|
Vetėm me leh, jo me kafshue.OPINION.Besi Bekteshi.Ishte e pamundur qė qenin e madh, tė bukur dhe pėr mė tepėr shumė tė sjellshėm e tė urtė, tja blije katundarit i cili kishte sjellė dy dele nė teqen e bagėtive nė lagjen Bahēellek, pranė kalasė nė hyrje tė Shkodrės.Njė koleg i imi qė kishte shkuar tė merrte makinėn e tij nė lavazhin pranė teqes, i kishin shkuar sytė te qeni i katundarit qė nė fakt vinte nga malėsitė afėr Shkodrės dhe nuk po i shqitesh atij, pėr ti mbushur mendjen tja shesė. Qeni nė fakt ishte njė bastard, por tepėr i bukur, njė qen i bardhė me njė pullė tė zezė nė syrin e majtė dhe njė vizė tė zezė nė kurriz, por i pastėr nė mėnyrė deēizive.Me qė bashkėqytetari im tashmė me vėndqėndrim nė Itali ishte bėrė mė i ndjeshėm pėr sa i pėrket qenve, vendos qė katundarin ta bėjė tė ndėrrojė mendje duke i dhėnė lekė. Kėshtu nxjerr njė 100 euro dhe i thotė tja japė menjėherė qenin. Katundari i shkretė u trondit disi, e shikoi qenin dhe thotė: Dėgjo or shoq, qeni ėshtė i bukur por asht vetėm me leh, jo me kafshue.Nuk ka gjė i thotė italiani prej Parruce, ti ma shit, sepse nuk mė duhet kaq trim. Kėshtu Del Pieroja(sepse ishte bardh e zi dhe i zoti i ri ėshtė juventin) me emrin e ri, hypi nė makinėn me kondicioner dhe disi i habitur kthente kokėn pas, pėr tė parė tė zotin e vjetėr qė ndoshta atė ditė delet i shiti lirė, sepse qeni i kishte dhėnė njė dorė nė kėtė drejtim.
Ok, problemi i kategorisė sė qenit qė vetėm leh dhe nuk kafshon, funksionon nė botėn e qytetėruar. Por ka po nė botėn e qytetėruar edhe prej atyre qė nuk mbahen pėr tė lehur, sepse duhet tė kafshojnė pikėrisht atėhere kur rreziku ėshtė i madh.
Nė shumicėn e rasteve qentė qė nuk lehin, kafshojnė dhe atyre duhet tju ruhesh.
Tani patjetėr qė nuk ėshtė ndoshta njė krahasim i pėrshtatshėm, por nuk ka rrugė tjetėr pėr tė treguar se mėnyra pėr tė paralajmėruar apo thjesht lajmėruar (lehur) ėshtė njė anė, dhe mėnyra pėr tė vepruar (kafshuar) ėshtė njė anė tjetėr.
Nė dabatin e sotėm tė madh mediatik mbi akuzat e kryeministrit ndaj mediave hanxhar dhe mafies mbas tyre, me sa duket kjo gjė ėshtė ngatėrruar sidomos nga ato qė duhet tė veprojnė.
Patjetėr duhet sqaruar njė gjė.
Kjo duhet tė shėrbejė qė mos ti mbetet hatri kujt nė krahasimin me qentė
por pėr botėn demokratike kėshtu funksionon. Nė fakt media duhet tė jetė ajo qė paralajmėron, qė bėrtet, pėr tė paralajmėruar se po vijnė ujqit apo se ato kanė arritur tė futen nė vathė. Kurse shteti, organizmat e tij tė mėdha, janė ato qė duhet tė veprojnė tė paralizojnė apo tė ndalojnė njė herė e pėrgjithmonė ujqit.
Po ngatėrrohen disi punėt e paralajmėrimeve dhe veprimeve.
Nė fakt nė vėnd tė doganierėve tė korruptuar tė kapur nga shteti pėr vilat e tyre
dhe makinat e shtrenjta, pėr luksin e vėnė me punėn nė doganė dhe qė pėrpara se tė vinte nė pushtet qeveria e sotme kishte premtuar ti kafshonte, gjejmė qindra padi pėr largim nga puna tė doganierėve nėpėr gjykata.
