Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Atletike arrow Administratoret e “Qemal Stafes” sabotojne kupen e atletikes.
Administratoret e “Qemal Stafes” sabotojne kupen e atletikes. E-mail
Friday, 25 May 2007

atletikanetirane.jpg.jpg24maj-07.Sporti.Besi Bekteshi.
“Kupa e Republikes” ne atletike rekord dhe perleshje midis “Vllaznise” dhe “Tiranes”.
“Vllaznia” meriton takimin.

Administratoret e “Qemal Stafes” sabotojne kupen e atletikes.

Shkoder--Megjithese nga “Federata e Atletikes” dhe vete kreut te saj Fatos Shehaj i ishte dhene nje rendesi “Kupes se Republikes” ne atletike, ky aktivitet u nxi nga ferkimet deri ne perleshje fizike midis “Vllaznise” dhe “Tiranes” ekipeve kundershtare dhe me rezultate te larta.Vijushmerine e aktivitetit e prishen me dashje edhe punetoret e fushes ne stadiumin “Qemal Stafa” te cilet jo vetem ndiznin me qellim ujin dhe pengonin garat, por mbyllnin deren e jashtme, duke mos lejuar, po me qellim, hyrjen e atleteve ne piste.

Ne keto gara me miri u paraqit atleti shkodran tashme ne rradhet e ekipit te Tiranes Admir Bregu, i cili theu rekordin e mbajtur prej kohesh nga Gjergj Ruli ne kercimin se gjati. Bregu perseriti formen e mire te tijen dhe ka kercyer ne gjatesine 7 metra e 74 cm, duke u bere keshtu mbajtesi i rekordit te kercimit se gjati. Por mbas ketij kercimi dhe entuziazmit qe rekordi shkakton eshte zhvilluar gara e 100 metra per meshkuj ku Bregu humbet perballe Gjergj Shtepanit i cili nga Dinamo ka kaluar me “Vllaznine” dhe nje brohoritje e fituesit ka shkaktuar nje rrahje masive jo vetem midis te dyve, por edhe atleteve kryesisht tiranas dhe shkodrane. Ne fakt qe ne fillim, ne nje prej faqeve anesore te stadiumit ishin vendosur nga ana e ekipit te Tiranes banderola qe i tregonin “Vllaznise targen” dhe ketu ishte fjala per 100 metrat si gare. Ne fakt vete rekordmeni Bregu eshte ndare me gjakosje ne buze kurse fituesi i 100 metrave Shtepani me nje frakture te lehte ne nofull. Policia ka nderhyre dhe disa persona kane shkuar ne komisariat, ashtu si kunder edhe te dy fitimtaret e garave te atletikes ne kercim se gjati dhe 100 metra.  Ky aktivitet ka qene nje nga me te dobetit ne paraqitje, jo vetem per “hesapet e palara” e ekipeve te “Tiranes” dhe “Vllaznise” qe tashme “fryjne muskujt” edhe me akte jo civilizuese, por edhe ne saj te administratoreve te stadiumit “Qemal Stafa” qe edhe i pranojne keto aktivitete dhe kane vite qe i sabotojne, duke ju hequr mundesine e rezultateve te larta. Ne fund te aktivitetit ekipi i “Vllaznise” ka merituar vendin e pare dhe mund te thuhet se ai eshte “superfuqia e sotme e atletikes shqiptare” sepse ka furnizuar me atlete edhe ekipin e dyte ne kete kupe qe eshte Tirana me atlete kampione si Bregu, Gojashi dhe Ferhati. Gjithsesi federata duhet te ndalet me realizem ne sjelljet prej rrugaçesh, jo vetem te atleteve te ekipeve “Tirana” dhe “Vllaznia”, por edhe te  disa trajnereve nxites, sidomos autore te parullave provokuese qe ishin ne stadium.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 100%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 40°
Barom.: 1008.1 mb
NE
Vizitore: 1496574

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page