Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Shkodra, treg i madh ne natyre
Shkodra, treg i madh ne natyre E-mail
Thursday, 29 March 2007

treg1.jpg29mars-07.Besi Bekteshi

S P E C I A L E


Shkodra, treg i madh ne natyre.

Shkoder---Ne dy vitet e fundit Bashkia e Shkodres ka pasur si strategji veprimi mbledhjen e “tregut gjigand” te rruges neper tregje te ndertuara nga ajo edhe me kontributin e privateve. Ne fakt qyteti i madh verior ka pasur mbi 1200 tregtare rruge jo vetem per zarzavate dhe parime, por edhe per bulmet, elektro dhe mallra industriale. Ato fillonin ne fund te Xhabijeve dhe shperndaheshin deri ne Rus dhe ne prerje terthore ne Sarreq dhe Perash. Por ne pergjithesi Shkodra e gjitha ka shitur ne rruge. Bashkia ka ngritur disa tregje dhe eshte munduar te largoje njerzit nga rruga.

 Ka tregje ne Zdralej, por perseri ka tregtare ne rruge, ka treg ne Rus, por perseri ka njerez ne rruge. Ka treg edhe ne Perash, por edhe ketu ka njerez ne rruge.
Ka edhe tregje te tjere dhe dyqane, por ne shume raste dyqani eshte bosh, sepse i gjithe malli eshte ne trotuar dhe rruge. Ne Shkoder ka treg te mbaruar dhe tregtare qe nuk jane futur ne treg, sepse nuk duan te paguajne por shesin ne balte.
Menjefjale tendencat e Bashkise per te sjelle ne fiskalitet dhe rregull te gjithe tregun jo vetem qe shpesh here kane pesuar “fiasko”,  por duhet thene se megjithe zvogelimin e tregtareve te rruges, perseri ato jane shume dhe kudo ne Shkoder.

 

 treg2.jpgKa  5-se dyqane mishi rruges per ne Zdralej dy prej tyre tregtojne brenda, ndersa te tjeret perseri ne trotuar dhe rruge. Ne kete rruge ka mbi 5-se dyqane bulmeti dhe absolutisht te gjithe tregtojne jashte, sepse brenda kane mendimin se askush nuk hyn. Po ashtu edhe peshku dhe tregtimi i tij problematik ne Shkoder i cili ka mbi 20-te pika ne te gjithe qytetin qe tregtohet ne menyre skandaloze.
 

Ne Shkoder shikon zorre te varura ne qender dhe peshk qe “lufton ne trotuar per jeten” por edhe njerez qe me thika ne rruge qerojne peshk, mish dhe bejne kasapin ne “live”. Kjo jo vetem ne periferi, por shume prane qendres. Kontrollet e Bashkise dhe te organetve te higjenes jane kalime dhe gjobitje te cilat ju eshte “pire lengu” sepse ne fakt asgje nuk ndryshon.  Nuk ka deri tani asnje dyqan apo privat te mbyllur dhe gjobitur ashper per mungese higjene dhe mungese te zbatimit te kushteve. Gjithashtu nuk ka treg te mirefillte te standarteve i cili jo vetem te jete krejtesisht bi mbyllur por te kete edhe banjo dhe kushte higjene me uje drita dhe pastrim te rregullt. Po, ka nje treg shumice te tille ne rrugen e Koplikut i cili eshte abandonuar nga pikerisht tregtaret e shumices sepse rruga eshte e keqe dhe, sepse veprojne ne qytet edhe si “shumice dhe si pakice” dhe kjo gje lejohet. Ne fakt pamjet dhe tregtimi jane ne shume raste skandaloze dhe nuk mund te perligjin lirshmerine me te cilin kete problem e marrin vendoret ne Shkoder
treg5.jpgKapacitetet e Bashkise nuk kane mundur te stabilizojne tregun ne brendesi te kushteve dhe ne lokalet sepaku aty ku jane. Problemi nuk eshte thjesht se nuk kane deshire. Duhet pranuar se ne administraten Haxhi disa here kane marre inisiativa per te plotesuar disa standarte dhe bere investime, por e keqa e madhe eshte se eshte lejuar qe situata te kthehet po ne vendin e saj dhe pesha e pushtetit lokal eshte pasur parasysh, maksimumi vetem nje dite.

