Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Ora e Presidentit dhe ksenofobet e Italia 1
Ora e Presidentit dhe ksenofobet e Italia 1 E-mail
Wednesday, 13 June 2007

Ora e Presidentit dhe ksenofobet e “Italia 1”.Opinion
Besi Bekteshi
Ne fakt te paret qe diktuan mungesen e ores ne krahun e majte te presidentit Bush nuk ishin as mediat amerikane dhe as ato te huaja, por mediat shqiptare te cilat ne asnje rast nuk e trajtuan si nje rast vjedhje apo marrje per “suvenir” nga turma e dalldisur mbas presidentit. Por gjithsesi e trumbetuan si nje ngjarje teper te madhe dhe te rendesishme si nje “scooob” ne vete. Megjithate me disa miq te cilet e vume re kete gje, vume bast ne Shkoder se mediat italiane dhe sidomos ato qe jane mesuar gjithmone te shajne dhe perçmojne apo kriminalizojne shqiptaret, do ta perdornin te nesermen e zbulimit, pikerisht per te vazhduar luften mediatike ndaj shqiptareve.Jo vetem ne edicionin e lajmeve te “Studio Aperto” por edhe ne web-sit-in e “Mediasetit” mungesa e ores ne doren e presidentit Bush u konsiderua pa asnje ekuivok nje marrje me shume shkathtesi dhe nje mister i vertete.Ne fakt teksti i plote eshte ky: Intanto e mistero sulla sparizione dell’orologio del presidente USA. Durante il bagno di folla in Albania, infatti, qualcuno avrebbe sottratto,con grande abilita, l’orologio a Bush. Por akoma me te qarte kane qene ne brendesine e lajmeve te “Studio Aperto” te cilet akoma me me ngjyra kane treguar presidentin Bush me ore dhe pastaj pa kete te famshmin sahat, i cili nuk duket me dhe sqarimi audio se kjo lloj mungese mund te ishte edhe nje vedhje e bere ndaj presidentit apo edhe nje marrje per te pasur si nje suvenir te jashtezakonshem.Kuptohet se nuk e ka per here te pare ky kanal dhe vellai i tij me i madh “Canale 5” per te inkriminuar shqiptaret dhe gjetur te gjithe menyrat per ti karakerizuar ato per hajdute dhe kriminele..Ashtu si “Canale 5” ju bente karshillek Serbeve me anen e emisionit “Terra” dhe i pikturonte kosovaret si trafikante me anen e Sandro Provisionatos si gazetar edhe “Italia 1” e mesuar po keshtu kur nuk ka asnje te dhene nga policia italiane per ndonje vrasje apo vjedhje, merr gjithmone ne pyetje njerez te eksaltuar ne Itali per te deklaruar sigurine e tyre qe kete krim e kane bere shqiptaret.
Por ne qoftese “Italia 1” e le ne mister fatin e ores se presidentit Bush, “Canale 5” arrin te korigjoje fjalet qe oren e kishte marre ndonje i shkathet per suvenir apo thjesht se ishte i zoti si vjedhes. Me pamje dhe referenca ne shtypin dhe gazetaret shqiptare “Canale 5” arrin te demostroje se ora e presidentit mund edhe te kishte rene dhe se ate e kane gjetur me vone, kur per me teper presidenti u pa duke ngjitur shkallet e “Air Force One”.
Ne sjelljet e bashkekombesve tone ne Itali ka edhe krime dhe kjo nuk ka dyshim. Por edhe ne infot e disa stacioneve televizive te rendesishem ne Itali ka shume ksenofobi ndaj shqiptareve edhe kjo nuk ka asnje lloj dyshimi.
Po keshtu edhe per aktin e fundit te rende ne autobuzin e sekuestruar dhe djegur qendrimi fillestar i dy kanaleve te rendesishem, por edhe ndonje kanali tjeter ka qene jo vetem i ashper, por shpesh here edhe kontradiktor mbi qendrimin e shqiptareve qe ne fakt kryen nje krim. Ky kanal duke perdorur ne shume raste intervista me persona teper te inatosur me shqiptaret, ka nxjerre ne eter edhe batuta etikisht dhe moralisht te denueshme. Per nje ngjarje te rende ne te cilen ne fillim u dyshuan shqiptaret qe e kishin kryer dhe me vone policia zbuloi se ishte veper e italianeve, vetem ne lagjen ku kishte ndodhur krimi “Italia 1” per dy dite ka intervistuar dhjetra qytetare te cilet ne delir dhe zemerim, protestonin kunder shtetit italian dhe qendrimit te tyre te “bute” ndaj shqiptareve. Ksenofobi ndaj shqiptareve eshte nje gje dhe mbajtje qendrimi ndaj krimit dhe krimineleve diçka tjeter, por ne shume raste “Italia 1” ka preferuar te zhballancohet nga fobia ndaj shqiptareve ne Itali.
Por edhe kur ishte lufta e Kosoves pikerisht atehere kur Italia edhe pse me veshtiresi, por me dashamiresi liroi aeroportet per sulmet ajrore, perseri ky kanal dhe ndonje vella i tij medemek kundershtar, i drejtuar majtistesisht gati nga komuniste, theksonin qe ne Kukes “ishin teper te merzitur per pisllekun” e te ardhurve, kurse ne uren e Beogradit teper te shqetesuar se amerikanet po tentonin te godisnin nje vend te qyteteruar dhe europian.
Natyrisht qe media e shtetit mik italian nuk eshte e gjitha keshtu, por sot edhe disa gazeta dhe televizione “oren e presidentit Bush e konsideronin nje diçka te vjedhur nga turma qe e brohoriste”.
Ora e presidentit Bush edhe sipas njoftimit te ambasades ne Shqiperi eshte gjetur dhe dorezuar zonjes se pare Laura, por ate e ka demostruar ne nje fare menyre edhe presidenti Bush ne pershendetjen e tij ne ikje.
Megjithate nje pjese e medies italiane e cila eshte ne skajet me baze ne njeren ane ksonofobiste dhe legiste dhe ne anen tjeter komuniste, luan nje rol krejtesisht jo miqesor me shqiptaret dhe shpesh here arrin te “zhurmoje” edhe kokat e njerzve te bute dhe paqesore italiane me lloj lloj epitetesh dhe krimesh te sajuara posaçerisht per shqiptaret.
Asnje miqesi nuk tronditet nga megafone te tille, por ne asnje rast nuk duhet harruar se media eshte nje amlifikator dhe sugjestionues teper i shpejte. Qellimi i te tilla mediave eshte te mos jepin lajmin por “scoob-in” i cili eshte gjithmone negativ.
Patjeter qe vizites te sukseseshme te presidentit Bush ne Shqiperi, ato qe ne fakt kane dashuri dhe merak per fatin e nje shteti deri dje gjaksor, duhet ti gjenin nje pike ku ta paragjykonin.
Po po, por Presidenti Bush mbase nuk e ka ndjere edhe renien e ores se tij nga dora sepse keshtu ka qene edhe entuziazmi i pritjes se tij. Por kete gje e dine mire edhe italianet e viteve 45-se kur puthnin dhe preknin duart e ushtareve amerikane te cilet çlironin popullin e mrekullueshem dhe punetor italian, jo vetem nga gjemanet pushtues, por edhe nga vete fashistet e tyre me shumice ne ato kohe.
Kuptohet qarte se Presidenti Bush do te pritej ashtu, sepse eshte i pari dhe me i rendesishmi burre mbi dhe qe shpalli shtetin kosovar te pavaruar nga ato qe kerkuan te deportonin 2 milion shqiptare nga trojet e tyre shekullore.




 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496166

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page