|
Thursday, 19 April 2007 |
Basketboll
Vllaznia- Teuta 98-56
(25-8, 25-17, 24-11, 24-20)
Vllaznia ka fituar dje lehtesisht ndaj ekipit te Teutes ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo eshte luajtur dje ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” per arsye se ky ambjent diten e shtune kur ka qene e planifikuar ne kalendar ky takim, do te jete i zene me nje aktivitet nderkombetar boksi. Ndeshja e djeshme nuk ka shume nevoje per koment sepse epersia e vendasve ka qene e dukshme dhe kete me mire se kushdo tjeter e jep rezultati perfundimtar i saj, 98-56. shkeputja e basketbollisteve shkodrane ka qene e menjehershme dhe perioda e pare ka sherbyer per te treguar se shifrat do ishin te thella. Ne rradhet e Vllaznise nuk jane aktivizuar veteranet Gjeçaj e Halili e po ashtu ka luajtur pak edhe Nexhimi nderkohe qe mungesa ka patur edhe ne rradhet e durrsakeve qe nuk kishin ardhur per te rivalizuar ne kete takim. Perfundimisht shkodranet fitojne me 42 pike epersi ndaj Teutes.
Gjergj KOLA
|