|
Xhudistet e Vllaznise pretendente per Pekin |
|
|
Wednesday, 04 April 2007 |
-Xhudo
-Xhudistet e Vllaznise pretendente per “Pekin 2008”
Afrimi i Lojerave Olimpike “Pekin 2008” ka shtuar edhe impenjimet e te gjithe sportisteve tane per te siguruar te drejten e pjesmarrjes ne kete eveniment shume te rendesishem sportiv. Keshtu po ndodh edhe me xhudistet e ekipit Vllaznia te cilet perbejne dhe bazen e ekipit tone perfaqesues. Ky i fundit ne ditet e ardhshme do te marre pjese njeri pas tjetrit ne tre aktivitete te cilet u japin te drejten sportisteve per t’u kualifikuar per ne Lojerat Olimpike. Keshtu ne datat 6-8 prill ne Beograd zhvillohet Kampionati Evropian Individual. Ne rradhet e perfaqesueses sone bejne pjese edhe sportistet e Vllaznise A.Dedaj, F.Tanushi, Y.Ujka, E.Topalli si dhe ai i Dinamos B.Dorezi. sipas trajnerit Anton Shkoza pretendimet jane qe Shqiperia me 1 apo 2 sportiste te siguroje kualifikimin per ne “Pekin 2008”. Por edhe nese nuk arrihet ne Beograd , pas tij po ne muajin prill, ne datat 28-29 ne Rome do te zhvillohet Kupa e Botes ne Xhudo. Edhe ky aktivitet i rendesishem kuptohet qe u jep te drejten sportisteve te fitojne te drejten e pjesmarrjes ne Olimpiade. Ekipi yne qe do marre pjese ne kete veprimtari eshte i konfirmuar dhe serish thuajse te gjithe pjestaret e tij jane nga Vllaznia dhe pikerisht A.dedaj, F.Tanushi, P.Jakini, Y.Ujka, E.Pjetri, A.babani dhe E.Topalli nderkohe qe eshte edhe dinamoviti B.Dorezi. pas aktiviteteve ne Beograd e Rome do jete edhe mundesia e trete, ne Rumani. Trajneri i Vllaznise njekohesisht edhe i ekipit tone kombetar Anton Shkoza e vlereson se tepermi gjendjen e sportisteve qe ai stervit dhe per rrjedhoje kerkon te falenderoje edhe Federaten e Xhudos, klubin Vllaznia por edhe Bashkine Vau-Dejes e cila ka premtuar nje buxhet te posaçem per pjesmarrjen e ketyre sportisteve ne keto aktivitete nderkombetare.
Gjergj KOLA
|