|
Boksi perzgjedh Kombetaren per ne Kine |
|
|
Wednesday, 25 April 2007 |
Boksi perzgjedh Kombetaren per ne Kine
Menjehere pas perfundimit te turneut nderkomebtar “Vllaznia-Memorial 2007” drejtuesit e Federates Shqiptare te Boksit kane nxituar te mbledhin ne Shkoder kryesine e saj si dhe keshillin e trajnereve. Sipas presidentit te Federates Gjergj Livadhi, arsyeja e kesaj mbledhjeje te shpejte ishte perzgjedhja e ekipit kombetar qe do shkoje per stervitje ne Kine. Pikerisht per kete arsye jane mbledhur te gjithe dhe kane diskutuar me hollesi per secilin emer qe do ishte pjese e ekipit tone kombetar. Ne fund te kesaj mbledhjeje e cila eshte shoqeruar edhe me rrahje mendimesh dhe diskutime te shumta, jane perzgjedhur edhe emrat qe do shkojne ne Azine e larget. Keshtu ne kete stervitje disaditore ne Kine do shkojne 7 boksiere dhe 2 trajnere. Nga sportistet jane perzgjedhur ata qe treguan nje forme te mire sportive ne aktivitetin e Shkodres dhe ketu kryesisht futen ata te Vllaznise, Tiranes dhe Tirana 2005. nderkohe nuk ka qene asnje boksier i Flamurtarit ngaqe siç u pa, keta sportiste ende nuk e kishin formen e duhur. Keshtu ne shtateshen e sportisteve ishin: F.Kruja (Vllaznia), A.Sorra (tirana), E.Kovaçi (Tirana), J.Kuçi (Vllaznia), I.Selmani (Tirana 2005), N.Bardeli (Vllaznia) dhe N.Hysa (Vllaznia). Nderkohe dyshja e trajnereve qe do jete ne kete udhetim te gjate do jete e perbere nga Zef Gjoni e Skender Kurti. Ajo qe mbetet per t’u saktesuar eshte vetem data se kur do zhvillohet kjo stervitje. Çdo gje kuptohet do vendoset mes drejtuesit te Federates sone dhe Komitetit Olimpik Shqiptar si dhe atij kinez qe ka marre persiper financimin e shpenzimeve per kete stervitje. Sipas trajnerit Gjoni periudha me e mire do ishte ajo ne fillim te qershorit por kjo mbetet per t’u pare. e rendesishme eshte qe pas shume kohesh do te kemi perfaqesuesen e vertete te boksit shqiptar. Kjo pasi ne 2-3 vitet e fundit si pasoje e problemeve qe kaloi ky sport ne instancat e larta te tij, perfaqesimi ne arenen nderkombetare eshte bere sipas qejfit te gjithesecilit. Por ardhja ne krye e presidentit Livadhi dhe kryesise se re duket se i ka ndryshuar per mire keto gjera. Presidenti i ri pikesynim kryesor te Federates qe ai drejton ka vene mbeshtetjen dhe perkrahjen e sportisteve cilesore qe do na perfaqesojne me dinjitet ne arenen nderkombetare. Duke qene keshtu shpresojne qe edhe rezultatet te vijne duke u rritur, pse jo te mos shpresojme edhe per pjesmarrje ne Lojerat Olimpike “Pekin 2008”.
Gjergj KOLA
|