 

treg3.jpgGjobat dhe organizimi i tyre sepaku me sektore ku goditja mund te kete efekt, ka qene teper “misheruese” dhe keshtu tregtaret kane vazhduar “standartet e tyre” te cilat jane “shit ne rruge” dhe lokalin mbaje si hajmali apo suvenir. Ka akoma vende ku zarzavatet shiten ne rruge dhe balte jo vetem ne qender por edhe ne rus dhe lagjeve te Shkodres. Ambulantet dhe sidomos fshataret nga rrethinat e Shkodres peresri jane te perhapur neper qender dhe vende publike ku ne asnje menyre nuk duhen lejuar. Nuk ju thote askush asnje fjale, sepse me sa duket prej tyre “Bashkise se Shkodres nuk ju vjen ndonje e keqe”. Ka tregtare ambulante “trotuarshites” edhe prane vendeve te kultit si xhami dhe kisha, por edhe te kultures si teatri “Migjeni” dhe muzeu historik ne Shkoder. As nuk kete drejtim Bashkia nuk ka prioritet ne zbatim te ligjit dhe mbrojtje te kultures.

 

Nga “Xhabija” deri ne “Parruce” ambulante dhe jo taksapagues te Bashkise ishin rreth 70 persona ne trotuar dhe midis rrugicave. Ne rrugen e Zdrales 50-te te tille dhe ne qender te saj mbi 40-te qe konkuronin afer ato qe paguajne. Po ashtu edhe ne segmentin Teater –Kiras ku numuroheshin rreth 90-te te pa taksuar qe detyrojne edhe shitesit me liçence te nxjerrin mallin jashte, sepse askush nuk ju hyn brenda ne saj te tolerimit qe Bashkia ju ben jo taksapaguesve. Po keshtu edhe ne Rus dhe deri ne lagjen Dobraç kishte pa numerim e te shumte ne trotuare dhe kushte higjene te palejueshme. Jane te pakontrolluarit qe sjellin edhe papastertite dhe mallin e tyre pa asnje lloj dokumentacioni dhe asnje lloj kontrolli.

treg4.jpgI gjithe ky problem tregu ne Shkoder nuk eshte per arsye mungese tregjesh  dhe lokalesh. Bashkia ne kohe ka ngritur disa prej tyre dhe ne kushte mjaft te mira sidomos kohet e fundit.  Problemi kryesor eshte se administratoret ne Shkoder pra ne Bashkine e saj, nuk jane te qarte akoma se qyteti nuk mund te trajtohet si nje “magazine popullore” ku çdo kush mund te shese ku te doje dhe ne kushte si te doje. Nuk duhet bere asgje tjeter vetem krijimin e standarteve dhe zbatimi i tyre si nga Policia Bashkiake dhe dega e taksave.

  

Nga abuzimi me kete gje shume tregtare te vjeter dhe taksapagues vazhdojne te denoncojne politikat pro abuziveve qe Bashkia lejon dhe duke pare kete lloj politike detyrohen te thyejne edhe ato standartet, sepse ne dere te tyre vjen nje i huaj per te shitur pikerisht mallin qe tregtaret normale i kane paguar taksen dhe tatimin, kurse abuzivi asnje lek, as shtetit dhe as Bashkise.
Me humor dy pensioniste per te treguar se çfare ne fakt eshte qyteti i tyre e ftonin njeri tjetrin me frazen e gjetur “hajde te dalim ne supermarketin me te madh ne bote qe quhet Shkoder”. Ne fakt 140 mije banore sebashku me rreth 20 mije te ardhur perdite ne Shkoder, shumicen e pazarit sebashku me tregtimin e bejne ne rruge, trotuare dhe jashte lokaleve qe sherbejne per kete gje.

 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 9°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 10 km/h
Drejtimi: 290°
Barom.: 1009.1 mb
WNW
Vizitore: 1496628

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page