|
Vllaznia kampione per te rinj |
|
|
Monday, 14 May 2007 |
Volejboll
-Vllaznia kampione per te rinj per te pesten here rradhazi
Finalja e kampionatit kombetar per te rinj per kete sezon eshte mbyllur dje ne menyren me te bukur te mundshme. Nje dekor i shkelqyer ne pallatin e sportit “qazim Dervishi” te Shkodres, shampanje e feste ne fund teksa Vllaznia eshte kurorezuar me sukses kampione per te pestin vit rradhazi. Nje sukses ky i pamohueshem fale punes se shkelqyer te trajnerit Artan Kalaja dhe djemve qe ai stervit. Ne finale siç e kemi thene kishin fituar te drejten te ndesheshin Vllaznia dhe Iliria e Fushe-Krujes. Por perpara kesaj ndeshjeje paraditen e djeshme eshte luajtur ndeshja per vendet 3-4. nje ndeshje me shume rivalitet por ne setin e fundit, ate te pestin Dinamo eshte me e sakte dhe per pasoje ka fituar 3-2 duke merituar keshtu vendin e trete ne perfundim te kampionatit. Me pas finalja ku kuptohet qe favorite ishin shkodranet te cilet kane vertet ekip te mire. Seti i pare fitohet nga ata 25-17 dhe duket se gjithçka do mbyllet shpejt. Por fushe-krujasit nuk jane dakord me kete duke dashur te tregojne se jo me kot kane ardhur deri ne finale. Iliria fiton setin e dyte 25-20 por vetem kaq. Vllaznia nuk toleron me dhe ne dy setet e fundit eshte ajo fituese me pikaverazh 25-21 dhe 25-9. kaq ka mjaftuar qe ne shkallet e pallatit te sportit te nise festa. Shume tifoze te pranishem dhe te gjithe gezojne me suksesin e djemve te rinj shkodrane qe vazhdojne ritualin e te shpallurit kampione te kesaj grumoshe. Trajneri Kalaja ka ndertuar nje ansambel shume simpatik me titullaret Marashi, Jukni, Rrashketa, Halili, Sokoli e Qershia por edhe me te tjeret Marku, Gokaj e Nishani. Vllaznia kesisoj shpallet kampione per te pestin vit rradhazi.
Gjergj KOLA
|