Intervista
Gilman Bakalli: Berisha ka njė problem tė madh me Shkodrėn | Gilman Bakalli: Berisha ka njė problem tė madh me Shkodrėn |
|
| Monday, 21 May 2007 | |
|
Kush ėshtė Gilman Bakalli? Impakti qė ka shkaktuar largimi im nga grupi parlamentar i PD ka qenė absolutisht pozitiv dhe i ka tejkaluar tė gjitha pritshmėritė e mia. Ai ka nxjerrė akoma mė nė pah krizėn e madhe qė ka pushtuar Partinė Demokratike, krizėn e identitetit tė saj. Akti im ka tronditur pikėrisht ato shtylla, ku PD pretendonte se mbahej prej vitesh. Keni folur pėr klane nė Shkodėr. Cilat jane ato? Kur brenda grupimeve tė ligjshme dhe tė njohura publikisht krijohen nėngrupime, tė cilat synojnė tė tėrheqin pushtetin politik dhe ekonomik drejt vetes, duke pėrjashtuar tė tjerėt mund tė flasim pa hezitim pėr klane. Brenda Partisė Demokratike nė Shkodėr, e cila qė nė vitin 1990 mban pa ndėrprerje pushtetin lokal, ėshtė krijuar njė grupim, i cili nė mėnyrė tė dukshme priret kah akumulimi i pushtetit politiko-ekonomik, duke pėrjashtuar pėrfaqėsues me mandat politik. Ky klan ka nė pėrbėrjen e tij persona, tė cilėt, tash sė paku 10 vjet, ia kalojnė njėri-tjetrit funksionet e larta qoftė nė Partinė Demokratike, qoftė nė administratėn e lartė lokale. Pushteti politiko-ekonomik ėshtė kufizuar pra nė njė grusht njerėzish, tė cilėt janė pėrgjegjės direkt pėr degradimin e ngadalshėm, por tė sigurt tė qytetit tė Shkodrės. Kur udhėton nė Shkodėr, ndjen se nė atė qytet koha ka ngrirė. Ju si deputet i Shkodrės, si e shpjegoni qe qyteti juaj pėsoi njė dekadencė tė tillė ndėr vite? Cilat janė sipas jush shkaqet? Jo vetem shqisat, por edhe statistikat tė japin tė drejtėn ta cilėsosh gjendjen ekonomike tė qytetit tė Shkodrės si tejet tė ulėt. Situata bėhet e pashpresė po tė kesh parasysh faktin se ēdo vit krijohen organizata vendase e tė huaja, tė cilat nuk bėjnė gjė tjetėr veēse e konstatojnė njė gjendje tė tillė, kurse pėr pėrmirėsimin e saj mungojnė herė njerėzit, herė burimet financiare, herė tė dyja. Faktori kryesor qė e ka ēuar qytetin nė kėtė gjendje mendoj se ėshtė njeriu i ri, si pjella mė e shėmtuar e komunizmit shqiptar. Kėtė njeri, nė variantin e tij primitiv, e kemi parė dy herė me kazėm nė dorė duke shkatėrruar: njė herė nė vitet 60 kur prishte kisha e xhamija dhe njė herė tjetėr nė vitin 97, kur i vėrsulej po me kazėm dhe me mjete tė tjera mė tė sofistikuara institucioneve shtetėrore dhe biznesit, duke plaēkitur dhe shkatėrruar atė qė kishte ndėrtuar vetė gjatė disa viteve. Versioni modern i kėtij njeriu sot vegjeton nė administratė dhe shkatėrron dalngadalė pa kazėm por nė mėnyrė tė sigurtė institucionet shtetėrore, pikėrisht atje ku projektohet dhe administrohet mirėqėnia publike. Si mendoni se do tė dalė qyteti i Shkodrės nga prapambetja? Shkodra ėshtė ndoshta njėri nga tė vetmet qytete ku burimet njerėzore janė vėnė nė garė pėr tė shkatėrruar burimet e mrekullueshme natyrore qė disponon qyteti. Pėr kėtė arsye gjykoj se vetėm njė administratė e disiplinuar dhe profesionale mund ta ringjallė qytetin e Shkodres. Ringritja e administratės, fatkeqėsisht pengohet nga partitė politike, tė cilat e kanė kthyer nė sistem ndėrtimin e institucioneve mbi bazėn e bindjeve politike. Pėr aq kohė sa vendet kyce tė administratės lokale zihen nga njerėz, tė cilėt si meritė tė vetme kanė besnikerinė ndaj partisė, gjėrat nė kėtė qytet nuk do tė ecin pėrsėmbari... A ka tė drejtė sot PD tė kėrkojė