PERUROHET XHAMIA E RE E PARRUCES
-Ne ceremonine e organizuar me kete rast, perveç drejtuesve te
pushtetit vedor ishin te pranishem Myftiu i Shkodres Haxhi Ndriçim
Sulejmani, Arqipeshkevi Imzot Angello Massafra si dhe famulltari i
komunitetit ortodoks Imzot Aleksander Petani.Kishin ardhur per te qene
te pranishem me kete rast edhe drejtues te fese islame nga trevat
shqiptare jashte kufijve shteterore si dhe nga disa vende te Ballkanit.
-Xhamia e Parruces u pat nderuar nga italianet qe ne vitin 1937 dhe
rikonstruksioni i saj i plote perfundoi ne vitin 1943.Sipas
hoxhallareve te kohes kjo xhami ka qene me e bukura ne Ballkan, duke
perjashtuar pjesen evropiane te Stambollit. Si pretekst per ndermarrjen
e ketij veprimi sherbeu gjoja pengimi qe i bente kjo xhami vazhdimit te
rruges kryesore qe pershkon qytetin.
Pavaresisht sugjerimeve te ndrojtura qe paten bere disa nga inxhinieret
e kohes per devijimin e kesaj rruge me qellim ruajtjen e kesaj xhamie
te rralle, kjo nuk u pranua nga drejtuesit e atehershem vendore si
pasoje e presionit te ushtruar nga lart. Sipas ish-zyrtareve te larte
shkodrane te sistemit monist, urdhri per rrafshimin e kesaj xhamie pat
ardhur indirekt nga ish-Kryeministri Mehmet Shehu per te vetmen arsye
se ajo ishte ndertuar nga fashistet italiane
SHKODER Eshte zhvilluar dje ne qender te qytetit te Shkodres inaugurimi i xhamise se re te Parruces ndertuar vetem pak meter larg origjinales, ne vendin ku sot ndodhet kryqezimi me te njejtin emer.
Ne ceremonine e organizuar me kete rast, perveç drejtuesve te pushtetit vedor ishin te pranishem Myftiu i Shkodres Haxhi Ndriçim Sulejmani, Arqipeshkevi Imzot Angello Massafra si dhe famulltari i komunitetit ortodoks Imzot Aleksander Petani.Kishin ardhur per te qene te pranishem me kete rast edhe drejtues te fese islame nga trevat shqiptare jashte kufijve shteterore si dhe nga disa vende te Ballkanit.
Fjalen pershendetese te rastit e mbajti Myftiu i Shkodres Ndriçim Sulejmani, i cili ndermjet te tjerash u shpreh:
Sot te gjithe ne jemi te gezuar e te lumtur sepse me rihapjen e kesaj xhamie deshmohet qarte edhe triumfi i besimit dhe ilirise se fjales mbi dhunimin e te drejtave njerezore dhe persekutimin.Kaluan plot 40 vjet qe kur dora vrastare e komunisteve rrenoi xhamine e qytetarise shkodrane, xhamine e tradites e te vellazerimit,vendin e grupimit te njerezve te shquar
.
Ndersa ne mbyllje Myftiu i Shkodres theksoi: Shpresa e baballareve tane dhe hoxhallareve te shumte qe sherbyen ne kete xhami nuk u shua asnjehere deri sa erdhi dita e rizgjimit te besimit fetar ne vendin tone e cila nuk u lekund as nga dhuna femohuese e sistemeve ateiste.Gjurmet e tyre do te mbeten gjithmone ne zemrat e besimtareve dhe ne kujtesen historike te ketij qyteti besimtar.Xhamia qe po perurojme sot eshte nje dhurate e çmuar per besimtaret myslimane nga nje qytetar i nderuar i Shkodres, nga nje besimtar mysliman i perkushtuar
Nga ky podium falenderoj perzemersisht Haxhi Seit Fishten i cili perveç ndertimit te kesaj xhamie madheshtore ringjalli edhe nje tradite te vjeter te myslimaneve shqiptare; ndertimin e xhamive te pavdekshme shqiptare siç eshte edhe rasti i kesaj xhamie.I lutem Allllahut te madheruar te na dhuroje begati dhe mbaresi.
Ne vijim kane pershendetur besimtaret e pranishem edhe Prefekti i Shkodres Maxhit Cungu, Arqipeshkevi i Dioqezes se Shkodres Imzot Angello Massafra, Famulltari i Kishes Ortodokse Imzot Aleksander Petani, perfaqesuesi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve ne emer te Baba Reshat Bardhit si dhe ish-Myftiu i Shkodres Haxhi Faik Hoxha.
Vlen te theksohet se xhamia e Parruces u pat nderuar nga italianet qe ne vitin 1937 dhe rikonstruksioni i saj i plote perfundoi ne vitin 1943.Sipas hoxhallareve te kohes kjo xhami ka qene me e bukura ne Ballkan, duke perjashtuar pjesen evropiane te Stambollit. Si pretekst per ndermarrjen e ketij veprimi sherbeu gjoja pengimi qe i bente kjo xhami vazhdimit te rruges kryesore qe pershkon qytetin.Pavaresisht sugjerimeve te ndrojtura qe paten bere disa nga inxhinieret e kohes per devijimin e kesaj rruge me qellim ruajtjen e kesaj xhamie te rralle, kjo nuk u pranua nga drejtuesit e atehershem vendore si pasoje e presionit te ushtruar nga lart. Sipas ish-zyrtareve te larte shkodrane te sistemit monist, urdhri per rrafshimin e kesaj xhamie pat ardhur indirekt nga ish-Kryeministri Mehmet Shehu per te vetmen arsye se ajo ishte ndertuar nga fashistet italiane
Ne punimet jo te lehta per shkaterrimin e saj pat humbur jeten aksidentalisht nje punetor. Sot, 40 vjet pas shkaterrimit barbar te saj, biznesmeni i njohur shkodran Seit Fishat, njekohesisht nje ish-mundes i njohur dhe fitues i nje sere titujsh kampione, eshte sponsorizuesi general i ndertimit te kesaj xhamie nga themelet.
ARBEN LAGRETA
|