|
Qerimaj tregon se kush eshte niveli |
|
|
Thursday, 14 June 2007 |
Besi Bekteshi
Qerimaj tregon se kush eshte niveli i vertete i peshengritjes shqiptare.
Shkoder—Ka treguar edhe nje here shkodrani Qerimaj se ai dhe traineri i tij Genc Barkiçi nuk e kane sportin moment me te cilin mund te arrish me zor gjithshka dhe me çdo mjet, por kane treguar se jane profesioniste te vertete dhe krenaria e sportit shqiptar.Edhe nje here Qerimaj shpallet kampion bote dhe tregoi se eshte peshengritesi me mire i Shqiperise. Ai eshte shpallur kampion bote ne stilin e shtytjes dhe nenkampion bote ne dy garesh. Qerimaj ka perseritur fitoren e tij te dikurshme ne Kine si kampion bote ne peshen 69-te kg.Fillimi per Qerimajn nuk ka qene i mire dhe ai ka ngritur ne proven e pare 147 kg ne stilin e shkeputjes. Keshtu ka vazhduar me dy tentativa per te ngritur 153 kg, por pa sukses duke u renditur ne vendin e tete. Ne stilin e shtytjes Erkand Qerimaj ka treguar se eshte ne forme dhe i pa arritshem nga konkurente e tij. Qe ne proven e pare ai ka ngritur 185-se kg dhe ne prani te rivaleve te tij bjellorusit Naun dhe kinezit Zhang. Ai i ka sfiduar te dy ne proven e dyte duke vendosur ne shtange 190 kg dhe e ka çuar me mjeshteri ate. Si Naun dhe Zhang kane tentuar te çojne 190 kg, por pa asnje lloj suksesi. Siguria e madhe e Qerimajt ka qene kur ai ka shtuar shtangen ne 191 kg ku ka marituar medaljen e arte dhe titullin e kampionit te botes ne stilin e shtytjes. Ai ka dale edhe nenkampion bote ne dygaresh duke perforcuar keshtu edhe rendesine e madhe qe ka pikerisht renditja e pergjithshme ne kete kampionat boteror per te rinj.Mbas polemikave dhe problemeve ne federaten e peshengritjes per dopingun dhe dyshen Kasaj-Kalleshi vjen nje lajm i mire per suksesin e dyshes Qerimaj-Barkiçi.
|