| Te pa “kulturuar”, por gjithmone proamerikane. |
|
| Friday, 08 June 2007 | |
|
Te pa “kulturuar”, por gjithmone proamerikane.
Ne fakt per te dale pikerisht ne bombardimin kulturor jo te Berishes,
por te popullit, me duhet te them se ne vertete si ne qender te
Tiranes ashtu edhe ne periferine e larget rurale ku ka nje televizor,
kultura amerikane jo vetem qe eshte dominace, por edhe “padronance” e
plote.![]() Opinion: Besi Bekteshi Se me ke e kishte zoti Ardian Klosi qe superamerikanizimin tone te shprehur e detajon si mungese njohje te Amerikes kjo nuk dallohej lehte, por sepaku une qe i takoj nje brezi me te, e kuptoj se nuk ben dhe nuk duhet ta kete kaq shume dhe ne menyre kaq fyese me popullin e tij.e fakt, ai ne prononcimet e tij kerkon te sqaroje se proamerikanizmi yne nuk ka ndonje qenesi te vertete te mbeshtetur ne sistemin e njohjes dhe te kultures se veçuar. Kete gje e demostroi edhe me djalin e mire Majko ne televizion dhe me shkrimin e tij te nesermen ne gazete. Klosi arrin te formuloje bindjen se njohja e kultures amerikane te ne eshte e ceket dhe pa asnje moment kyç ku proamerikanizmi yne te gjeje bazament normal ku te mbeshtetet. Kuptohet qe Klosi nuk eshte nje “antiamerikan” i deklaruar, por ai kerkon qe proamerikanizmin tone ta paraqese nje diçka jo reale.doshta Klosi do qe Berisha dhe te tijet te kene lexuar Edgar Allan Poe apo Ezra Pound, te kene njohuri per muziken e George Gershin apo te Leonard Bemstein apo te kete degjuar Luiz Armrtrongu-n, Bob Dylan-in dhe Jimy Hendrix, te kete pare filma te Stanly Kubrick-ut dhe Woody Allen dhe lartesi si keto. Une besoj se Berisha i di dhe se paku ai, i ka te lexuar ato edhe te tjere qe qarkullonin ne komunizem si Drajzerin, Heminguejn, por Klosi kerkon te lartesohet ne te tilla sublimitete te Amerikes per te fyer me sa mundet popullin e tij, i cili nuk para merret me nje kulture te tille “snobash” qe masen e qyteterimit e shohin si nje “vel te holle te tejpashem qe medemek mbulon pikerisht vendet qe te turperojne”. Ne fakt zoti Klosi nuk fyen Berishen, ( u pa qarte se kishte deshire te tregonte menyren me te vertete provinciale te paraqitjes se lidhjeve te Amerikes kryesisht me partine e Berishes) duke thene se nuk ka qenesi te kultures amerikane, por damkos popullin qe ne pergjithesi eshte proamerikan dhe shume dyshues ne shtetet e kontinentit europian. Ne fund te fundit kultura dhe qyteterimi amerikan nuk ka shume shekuj dhe ndoshta edhe mund te “kulturohesh” brenda nje kohe te shkurter me te, kurse kultura europiane ka mijra vjet dhe sipas logjikes te Klosit eshte akoma me keq per ne per te absorbuar kulturen e saj. Akoma me shume, duket ireale po te besojme se jemi me shume franceze dhe gjermane (ate e dime se jemi orientale gjithmone sipas Klosit) dhe ndoshta edhe britanike, me shume se amerikane ne formim dhe kulture. Si pa dashje ky popull, ndoshta nuk di se kush eshte regjizori, por “Rambon” e ka pare dhe Stallonen e njeh. Natyrisht qe ky popull nuk qendron shume ne ekran te shoh nje “triller psikologjik”, por se si amerikanet jane munduar te luftojne perhapjen e komunizmit ne azi e kane marre vesh. Kuptohet se shpetimin e botes nga impakti dhe shkaterrimi total edhe “injorantet” e thellesive e