Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Vitore Nino
Vitore Nino E-mail
Sunday, 25 March 2007

vitorenino3.jpg25mars-07.Besi Bekteshi.Shkodra humb “hallėn” dhe aktoren e madhe.Homazhe “Artistes tė Merituar” Vitore Nino nė teatrin “Migjeni”.Shkodėr---Janė tė pakėt ato qė nuk e kanė njohur “Hallėn” e Shkodrės nė filmin e madh humoristik “Ēifi i Lumtur”. Nė fakt ky ėshtė momenti mė i lartė i njohjes masive me Vitore Ninon, sidomos jashtė Shkodrės. Tashmė aktoria shkodrane e traditės, por edhe e shumė roleve nė teatėr e mė vonė nė kinematografi nuk ėshtė mes nesh, dhe pa fjalė mund tė thuhet se fizikisht Shkodra ka humbur “hallėn” dhe bashkė me tė njė nga lartėsitė artistike dhe teatrore tė qytetit kulturor.

vitorenino.jpgMegjithse nė Shqipėri “hallėn” e mbajnė mend pėr atė interpretim madhėshtor, por zėrin e hollė qė thėrret “kush a n’derė” dhe pėr vallzimin shpinė pėr shpinė me aktorin e madh me origjinė shkodrane Nikolin Xhoja, pėrsėri Nino ka edhe shumė role tė tjerė. Ėshtė halla qė thotė “ a ke harra nė gojė” dhe qė prezanton nipin duke thėnė “ashtė djali shtėpisė, i vogli hallės”pėr Niko Kanxherin. Pikėrisht ajo qė shoqėron me zė “mirupafshim fanatiku i hallės” dhe kėndon nė fund tė filmit me zėrin e hollė nė vallen e martesės. Kjo figurė e cila ka pasur 80-tė role nė jetėgjatėsinė e saj artistike, tani nuk ėshtė mė fizikisht, por patjetėr qė do tė vazhdojė tė jetojė artistikisht, jo vetėm nė Shkodėr.
Vitore Nino ka lindur nė 1924 dhe ėshtė themeluese e teatrit “Migjeni”. Nino ka mbaruar institutin dhe biografia e saj fillon me “rolin” e mėsueses si nė Tiranė dhe Kosovė ku jepte gjuhėn shqipe. Rolet e para i ka filluar nga vitet 47-48 dhe ato kanė qėnė tė shumta. Ajo ka luajtur nė drama si me “Loken” por dhe me “Sosen” te “Fisheku nė Pajė”. Por ajo ka luajtur edhe te “Baca i Gjetjave” si dhe “Ijen” te “Martesa e Blertės”. Nino ka edhe shumė role tė tjera tė cilat i ka pėrkryer me lirshmėrinė dhe origjinalitetin e saj tė jashtėzakonshėm. Aktoria shkodrane ka mbi 20-tė role kinematografike tė cilėt janė kryesorė dhe mė pak tė tillė, por gjithmonė tė luajtur me talentin dhe simpatinė qė kjo artiste shkodrane ka transmetuar gjithmonė. Vitore Nino ėshtė vlersuar me titullin “Artiste e Merituar” pėr interpretimin dhe pėrkushtimin e saj skenik dhe artistik.Nė hollin e teatrit “Migjeni” nga familjarėt e saj dhe tė afėrmit i janė bėrė vetėm homazhe, sepse aktoria ka ndėrruar jetė nė Tiranė. Pėr kėto homazhe, intelektualė dhe njerėz tė thjeshtė i kanė bėrė nderimet e fundit “hallės” dhe ishin gjithashtu shumė tė ardhur nga Tirana. Regjizori Pirro Milkani thotė se “Vitore Nino ėshtė njė nga ato shtylla tė padukshme tė kėsaj godinė qė shohim sot” dhe ai e kishte fjalėn pėr teatrin “Migjeni”. Po kėshtu flet me respekt pėr kolegen Nino dhe Rikard Larja i cili jo vetėm lavdėron Ninon pėr telentin si aktore potente, sikundėr u shpreh ai, por edhe teatrin e Shkodrės si njė nga mė tė mirėt e Shqipėrisė.



 

vnino.jpg
Pėr Vitore Nino (Ujkaj) flet edhe Tonin Ujkaj i cili edhe pse me dhimbje e konsideron njė aktore me “pėrkushtim tė veēantė” e cila ka realizuar ato figura qė janė tė paharrueshme. Pėr Ninon fjalė tė larta kanė thėnė edhe Roza Anagnosti dhe Tinka Kurti por dhe shumė aktorė shkodranė tė dramės dhe estradės.Vitore Nino do ti mungojė Shkodrės nė rrugėt e saj, kur jo vetėm nė film por edhe nė jetė dilte e moshuar me njė ēadėr pėr t’ju mbrojtur diellit. Ajo vazhdimisht ishte e qeshur por dhe e respektuar nga qytetarėt e Shkodrės qė “njoftė e pa njoftė” e pėrshėndetnin “si je hallė” dhe merrnin si gjithmonė pėrgjigjen “mirė shpirti hallės”.Vitore Nino ėshtė njė aktore shkodrane qė nė gjerdanin e madh dhe tė praruar tė aktorėve tė shumtė tė kėtij qyteti, ka rrezatimin e saj origjinal si aktore dramatike dhe komike.Asnjėherė Shkodra nuk mund tė harrojė “hallėn” dhe rolet e shumtė tė saj nė teatrin “Migjeni” dhe kinematografi.

 

 

 

 


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496041

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page