Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Sami Repishti: Narrative e jetueme
Sami Repishti: Narrative e jetueme E-mail
Thursday, 07 June 2007

Rinas: “Xha Refati” mbyti ushtarin me gur ne koke!nen_hijen_e_rozafes.jpg

“…….Ne vere te vitit 1955, u trasferuem ne Rinas, jo larg kryeqytetit. Aeroporti i ri do te ishte ma i madh se ai i Ures Vajgurore, e do te sherbente per detyra civile e ushtarake, njikohesisht.
Ne Rinas, barakat e kampit ishin te rrethueme me derrasa. Brenda kampit, te burgosunit ndertuen rruge te ngushta te shtrueme me zhavor e kanalizime me pengue inondimin e kampit e balten e dimnit. Uji ishte i mjaftueshem, e per te paren here, u dha mundesia e nji pastrimi ma te mire e rrobeve. Ishte nji kenaqesi e veçante. Komanda e kampit paguente 10 perqind te vleres monetare te normes, me nji llogari te mbajtun ne nji dyqan brenda kampit. Me te hollat e grumbullueme, u ba e mundshme blemja e disa artikujve ushqimore. Pagesa per nji jave pune na siguronte afersisht nji kilogram sheqer. Metoda e re sherbeu per nxitjen ne pune. Ne mesin tone, kishte mjaft nga ata qe plotesojshin dy norma ne dite.

Zona e punes ishte nji pyll i degjenruem, mbulue me ferra e druj te vegjel. Filloi germimi i thelle i tokes qe te nxirrshim jashte e mire te gjitha rranjet e te shkaterrohej çdo vegjetacion qe mund te rrezikonte betonimin. Rreth e perqark ishin rojet e shumta, me pushke automatike e mitroloza.Nji dite, ngjau diçka me te vertete tragjike dhe revoltuese e gjendjes ne te cilen jetojshim. Nji ish-ushtar, i burgosun sepse kishte tentue kalimin ne Jugosllavi, i denuem rishtas e pru ne kampin tone, tentoi arratisjen. Ishte rreth njizete e dy vjeçar, i qete e shume i njerzishem. Nuk kishte shoke, qendronte i vetmuem, e me rrobet ushtarake dukej jashte vendit ne mesin tone. I deshpruem nga burgimi e vuejtja, uli lopaten ne shesh, e filloi me ece drejt rojeve te jashtme, me hap te rregullt. Roja i drejtoi pushken. Viktima nuk u ndal. Kishte vendose me deke.

Te gjithe ndaluem punen, e ndoqem me ankth zhvillimin e kesaj drame qe do te perfundonte ne tragjedi. Ndigjuem zanin e Aspirant Refatit, komandant i rojeve te jashtme qe thirri: ”Mos shtini! Mos shtini!” e vraponte kah ushtari, qe vazhdonte largimin me hapa te rregullta, pa thane asnji fjale. Aspirant Refati u afrue, e kapi te burgosunin per cverku, i ra ne koke me dru, derisa viktima ra ne shesh. Aspiranti shfrynte, shante rrihte me shkelma trupin e shtrime e gjysem te vdekun. Mandej ai shikoi perreth, gjeti nji gur te madh, e mori, u afrue perseri prane trupit te shtrime, e tue ngrite me dy krahe te fuqishem, e leshoi me force mbi koken e ish-ushtarit pa ndjenja. Nga kampi, nji britem e fuqishme u ngrit deri ne qiell. Mandej, ra nji qetesi e plote. Askush nuk foli! Askush nuk levizi! “Xha Refati”, siç e quejshin rojet, e shikoi te vdekunin per nji çast, i ra me shkelm kufomes, u sigurue qe kishte dhane shpirt, e tue u kethye nga na bertiti: “Punoni derra, çfare shikoni?”
Mbylla syte e zuna veshet me dore tue ule koken para kesaj skene te hatashme. Dojsha me hy i gjalle ne dhè. Gjesti i “xha Refatit” me delte perpara me fuqi, e klithma e mprehte e shokeve, nuk me largohej nga mendja. Nji heshtje vorri, si ajo qe ndoshta bota do te kete provue mbas permbytjes biblike, mbuloi gjithçka. Kur hapa syte, motorri i kampit punonte si perpara me zhurmen e rande e lodhese te tijen, sikur donte me u thane punetorve te shtangun ne vend, se asgja nuk kishte ndryshue….
Te keputun nga tmerri i deshmuem, ndigjuem perseri qe vinte nga ferri i krijuem me vullnet te njeriut te pazemer, nji za i njohun, i çjerrun, i shkeputun, i ashper qe njihshim mire. Me nji dru ne forme krrabe, te mbajtun nalt si trofe fitorje, “xha Refati” bertiti me gezimin djallzor te gjaksorit: “Kjo eshte diktatura e proletariatit!”
…………………………..
“Xha Refati” ishte nji “desperado”. Ata qe e njihshin mire, na treguen se kishte vra kusherinin, me qellim qe t’i marre gruen. I bashkuem me çetat partizane gjate luftes, ishte ofrue vullnetarisht per veprime qe i jepshin mundesi me torturue fshataret e zones se Kolonjes, ku qendronte njisiti i tij partizan. Mbas “çlirimit”, ishte ngarkue me mbikqyrjen direkte te qelive te burgut te Tiranes, dhe si kujdestar i seksionit te posaçem te torturave kunder te arrestuemve politike. ……………………… Te nesermen, xha Refati ishte ne krye te kolones se burgosunve, si gjithehere, me shkopin ne forme krrabe, si gjithehere, e me nji ecje te rregullt, si gjithehere. Asgja nuk kishte ndryshue te ky monster qe vrau nji te ri dje, e qeshej sot. Me gjestet e tij, dukej sikur thonte: “ Une jam zoti juaj ketu. Degjoni? Jeta juaj eshte ne doren time!”
……………………………

Pjese nga -“Nen hijen e Rozafes” , Narrative e jetueme- (faqe 256-259) e Profesor Sami Repishtit.

Titulloi dhe Postoi Paul Tedeschini, 07.06.2007

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496122

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page