Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Nga: Gilman Bakalli, Busulla politike e ç’akorduar
Nga: Gilman Bakalli, Busulla politike e ç’akorduar E-mail
Monday, 04 June 2007

 gilmanb.jpg.jpggilmanb.jpg.jpgBusulla politike e ç’akorduar
Nga: Gilman Bakalli

Shpesh mendoj se eshte sa e veshtire e po aq komike, te flasesh per alternativa te djathta apo te majta ne Shqiperi. Kemi te djathte qe veprojne si te majte, te majte qe flasin si te djathte; te djathte qe shkojne majtas dhe te majte qe kepusin djathtas. Te djathte e te majte qe duan pushtet me çdo kusht; te djathte qe duan te rrine ne pushtet, te majte qe duan ta marrin medoemos pushtetin. "Djathtiste" qe akuzojne "majtistet" per prirje komuniste, e komuniste qe flasin per demokracine te veshur me kostum djathtistesh. Kemi platforma te djathta te propozuara prej te majteve, e kemi platforma te majta te propozuara prej te djathteve, e perbashketa e te cilave eshte mungesa e e koherences dhe e racionalitetit. Kemi te djathte qe bejne premtime te majta, te majte qe mbrojne interesa te djathta, te djathte qe genjejne, e te majte qe mashtrojne. Te djathte qe bejne hartime neper fushata zgjedhore, te majte qe riambalazhojne retorika totalitariste, te djathte qe flasin per interesat e popullit, te majte qe "cfiliten" ne sherbim te popullit. Dhe ne fund fare kemi nje popull te genjyer e te zhgenjyer, e sidomos te lodhur nga komandat majtas- kthehu, apo djathtas-kthehu! Aq sa nuk do t'ia dije me as per te alternativa qe shkojne djathtas e as per alternativa qe shkojne majtas, po thjesht per alternativa qe e ndihmojne te shkoje perpara. Sepse, perveç alternativave qe shkojne majtas e djathtas, pra anash, duhet te kete medoemos edhe nje qe shkon perpara. Dhe, siç e dime te gjithe, ky popull deshiron te shkoje perpara, e jo djathtas apo majtas. Mbas gjashtembedhjete vitesh pluralizem, qe vetem pluralizem nuk mund te quhet, nje gje shihet me siguri: alternativa progresiste nuk pati e nuk ka. Ketij populli nuk nuk iu dha asnjehere mundesia te zgjidhte alternativen me te mire, sepse ajo nuk iu ofrua asnjehere, por thjesht alternativen me pak te keqe. Kjo eshte diçka vertete pikelluese. Nese demokracia eshte fjale, premtime, kongrese e konferenca partie, mitingje, show televizive, postera qe vlejne miliona, atehere mund te themi pa frike se realiteti yne politik eshte me demokratiku ne bote. Por, mjerisht, e dime qe nuk eshte keshtu.

E djathta duhet te jete e djathte, e majta duhet te jete e majte. Nese e djathta dhe e majta jane duar, trupi mbetet te jete populli. Nese dora e djathte ben punen e se majtes dhe e majta ben punen e se djathtes, atehere i tere trupi humbet ekuilibrin dhe nuk ben dot perpara. Dhe ky eshte qellimi: te bejme perpara. Te gjithe e mbajme mend se, ne vitin 1991, ky popull shperfaqi nje entusiazem dhe nje energji te pamate, nje besim dhe nje shprese te jashtezakonshme se gjendja e tij do te ndryshonte. Ishte fjala per nje energji gjigande te akumuluar prej dekadash te tera, me te cilen do mund te beheshin mrekullira. Por mrekullia nuk ndodhi, sepse kjo energji u shperdorua dhe u fashit ne menyren me te dhimbshme. Tashme, mbas kaq e kaq zhgenjimesh, ky popull nuk mund ta manifestoje me nje energji te tille, sepse per kete do te duheshin dekada te tjera shprese e besimi. Ky popull tashme eshte krejt i zhgenjyer. U bene te gjitha premtimet mundshme elektorale, u shterruan te gjithe metodat e mundshme te genjeshtrave e demagogjive, u sosen te gjithe regjistrat e retorikave te zbrazeta, u konsumuan te gjitha sharjet, shpifjet dhe akuzat e ndersjellta midis partive e lidereve te tyre, dhe ja tek gjendemi serish ne piken e fillimit.
Ajo qe i mungon politikes shqiptare, mes te tjerash, eshte liria dhe individualiteti. Liri nuk do te thote llomotitje, liri do te thote refuzim i se keqes, i konformizmit, i servilizmit, i nenshtrimit. Liri do te thote guxim politik e qytetar, lufte ndaj se keqes, korruptimit, dhe te qenet i prirur kah drejtesia e vullneti i mire. Nese nje politikan me fjalen dhe qendrimin e tij perçon vetem vullnetin e njeshit, vullnetin e liderit te vet, duke e pare si qellim me vete vizionin e partise dhe jo interesa me te gjera qe u sherbejne te gjitheve, atehere ky njeri nuk eshte i lire, pra nuk eshte nje individ, por thjesht nje vegel, nje bulon ne makinerine politike, ndersa sistemi partiak qe ai mbeshtet mbetet te jete sistem totalitarist. Me turp, por duhet ta pranojme se mendesia totalitariste vijon te jete ne veprim. Ato qe kane ndryshuar jane vetem termat, ndersa vizioni vijon te jete i njejte: totalitarist. Benxhamin Franklin ka thene: "Kush jep lirine per te fituar sigurine, ai nuk e meriton as lirine e as sigurine". Asgjesimi i individualitetit eshte hiç me pak se asgjesim i idese alternative, asgjesim i mendimit ndryshe, asgjesim i lirise, asgjesim i se ardhmes se nje individi e te nje kombi. Nocioni i primus inter pares (i pari mes te barabarteve) eshte i bukur te shprehet, por mjerisht rrallehere ose asfare i zbatuar.
Liria e individit i paraprin lirise se nje shoqerie. Liria e individit eshte substrakti mbi te cilin ndertohet e ardhmja e nje kombi. Sa kohe qe individe te caktuar, perfshi lideret e drejtuesit politike te çdo niveli, mendojne ne emer te gjitheve te tjereve, duke i shnderruar ata ne mirmidone te verber, atehere duhet ta besojme se demokracia eshte thjesht nje etikete zarzavatesh. Mendoni pak ç'imazh te trishtuar na ofron parlamenti shqiptar: njeri i programuar per te dhene urdhera, ndersa te tjeret te programuar per te marre urdhera. Por, le te mos harrojme: secili nga ne nuk eshte thjesht vetvetja, por zgjedhesit e tij, te cilet duhet t'i perfaqesoje duke mos harruar se eshte çdonjeri nga ata. Liria e fjales i paraprin te gjitha lirive te tjera, por ketu nuk kam parasysh lirine per te ndertuar fjali te bukura, te cilat ne te vertete stilizojne konformizmin, nenshtrimin, bindjen e verber dhe skllaverine e mendimit. Kam parasysh lirine per te thene te verteten, sepse e verteta eshte gjithmone e bukur, sado e ashper qofte. Mund te jene te shume ata qe dine te flasin bukur e ne menyre mallengjyese per lirine e fjales, por jane te pakte ata qe guxojne ta shnderrojne ate ne gjest, ne veprim, ne nje pike orientimi per te tjeret. Konformizmi dhe bindja e verber jane ato qe na largojne nga atributi i te qenit individe te lire, jane ato qe na largojne nga misioni i larte njerezor qe ka secili prej nesh, qe na largojne nga atributi i te qenit njerez.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496126

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page