Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Rozafa, klubi më i ri i boksit në Shqipëri
Rozafa, klubi më i ri i boksit në Shqipëri E-mail
Tuesday, 14 February 2006

Në rradhët e ekipeve të boksit tonë prej pak ditësh është shtuar edhe një emër i ri. Bëhet fjalë për klubin privat të boksit me emrin “Rozafa” që është krijuar në qytetin e Shkodrës. Kësisoj përveç Vllaznisë tashmë në qytetin më të madh të veriut të Shqipërisë, ekziston edhe një klub tjetër. Organizimi i këtij klubi duket shumë serioz që në hapat e parë të tij.

 Në rradhët e ekipeve të boksit tonë prej pak ditësh është shtuar edhe një emër i ri. Bëhet fjalë për klubin privat të boksit me emrin “Rozafa” që është krijuar në qytetin e Shkodrës. Kësisoj përveç Vllaznisë tashmë në qytetin më të madh të veriut të Shqipërisë, ekziston edhe një klub tjetër. Organizimi i këtij klubi duket shumë serioz që në hapat e parë të tij. Në krye të tij është vënë në rolin e presidentit biznesmeni Avenir Derraj ndërkohë që në rolin e menaxherit është Astrit Meçnuni. Pranë klubit është përzgjedhur edhe mjeku sportiv ndërkohë që trajner është emëruar boksieri i njohur i Vllaznisë Oltion Kraja. Ky i fundit do të vazhdojë edhe karrierën e tij si sportist por njëkoëhësisht tani e tutje do të kryejë edhe punën e trajnerit. Sipas nismërtarëve të krijimit të këtij klubi privat të boksit, arsyeja që çoi tek “Rozafa” ishte mbipopullimi i Vllaznisë me sportistë. “Fakti se me vënien në funksion të palestrës së re të boksit në Shkodër, u shtua shumë numri i të rinjve që dëshironin të bëheshin boksierë, na shtyri në idenë e krjimit të këtij klubi. Ajo çfarë është interesante në krijimin e tij, është fakti se nuk bëhet fjalë vetëm për disa boksierë të rritur. Janë ngritur dhe funksionojnë të gjithë ekipet e grupmoshave dhe shpejt besojmë se do të krijojmë një emër të mirë në boksin shqiptar”-kanë thënë inisiatorët e krijimit të “Rozafës”. Ky klub i ri megjithatë pritet të mos jetë nën ombrellën e Vllaznisë. Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga fakti që drejtuesit e ri të këtij klubi kanë pretendime serioze. Siç mësohet, pikësynimi kryesot aktual i tyre është firmosja e kontratës me boksierin e njohur shkodran Sead Bushati që pritet të jetë së shpejti pjesë e “rozafës”. Po ashtu tek ky klub mund të kalojnë edhe boksierë të tjerë si Omer Brahja etj. Por ndërkohë synimi kryesor i presidentit Derraj dhe stafit të tij është edhe marrja e dy boksierëve kampionë nga Mali i Zi. Pavarësisht nga kjo, e rëndësishme është që “rozafa” tashmë është pjesë e boksit shqiptar. Klubi në fjalë tashmë ëshët anëtarësuar në Federatën Shqiptare të Boksit dhe që në aktivitetin më të parë që do organizohet, do jetë pjesmarrës me sportistët e tij.
Gjergj KOLA
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495894

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page