| Shkodra ka kaq shume topa, sa Topi nuk bie ne sy |
|
| Sunday, 27 May 2007 | |
|
Shkodra ka kaq shume topa, sa Topi nuk bie ne sy. ![]() Opinion nga Besi Bekteshi. Kur “Vllaznia” protestonte me te drejte, lojtaret e “Tiranes” kercenin napolonin dhe hidhnin leke ne fushe, kurse vete zoti Topi gezohej. Natyrisht qe presidenti i nje klubi futbolli kandidat per president i vendit, kur sillet ne kete menyre tregon se “autokontroll-in” e tij e ka ne sherbim te mos kontrollit te moralit dhe etikes . Ketu Myftaraj i ka rene pikes dhe ne Shkoder per kete rast ne mjediset e “gojaçeve” te qytetit batuta e rradhes ishte – Tash Tirana, asht “monument kulture qe mbrohet nga shteti” duke perjashtuar Dinamon nga privilegjet e dikurshme. Ok, Tirana e ka merituar kampionatin dhe Vllaznia, vendin qe ne fund te kampionatit perfundoi.Pesha e “Vllaznise” ne Shkoder eshte jo pluraliste, sepse nuk ka shkodran qe mund te tifoje bie fjala me “Partizanin” apo me dike tjeter. Pesha e PD-se eshte gati e tille dhe kjo ka te beje me nje fare cilesie te qytetit ku rrethanat historike, politike, dhe fetare kane qene kaq shume “pluri-dimensionale” sa qe qyteti bastion ka kohe qe pluralizmin e shikon disi me dyshim, sidomos kur shikon te majten akoma me “çakshiret” e ruraleve dhe kostum-nderruesit e ish komitetit te partise qe medemek “opozitojne”. Topi ne fakt nuk ka bere asgje me shume se sa ka treguar se sa rendesi i jep “PD-ja e madhe” Shkodres qe ne te gjithe historine e pluralizmit i ka siguruar qenien ne rendesine e qendreses, kur sulmi me arme dhe ai politik rrezonte shtetin e partise se Topit, president i “Tiranes”. Ne fund te fundit Topi nuk ka bere asgje tjeter, por ka tifuar ne menyre “nje dimensionale” si te gjithe njerzit, qe po te shkojne deri te karrikja e Presidentit i Shqiperise kane ne dore qe te demostrojne se nuk mund te perfaqesojne te gjithen. Kaq asgje me shume. Ç’fare konsensuali eshte “Topi dyfish president” kjo tashme kuptohet.Por Shkodra ka kaq shume “topa” sa qe Topi nuk bie pothuaj ne sy per keq dhe nuk luan asnje rol te qenesishem, ne te themi, armiqesite me vajtje ardhje “PD-Shkoder”. Topat e Shkodres, jane ne rrjeten e portes se saj dhe ato shikohen qarte nga te gjithe, pa pasur mundesi te kete nje portier, mbrojtje, arbiter dhe federate per te ndaluar kete sistem loje te pandershme me qytetin, qe jep maksimumin per PD-ne dhe mbledh topat ne porte.Ku ka me “top ne rrjete” se sa vegjetimi politik i perfaqesimit partiak dhe administrativ te PD-ja e Shkodres? Perjashto fuqine absolute te Topallit ne te cilen vihet re pikerisht “besimi i madh ne librat e shenjte dhe kushtetuten” te cilen ndoshta dhe e ka votuar, vegjetacioni politik i “top-it PD” ne Shkoder, ka karakter special te pa perseritshem ne Shqiperi. Ky karakter special ka edhe nje top tjeter qe eshte “paketa maxhoritare” ne duart e PD-se, e aksioneve ne PS-ne e Shkodres, per ta pasur gjithmone nje “roje ne fushen me bastan jeshil, shume te kuq brenda”“Top” ne veprimtari e cila “ç’lubrifikon kuzhineten” PD ne Shkoder, eshte edhe lyerja me qytetari te rrejshme te fasades ne ngrehinen e madhe demokratike, qe ne te vertete eshte teper bosh. Qytetari ne drejtim, nuk do te thote vetem origjine, por edhe personalitet dhe aq me teper “gjendje intelektuale” te individeve drejtues. Per sa i perket intelektualizmit ne drejtim dhe perfaqesim te Shkodres, kjo eshte tashme “historike” dhe duket ne gojtarine e deputeteve dhe ndonje ish qeveritari shkodran, te cilet me shume pak perjashtim “kane arra ne goje” dhe patjeter levozhga ne mend. Jane krejtesisht ne drejtim te kundert me gojtarine specifike dhe teper sinjikative te shkodranizmes e cila ironine, humorin dhe lojen me mendimin e vertete, te thene bukur, por fort, e ka ne ADN-ne e saj. Por nje “top” qe te çon deri ne “nxjerrje te zorreve” jashte nga neveria, eshte edhe persekutimi politik individual i perdorur si mase sigurie per medemek “antikomunizmin” profan qe lejon praktika pikerisht komuniste, te ngjizura me radikalizim idiot dhe te pakuptimte. Ka shume prej ketyre te “persekutuarve” qe sidomos gjate viteve 85-90 moren nga Ramiz Alia shperblimin e “bemave” te tyre ose para ardhesve te tyre. Jane pikerisht te katapultuarit ne politiken e mbas viteve te demokracise infantile ne vitet e para, qe ne Shkoder “rrashqelojne” profilin e madh artistik, ekonomik, intelektual, religjoz, krijues dhe shpirtit te lire shkodran. Per me teper lideri maximus i PD-se ne Tirane, i lejon qe keshtu te transformohet edhe qyteti me “exelent” ne qyteterim dhe demokraci, por edhe ne njohje ne bote dhe rajon, qe quhet Shkoder. Ketyre “top-ave” ne fund ju shtohet edhe perdorimi i Shkodres ne politiken e marrjes se pushtetit dhe pastaj per ti treguar pikerisht vendit nga ke pasur siguri elektorale se “po te trajtova mire, kam frike se me kercen ne qafe”. Ne fakt ne Vlore apo diku tjeter, jo vetem socialistet, por edhe demokratet “hedhin shqelma” dhe vetem ne Shkoder, te pakenaqurit mjaftohen vetem me mos dalje ne votim. Pra ato te krijojne mundesine qe te vazhdosh ne kryeneçesine e “daljes para pasqyres se thyer, ku nuk duket qarte fytyra e deformuar ne 16-te vite”. Ky eshte edhe “top-i” i vertete qe e mbush porten e Shkodres, duke krijuar edhe preçedentin e vetem te llojit, ne Shqiperi. Kurse “top-i” i fundit eshte indiferentizmi qytetar shkodran, shpesh here tragjik qe justifikon edhe gafat apo fajet e PD-se, por edhe makiavelizmat me opozite sherbetore, te PS-se. Ky indiferenatizem ka te beje me ne “fjetjen ne zheg” te qytetareve, pikerisht ne oren kur te “pergatiturit specialiste” te mbajne nje sy hapur dhe nje vesh ngrehur edhe naten, kryejne punen e tyre te shkaterrimit te vlerave qytetare shkodrane dhe zevendesimin e tyre me “ide qe mbasi kane lindur ne kokat e individeve problematike me veten, zbatohen nga individe qe kane problem me qytetin”.
|
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |