Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Kulture arrow Qendra Kulturore e Femijeve arrow Kujtim Alia denoncon tendencen e vjedhjes
Kujtim Alia denoncon tendencen e vjedhjes E-mail
Thursday, 07 June 2007
kujtim_alia2.jpgBesi Bekteshi.
Kujtim Alia denoncon tendencen e “vjedhjes” se Festivalit Mbarekombetare te Femijeve.
Drejtuesen e QKKF ne Tirane, po e manipulojne. Shkodres i rrezikohet i vetmi eveniment kombetar serioz dhe cilesor. Shkoder—Ka disa dite qe ne Tirane eshte reklamuar nje zhvillim kombetar si ai i “Festivalit te 45-se te Femijeve” dhe percaktohet edhe vendi i zhvillimit si “Pallati i Kongreseve”. Ky fenomen i dyzimit te ketij festivali ka disa vite qe po ndodh dhe tashme eshte evenimenti i fundit qe i ka mbetur qytetit te Shkodres, sepse si per fajin e Bashkise ashtu edhe te inisiativave ne Tirane ne fakt asgje kombetare tjeter nuk i ka mbetur Shkodres. Teorikisht festivali i femijeve qe ka 45-se vite qe organizohet ne Shkoder “po organizohet dhe do te zhvillohet edhe ne kryeqytet”. Per kete zhvillim teper negativ per qytetin me te madh ne veri eshte pronocuar ne media edhe Kujtim Alia “babai shpirteror” i festivalit apo me mire organizatori dhe drejtuesi i tij. Ai ka thene se ka nje tentative qe nuk eshte e re te nje grupi te vogel ne “Qendren Kombetare Kulturore te Femijeve ne Tirane”. Ky grup “ben disa akrobacira te tilla” ka thene Alia dhe ne kete vit arrin deri aty sa qe te shpalle dhe te ndajne edhe ftesa per kete pune, duke dale edhe me dekor se “po organizojme festivalin e 45-ste mbarekombetar te femijeve”. Ata shfrytezojne rastin sepse QKKF-ne ne Tirane e drejton nje vajze e re qe megjithse eshte shkodrane nuk njeh historikun e festivaleve dhe po manipulohet thote Kujtim Alia.Per me teper thuhet se ky festival do te zhvillohet ne sallen e kongreseve dhe deklarohet gjithashtu se per here te pare po zhvillohet ne Tirane. Kjo nuk eshte e vertete deklaron Alia, sepse festivali nuk mund te jete askund tjeter perveç Shkodres dhe kete gje e kane vendosur trashegimia, mundi, djersa dhe kontributi i mjeshtrave qe e kane filluar dhe vazhdojne ta zhvillojne.Keto veprime jane qellimshme thote mjeshter Alia dhe shton se jane edhe qellimkeqia qe tensionojne situaten, por qe ne fund do te jete festivali ne Shkoder qe do te kurorezoje me sukses ate tradite te gjate dhe te sukseshme 45-se vjeçare. Ne fakt mbas disa ditesh do te filloje “Festivali Mbarekombetare i Femijeve ne Shkoder” ne edicionin e 45-ste te tij dhe punet ne rregullimin e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” jane ne momentet e fundit.Gjithsesi eshte e tepert te thuhet “pse nuk ka asnjefare reagimi nga ministria perkatese e cila festivalin e femijeve e ka nje prej organizimeve me te rendesishem ne vend”. Nje reagim i vetem duhet te ishte. Por nuk ka as rteagim dhe nga “pronaret” e festivalit qe ne fakt jane edhe Bashkia e Shkodres dhe lokalet e saj. Megjithate tendenca per ta shkeputur nga Shkodra kete organizim nuk eshte krejt pa fajin e shkodraneve. Ashtu sikunder fototeken Marubi dhe teatrin Migjeni, dhe disa objekte historike qe Shkodra i ka lene te degradohen dhe nganjehere te prishen, ashtu nga Tirana kane nderhyre per ti pasur ne pronesi te tyre. Ne rastin e festivalit eshte nje tentative e nje sensi kretesisht negativ dhe te papare ndonjehere, sepse kete eveniment edhe pse me veshtiresi qyteti qe po humbet perdite nga nje vlere, ka arritur ta realizoje dhe eshte perfaqesuar denjesisht.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496182

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page