Nė vėnd qė tė shohim tė kafshuar ndonjė punonjės sė administratės sė mafiozėve pėrpara 3 korrikut shikojmė gjygje ku dalin zyrtarė tė mbas 3 korrikut tė kafshuar nga ato qė nė fakt vetėm duhet tė paralajmėrojnė, pra nė mėnyrė figurative duhet vetėm tė lehin.
Kėshtu ėshtė kur ngatėrrohen detyrat dhe cilėsitė dhe faji nuk ėshtė te ato qė paralajmėrojnė dhe ndoshta edhe me ndonjė tendencė apo edhe pagesė nė formė karameleje nė gojė. Faji ėshtė gjithmonė i atyre qė kanė pėr detyrė tė veprojnė dhe jo tė paralajmėrojnė, duke futur nė njė thes si hanxharistėt dhe ato qė rrijnė pas tyre, me tė shumtėt qė nuk janė hanxharė tė kėrkujt dhe nuk kanė parim hanxharizimin e veprimtarisė sė tyre mediatike, por kanė qėllim informimin, dhe paraqitjen e realitetit sidomos kur ai pėrkeqėsohet. Pra kanė detyrim paralajmėrimin e njė pėrkeqėsimi tė mundėshėm apo tė njė korrupsioni dhe krimi ekonomik, politik etj.
Asgjė tė mirė nuk i ka sjellė kreut tė qeverisė veprimtaria paralajmėruese kundėr tė gjithė tė kėqiave tė vėndit, popullit dhe kombit. Asgjė tė mirė nuk i ka sjellė pse tė gjithė kundėrshtarėve tė tij politik nė mėnyrė paralajmėruese i ka shpikur ndonjė nofkė inkriminuese ndoshta nganjėherė edhe tė merituar. Nuk i ka sjellė shumė tė mira dhe pėr mė tepėr, i ka larguar nga pozicioni i tyre si ndjekės sė idealit qytetėrues mbi europianizimin e kėtij vėnd, shumė shtresa qytetare dhe intelektuale.
Jo se tashmė nuk e kanė kėtė ideal, por se aty ku ato besonin se veprimi do ti zinte vėndin paralajmėrimit pra lehjes, nuk i justifikoi besimin dhe idealin si i tillė.
Paralajmėroi se do tė largonte korrupsionin dhe tė korruptuarit dhe nuk veproi. U paralajmėrua se kryeprokuruesit e mafies do tė largoheshin dhe nuk u veprua dot, sepse vetėm paralajmėrohesh duke mos pasur faktet pėr tė vepruar dhe kafshuar fort mbėshtetur mbi ligj dhe vetėm nė ligj. Po kėshtu me disa dhjetra paralajmėrime mafiozėsh, kriminelėsh dhe tė kapur nga krimi qė janė kudo dhe qė jo vetėm janė aty politikisht dhe financiarisht, por kanė edhe zė mė tė fortė dhe tė trimėruar.
Ky ėshtė edhe pėrfundimi krejtėsisht normal i ngatėrrimit tė detyrimit qė njė shtetar dhe pėrfaqėsues maxhorance bėn duke luajtur opinionistin dhe fjalim mbajtėsin pėrpara tė vetėve. Edhe sikur shumica e atyre qė paralajmėron duke pėrdorur pushtetin sidomos kur je nė krye tė tij tė jenė tė vėrteta, kur vetėm paralajmėrohen dhe nuk veprohet, janė vetėm mashtrim i rradhės dhe e fut akoma mė keq shoqėrinė shqiptare nė rrugėn e pa fund tė tranzicionit demokratik.
Akoma mė shumė kur shpalos shpatėn, jo hanxharin me median.
Kur kjo ndodh, atėherė duhesh pėrgatitur pėr luftė totale pėr tė treguar se ato janė vetėm me leh, kurse ti je pėr tė kafshue.
|