|
Trajneri Osmani: Na duhet fitorja me Studentin |
|
|
Thursday, 09 February 2006 |
|
Trajneri Osmani: Na duhet fitorja me Studentin
-Trajneri Osmani: Na duhet fitorja me Studentin Shorti i javës së parë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka dhuruar një sfidë shumë iteresante. Në “qazim Dervishi” do të vihen përballë njëri-tjetrit ekipet e Vllaznisë dhe Studentit. Këto skuadra aktualisht ndajnë vendet 3-4 në tabelën e renditje dhe kuptohet që mendohet të jenë pretendente për kalimin në fazën e plej-ofit. Në kampin shkodran duhet thënë që janë bërë përpjekjet maksimale për këtë ndeshje. Trajneri Osmani duket i kënaqur me gjendjen e ekipit të tij dhe njëkohësisht shpreson shumë në një nisje të mirë të kësaj faze. Nga ana tjetër trajneri i mirënjohur i basketbollit shkodran dhe atij shqiptar e vlerëson së tepërmi ekipin e Studdntit i cili në këtë sezon po bën një paraqitje shumë të mirë. “Studenti është një ekip shumë simpatik. Ka pothuajse të gjithë lojtarët e rinj që dinë të luajnë mirë basketboll e po ashtu edhe në merkaton e dimrit janë përforcuar me lojtarë cilësorë siç është rasti i Mitkut. Nuk mund të them asgjë më tepër në lidhje me këtë ndeshje por shpresoj shumë që ajo të ngjitet në nivelin e duhur”-ka thënë Osmani. Nga ana tjetër kur kundërshtari i rradhës së shkodranëve është përfocuar ashtu siç janë përforcuar edhe dy ekipet e tjera të kreut, kjo gjë nuk ka ndodhur me Vllazninë. Edhe një lojtar që u mendua se do të federohej për fazën e dytë, pikërisht malazezi me origjinë shqiptare Antoni Berisha, nuk erdhi ngaqë nuk u siguruan mjetet e duhura financiare që nevojiteshin për marrjen e tij. Në këtë mënyrë shkodranët kanë mbetur me atë kontigjent lojtarësh që mbyllën edhe fazën e parë. pavarësisht nga kjo trajneri Petrit Osmani nuk shihet i dekurajuar përkundrazi ai e vlerëson së tepërmi rritjen çdo ditë të formës së djemve të rinj që ka në skuadër teksa thotë: “Nuk arritëm të marrin asnjë lojtar në merkaton e dimrit ngaqë nuk kemi burime financiare por megjithatë jam shumë i kënaqur me punën që janë duke bërë të rinjtë që kam në ekip. Ata stërviten me shumë dëshirë, janë djem të talentuar e mbi të gjitha të edukuar dhe prandaj jam shumë i bindur se në një të ardhme të afërt edhe suksesi do vijë me këta lojtarë. Aktualisht sivjet pretendimet tona janë të hyjmë në fazën e plej-ofit dhe besoj se kemi për t’ia arritur kësaj. Megjithatë e rëndësishme është që t’ia nisim me fitore kundër Studentit e pastaj t’i marrim gjërat shtruar”. Gjergj KOLA |