Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Sport arrow Boks arrow Perfundon me sukses Vllaznia-Memorial 2007
Perfundon me sukses Vllaznia-Memorial 2007 E-mail
Sunday, 22 April 2007

boksmemoriali07.jpgPerfundon me sukses “Vllaznia-Memorial 2007”


Ka perfunduar me sukses te plote turneu i katert nderkombetar i boksit “Vllaznia Memorial 2007”. Nje aktivitet ku moren pjese bokiseret me te mire te Shqiperise dhe ato nga mali i Zi e Kosova. Per dy dite me rradhe pallati i sportit “Qazim Dervishi” ka dhuruar emocione te shumta tek te pranishmit ne shkallet e tij teksa niveli i ndeshjeve te zhvilluara ka qene i larte. Megjithate ajo qe nuk ka shkuar ashtu siç duhet ndoshta ne kete veprimtari, ka qene pjesmarrja jo ne nivelin e pritur te ekipeve te huaja. E gjitha kjo sipas sekretarit te Federates Xhevat Muhedini ka ardhur nga fakti qe “ne si federate kemi vetem nje jave qe kemi filluar pune e nisur nga ky fakt nuk kemi arritur ta fusim kete aktivitet ne kalendarin zyrtar te Federates evropiane te Boksit. Gjithsesi nga z.Ivanoviç qe eshte nga figurat kryesore te ketij institucioni kemi marre premtimin se vitin qe vjen ky aktivitet do jete zyrtarisht ne kalendarin e kesaj Federate madje vete z.Ivanoviç premtoi se do ndermjetesonte per te patur te pakten 10 shtete pjesmarrese ne turneun e Shkodres”.

 Nga ana tjeter presidenti i Federates Shqiptare te boksit, Gjergj Livashi duke u ndalur tek niveli i paraqitur nga boksieret ne kete aktivitet ka thene: “Kryesia dhe keshilli i trajnereve po shikojne me mjaft vemendje paraqitjen e secilit boksier sepse menjehere pas ketij aktivitet ne Shkoder do mblidhemi per te percaktuar 6 sportitste dhe 2 trajneret qe do shkojne per trajnim ne Kine. Ka ardhur koha tashme qe boksi shqiptar te jete i suksesshem edhe ne arenen nderkombetare”. Sakaq ekipi me i mire ne kete Memorial ka qene serish Vllaznia e cila ka nxjerre 6 boksiere fitues. Por trajneri i saj Zef Gjoni me shume sesa tek ky sukses ka deshire te shtoje diçka tjeter: “E rendesishme eshte qe ky Memorial ne kujtim te 7 boksiereve shkodrane qe nuk jetojne me, u zhvillua ne menyren me te mire te mundshme. Ndeshje shume te bukura, nivel teper i kenaqshem dhe shpresojme shume qe vitin tjeter te kemi nje aktivitet ehde me te bukur”. Organizatoret e ketij Memoriali gjate dites se djeshme kane shperndare edhe disa tituj dhe çertifikata mirenjohjeje per disa persona. Keshtu eshte nderuar i deleguari i Federates Evropiane te Boksit Danillo Ivanoviç per mbeshtetjen qe i ka dhene dhe vazhdon t’i jape boksit shqiptar, u nderua Gjergj Livadhi presidenti i ri i Fderates se boksit per rolin e madh qe ka patur ne arritjet e boksit shkodran, po ashtu edhe Sabet Geci, presidenti i ekipit te Prishtines si dhe drejtori i Sport klub Vllaznia Gezim Mema per organizimin e shkelqyer te “Vllaznia Memorial 2007.
 
Fituesit sipas peshave:
Junior:
60 kg   M.Sermi (vllaznia)
64 kg   A.Sorra (Tirana)
71 kg   E.Kovaçi (Tirana)
+91 kg N.Bardeli (Vllaznia)
 
Senior
51 kg   F.Kruja            (Vllaznia)
57 kg   I.Selmani          (Tirana 2005)
60 kg   S.Zeqo             (Flamurtari)
64 kg   D.Zllatiçanin     ( Mali i Zi)
69 kg   J.Kuçi              (Vllaznia)
75 kg   S.Dashi            (Vllaznia)
81 kg   B.Brahimi         (Kosova)
+91 kg N.Hysa            (Vllaznia)
Boksieri me i mire i turneut: Jetmir Kuçi (Vllaznia)
Boksieri me energjik: Dejan Zllatiçanin ( mali i Zi)
Boksieri i perspektives: Enea Kovaçi (Tirana)
Gjergj KOLA
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495883

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page