|
Shkoder: Boksieret e Vllaznise me te miret e Turneut Nderkombetar memorial “Vllaznia 2007”.Turneu Nderkombetar memorial I boksit “Vllaznia 2007”, I cili ka filluar mbreme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres ka perfunduar sot(e diel) ne oret e mesdites duke shpallur edhe fituesit e tij, pjesa me e madhe e te cileve jane boksiere te Vllaznise se Shkodres. Aktiviteti eshte organizuar nga ana e Bashkise se Shkodres, ne bashkepunim me Klubin Vllaznia dhe Federaten Shqiptare te Boksit. Dhe I kushtohet bosksiereve te shquar shkodrane qe sot nuk jetojne. Dervish dhe Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Lem Kosova, Kolec Ashiku e Shpresim Bregu.. Pjesetare te ketij turneu, krahas boksiereve te Vllaznise qe drejtohen nga trajneri I tyre Zef Gjoni, njekohesisht edhe trajner I ekipit kombetar te Shqiperise, kane marre pjese edhe boksieret e ekipeve te S.K Tiranes, ekipit privat “Tirana 2006”, Flamurtari, Apolonia, si dhe boksiere te perfaqesueseve te Kosoves, Malit te Zi, dhe Serbise. Mysafire nga pertej kufirit ka patur edhe ne sektorin e arbitrimit me nje numer te konsiderueshem gjyqtaresh nga Kosova dhe Mali I Zi, nderkohe qe terhiqte vemendjen pjesemarrja e zevendespresidentit te gjyqtareve te boksit europian, seri Danilo Ivanoviç. Pas ndeshjeve eleminatore te ketij turneu qe u zhvilluan ne diten e pare, sot(e diel) ka ardhur radha e ndeshjeve finale, te cilat percaktuan edhe fatin e fituesve te medalje te kampionit. Rrezultatet teknike te dites dyte dhe te fundit qe mbyllen turneun ne fjale nxoren fitues boksieret, Sermi, Kruja, Bardeli, Kuçi, Dashi, dhe Hysa te Vllaznise, Metani, Doko Zeqo te Flamuartarit, Sorra dhe Selmani te Tiranes, Dejan Zllaiçani I Malit te Zi, Besmir Brahimi I Kosoves.


Kryegjyqtari I ketij aktiviteti, ish boksieri I njohur kampion Ramiz Sadushi, tha se “ky turne memorial, I katerti per nga radha qe I kushtohej boksiereve te shquar shkodrane ne vite qe sot nuk jetojne, ishte I nje niveli te mire teknik, dhe se ne krahasim me ato paraardhes ka shenuar nje ngritje cilesore”. Krahas medaljeve te kampionit per individe, pjesen me te madhe te te cileve I fituan boksieret e Vllaznise se Shkodres te drejtuar nga trajneri Zef Gjoni, gjyqtaria kryesore ka shperndare edhe tre kupa personale per boksieret me te dalluar ne kete turne, te cilat ishin, ajo e boksierit me te mire te krejt turneut per Jetmir Kuçi te Vllaznise, malazezin Sllaten Zllaiçni si boksieri me energjik dhe boksierin e Tiranes Enea Kmovaçi.
Tre kupa te tjera u dorezuan edhe per serbin Danilo Ivanoviç, ne shenje mirenjohje per mbeshtetjen qe po I jep boksit shqiptar ne tre-kater vitet e fundit, per presidenrin e Federates Shqiptare te Boksit Gjiergj Livalli dhe drejtorin e klubit Vllaznia Gezim Mema per organizimin shembullor te ketij aktiviteti.
G. Marku
 
|