kane kuptuar nepermjet filmit te Brus Willis se ju vjen kryesisht nga amerikanet. Nga Kevin Konster edhe me ruralet te ne, kane pasur mundesi te kulturohen dhe mesojne nje pjese te historise te marredhenive te te bardheve me lekurkuqet e Amerikes. Por edhe historine e formimit te Amerikes nuk eshte se nuk e kane mesuar nga filmat e John Wein-it dhe drejtesine e ligjit nga filmat e “Gallaherit” me filmat e Clint Eastwud. Vetem nga filmat, kultura e perçuar amerikane edhe pse jo kaq e “holle dhe delikate” si kunder kerkon Klosi, ka bere proamerikane sa te duash ne Shqiperi. Si ka mundesi qe “Jeans-i” nuk ka kulture te vendosur ne kete vend? Po “Coca-Cola” dhe “Pepsi” nuk kane lene kulturen e tyre ne hapsiren tone? Po Bullsa-t” dhe “Lakers-at” nuk paskan edhe ato kulturen e tyre ne kete vend. Po “Tyson” dhe “Muhamed Ali” nuk kane lene shenje ne kete vend. Po “Madonna” dhe “Jackson” apo “Backstreet Boys” dhe “Spears” kane kaluar pa asnje fare lenie kulture ne Shqiperi. Mos ndoshta Klosi do te thote se ka me shume te njohur te tille nga Gjermania dhe Franca ne kete drejtim edhe pse shtetet me te kulturuara te botes? As qe behet fjale qe proamerikanizmi i madh i joni eshte edhe per shkak te absorbimit me qejf te kultures amerikane nga ky popull qe sillet si “oriental” sikunder thote Klosi. Ne fakt zoti Klosi duhet te shikoje mire proamerikanizmin shpesh here fals te lartesive politike dhe te pa kulturuara te Shqiperise, por jo proamerikanizmin popullor, teper koherent ne vendin ku njerzve per ti fyer dhe share perpara viteve 90-te i deklaronin si me sjellje “amerikanade”. SHBA-ja si te duam apo nuk duam ne, nuk eshte mono-superfuqi me konceptin vetem politik apo ushtarak. Ajo eshte superfuqi kulturore dhe qyteteruese ne radhe te pare. Ne fakt nje person teper i kulturuar dhe i njohur ne Shkoder ka nje shpehje te njohur te lene ne nje grup miqsh. Ai thote “po nuk pashe nje film amerikan apo ndeshje basketbolli amerikane, nuk me ze gjumi”. Problemi nuk eshte te superlativat e “baner-ve” te Berishes qe mbushin Tiranen, sepse jam i sigurte se edhe socialistet te ishin, akoma me shume do te mbulonin kryeqytetin me to, por te dyshimi ne se populli njeh kulturen amerikane dhe qe shtron Klosi. Patjeter qe nje popull nuk ka mundesi te thellohet i gjithi te shkrimtaret e degjuar apo perveçem amerikane dhe kete e demostrojne per dite edhe vendet perendimore europiane, ku pjesa e madhe e qytetareve dine vetem “kulturen” e vendit te punes dhe per kete Klosi nuk duhet te na mbaje shume leksione mbasi jo vetem eshte ne gabim, por ndoshta pa dashje fyen edhe kete te shkrete popull te pa “qyteteruar” shqiptar. Kemi dy komshinj europiane ne afersi tonen qe megjithse jetojne ne nivele teper me te larte se joni dhe kane prejardhje teper te larte historike dhe kulturore, jo vetem qe nuk njohin dhe nuk kane lexuar ne shumice James Salinger, por nuk njohin as autoret e ndritur te tyre, duke qene pikerisht nje popull qe nuk pesojne ndikim, as te kultures se madhe te tyre, por vetem krenari pa shume njohuri. Me vjen keq, por kulturen italiane me teper e njohin shqiptaret e nje brezi si imi apo i zotit Klosi, se sa nje pjese e mire e vete italianeve. Dhe patjeter zoteria e di mire se kete kulture