pushtet nė Shkodėr, kur qeveris qytetin prej 16 vjetėsh? Mendoj se PD ka tashmė njė problem tė madh nė Shkodėr, ajo duhet tė pėrligjė pushtetin e saj nė kėtė qytet, tė tregojė haptas se cilėn shtresė pėrfaqėson ajo dhe cka bėrė deri mė sot pėr tė. Cila ėshtė sipas jush pėrgjegjėsia e zonjės Topalli nė kėtė gjendje qė kalon sot Shkodra? Pėrgjegjėsia e zonjės. Topalli ka tė bėjė me faktin se ndaj gjendjes gjithnjė e nė degradim tė qytetit ajo ka reaguar thjesht me njė retorikė vajtuese, me tė cilėn synonte thjesht tė prekte emocionalisht zemrat e zgjedhėsve shkodrane. Qė nga 3 korriku, ajo ka influencuar direkt reformimin e administratės lokale tė Shkodrės, reformim i kryer vetėm mbi baza partiake dhe klienteliste. Aktualisht Bashkia nė Shkodėr ėshtė plotėsisht e paralizuar, rrugėt e filluara kanė mbetur pėrgjysėm pėr mungesė fondesh. Nė kėtė gjendje, tė vazhdosh tė mbrosh me fanatizėm qeverinė se ka shtuar fondet pėr investime nė Shkodėr, do tė thotė se zonja Topalli i ka hipur kalit tė njė optimizmi krejtėsisht tė papėrligjshėm. Si e gjykoni mėnyrėn sesi zonja Topalli e ka drejtuar Kuvendin nė kėto dy vjet? Diletante, deri nė provokuese. Kreu i shumicės Bamir Topi po fillon tė bėjė rezistencė nė grup. Si e gjykoni qėndrimin e tij? Kur njė politikan i moderuar si z.Topi reagon me skepticizėm ndaj disa projektligjeve tė qeverisė dhe arrin nė moment tė fundit ta shpėtojė seriozitetin shpesh herė tė munguar tė parlamentit shqiptar, tek unė ngjallet shpresa se ndoshta nė momentin e duhur ky person do tė mund tė gjejė forcat dhe njerėzit e duhur pėr ti kthjelltėsuar ujėrat e turbulllta nė tė cilat po lundron anija e politikės shqiptare... A do tė votonit eventualisht pėr Fatos Nanon si President? Cila prej kandidaturave do tė merrte votėn tuaj? Mendoj se nuk ka rrethana tė cilat do tė mė detyronin ti jepja votėn pro kandidaturės se Nanos si President. Votėn do ia jepja njė kandidature tė ekuilibruar, konsesuale e tė diskutuar gjerėsisht nė publik. Si e gjykoni faktin qė qeveria e zotit Berisha ndodhet sot nė konflikt me njė pjesė tė gjerė tė shoqėrisė shqiptare? Pėr mendimin tim konfliktet krijohen pėr tė shmangur vėmendjen e popullit nga problemet reale socio-ekonomike. Shpikja e pandėrprerė e armiqve virtualė, tė cilėt qeveria i hedh herėpashere nė skenėn politike (korrupsioni, mafia, informaliteti etj), janė vecse tym, me tė cilin qeveria synon tė hallakasė vėmendjen e shqiptarėve nga problemet e mprehta ekonomike. Jemi ndoshta i vetmi vend nė Europė qė ende nuk ka regjistruar qytetarėt e tij dhe pronat. Pėrballė kėtyre dy problemeve, lufta kundėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm merr pėrmasa donkishoteske. A do ti pėrmbaheni angazhimit tuaj ne Kuvend, pėr tė mos votuar mė nė grup me pjesėn tjetėr tė maxhorancės? Mosvotimi nė grup, natyrisht nuk pėrbėn pėr mua njė qėllim nė vetvete. Me siguri mund tė ketė projektligje tė qeverisė, pėr tė cilat do jap votėn time pro. Sigurisht, largimi nga grupi e rrit shkallėn time tė lirisė, pėr tė votuar vetėm nė ato raste kur jam i bindur se i shėrbej progresit. A po krijohet brenda PD njė fraksion politik anti-Berisha? Mendoj se ėshtė akoma herėt pėr tė folur pėr njė fraksion politik brenda PD. Njė gjė ėshtė e sigurt, numri i tė pakėnaqurve brenda kėtij grupimi ėshtė nė rritje. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ENE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |