47

Fax: + 386.1.430 47 49

Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare

www.salto-youth.net/see

Shkruar nga Marija Pilipovic dhe Sonja Mitter, SALTO-YOUTH SEE Resource Centre

Përgjegjës: Janez Škulj, MOVIT NA MLADINA

»Developing projects with young people from the European Union and South East Europe: Possibilities offered by the

European Union's YOUTH programme«, SALTO-YOUTH South East Europe Resource Centre, 2005

Translation into Albanian from the English original by Xheni Sinakoli, October 2005

Ky botim u mundësua me ndihmën e Komisionit Evropian dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Zyra për Rininë e

Republikës së Sllovenisë.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 8°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 16 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1008.1 mb
NNE
Vizitore: 1496653

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page