e kemi marre kryesisht nga televizioni dhe filmat, sepse librat askush nuk na i lejonte. I lumtur ishte ai qe kishte trasheguar diçka si liber te para çlirimit ushtarak nga fashizmi dhe nazizmi dhe pushtimit kulturor nga komunizmi. Ne kete drejtim edhe per proamerikanizmin tone perveç shume faktoreve te cilat edhe Klosi drejtesisht i permend, ka te beje edhe kultura e madhe e shpejte dhe pragmatiste e sigurisht moderne amerikane e jetes, kinematografise, teknologjise, sportit, informacionit dhe sidomos politikes te stermadhe amerikane. Po, eshte e vertete qe Gjermania jo vetem qe eshte shtet mik i joni si edhe teper dashamires, por Klosi i di qe eshte nje brez te ne qe ka deklaruar me dekada qe “kemi luftuar me te” dhe nuk ka se si te priten njesoj si amerikanet qe e kane çliruar Gjermanine jo vetem nga vetja, por me vone edhe nga sovjetiket. Pra edhe kete kulture e kemi dhe nuk eshte e paket. As qe behet fjale qe presidenti me i njohur te ne eshte Klinton, por po ashtu me i njohuri ne histori eshte Kennedy dhe kjo per disa dhjetra filma, histori te shkruara dhe te shitura. Klosi kur do te tregoje se ne “hymnizojme presidentet konservatore” gabon ndoshta me qellim teper te vogel politik. Ne librat e shkolles dhe ne te gjitha trajtimet me dokumentare dhe emisione speciale, perseri keto dy presidente te shkelqyer jane me te permendurit te ne dhe jo per ti prishur qejfin Klosit, por qe te dy jane demokrate dhe jo republikane. Per inat te Berishes zoti Klosi nuk duhet te ashpersohet edhe me te gjithe shoqerine dhe popullin e tij. Proamerikanizmi i shqiptareve nuk eshte retorike dhe kane per te kaluar vite deri sa te ndryshoje diçka ne favor te ideve te Klosit dhe te kapercejme “ylberin” per tu bere antiamerikane, bie fjala si ne disa raste ne Greqi. Ne jemi popull proamerikan, sepse jo se kemi ditur se Presidenti Willson na ka mbrojtur. Por jemi se kemi deshire te behemi pak si amerikane dhe pse jo te bejme edhe dy apo tre pune ne dite si ata megjithse Klosi e mohon, por edhe pse na pelqen te qendrojme ne klub. Tani per tani mbase jemi te pa “kulturuar”, por vazhdojme te jemi proamerikane dhe kjo na ben vetem nder, sepse nga ketu kuptohet sepaku se duam lirine dhe mundohemi te konceptojme edhe demokracine. Tashme jemi ne nje rruge te tille te ndikimit amerikan dhe pse jo anglosakson edhe pse gjuha e huaj e dyte ka qene italishtja. Por ne ditet e sotme kjo gjuhe eshte dhe tenton sidomos ne pjesen e rinise te jete anglishtja dhe kjo per arsye qe gjinden vetem te Amerika. Por edhe ne guzhine jemi disi si amerikanet dhe na pelqen grosha. Çeket mund edhe te protestojne, por ne nuk kemi arsye, sepse prej proamerikanizmit tone kemi vetem per te fituar dhe asgje per te humbur. E fundit e “re” ka qene pikerisht ne Europe qe edhe krijimi i shtetit kosovar u shty edhe 6 muaj. Tashti ka apo nuk ka kulture dhe bazament proamerikan populli shqiptar dhe shoqeria shqiptare, mbase gjithmone edhe mund te harxhohet kohe dhe diskutohet, por ajo qe mbetet eshte se jo vetem ne jemi proamerikane, por edhe politika e shtetit me te madh demokratik te botes, eshte proshqiptare dhe kaq gje te “pa kulturuarit” proamerikane shqiptare e kuptojne. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |