|
Wednesday, 11 April 2007 |
Basketboll.Shkodra Basket- Flamurtari 100-52
18-11, 27-14, 26-16, 29-11.
Ekipi i Shkodra Basket ka arritur nje fitore shume te lehte dje ndaj Flamurtarit. Shifrat e saj kane qene shume te thella teksa eshte kapur shifra me tre numra pra 100 pike te shenuara ndaj vetem 52 qe shenuan vlonjatet. Ndeshja e luajtur dje paradite ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres nuk ka patur shume histori ne vetvete. Vetem pjesa e pare ka qene deri diku e ekuilibruar nderkohe qe tre te tjerat kane thelluar gjithnje e me teper epersine e vendasve. Nga ana tjeter pikeshenuesi me i mire i kampionatit Berdica ne kete takim ka shenuar nje mori te madhe pikesh duke mos e patur te veshtire perballe mbrojtjes vlonjate. Paraqitja e skuadres se Stefes ka lene shume per te deshiruar dhe eshte e habitshme sesi nje trajner kaq i njohur nuk ben asgje per te permiresuar imazhin e ketij ekipi i cili dje u mund me 48 pike nga nje ekip modest privat siç eshte Shkodra Basket.
Gjergj KOLA
|