Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Shkodres i rikthehet Xhamia e Parruces
Shkodres i rikthehet Xhamia e Parruces E-mail
Sunday, 25 March 2007
xhamia_ne_parruce.jpgBesi Bekteshi.Shkodres i kthehet mbas 40-te viteve, xhamija e Parruces.Ceremoni e madhe inagurimi ne qender te Shkodres.Shkoder—Diktatuar komuniste eshte treguar teper e ashper ne aspektin e religjonit ne qytetin tradicional te Shkodres. Krahas transformimit te kishave ne magazina dhe pallate sporti, kjo diktature ka rrafshur per toke dy nga xhamite e qendres se Shkodres. Nje nga keto ka qene “Xhamija e Parruces” nje nga veprat religjoze, arkitektonike dhe kulturore, nga me te medhate e te bukura si dhe te vizituara nga te huajt ne Shqiperi. Servilet dhe demagoget e komitetit te partise ne Shkoder ne 1967-ten rrafshuan per toke pikerisht xhamine me te bukur dhe te madhe shqiptare e cila ishte ajo e Parruces ne qender te Shkodres.Pikerisht sot ne 40-te vjetorin e prishjes ne qender te Parruces ne vendin ku ka qene xhamia e madhe eshte ngritur e reja e ngjashme me ate te prishur ne vitin 67-te. Me donacionin e bisnesmenit haxhi Seit Fishta eshte ringritur edhe nje here kjo xhami.

xhamiaeparruces.jpg

Per inagurimin e saj ishin mbledhur mijra banore dhe besimtare te Shkodres dhe ishin te gjitha autoritetet e larta fetare dhe lokale te kryeqendres se veriut. Kane marre fjalen e kane pershendetur kreu i muftinise se Shkodres Ndriçim Sulejmani, Kryemyftiu i Shqiperise Selim Muça dhe po ashtu dy kreret religjoze ne Shkoder ai i besimit katolik Anxhelo Masafra, dhe at Aleksander Petani i kishes ortodokse autoqefale. Muça tha se kjo xhami mbas 40-te vjetesh zbukuron perseri qendren e Shkodres. Ai ka falenderuar edhe ndertuesin e xhamise edhe ne emer te Komunitetit Musliman te Shqiperise. Por pershendje ka bere edhe prefekti Cungu dhe kreu i ri i Bashkise Luka. Kane pershendetur klerike nga Mali i Zi dhe Maqedonia, por edhe perfaqesues nga bektashizmi dhe Kryegjyshata e Tiranes. Ishin te pranishem edhe deputete te Shkodres dhe perfaqesues te partive te ndryshme .
Nga te gjithe eshte falenderuar kjo dite qe i ktheu Shkodres nje pasuri e cila ju shemb ne toke nga diktatuara dhe ateizmi qe nuk pranonte kurrfare besimi, por luftonte çdo lloj ideje tjeter perveç komunizmit. Shiritin e inagurimit te xhamise se mbuluar ne fasaden e saj me nje flamur te madh kombetar, e kane prere kreu i myftinise se Shkodres Sulejmani, kryebashiaku Luka dhe prefekti i Shkodres Cungu te gjithe njeherazi.
Me pas eshte kryer edhe falja e “namazit” nga qindra besimtare musliman te Shkodres dhe te ardhur nga vise te Shqiperise.

Historia e xhamise se prishur me Parruce



Historia e xhamise se Parruces fillon me ngritjen ne fillim te viteve 1800 te xhamise se vjeter dhe te vogel. Ajo ka qene ne pronat e familjes Juka dhe megjithse nuk kishte ndonje vlere te madhe ishte nje vend ku shkodranet falnin “namazin”.
Autoritetet turke kane dashur ne fillim te shekullit te 19-te ta rikonstrukturojne kete xhami te vogel, por Jukajt nuk kane pranuar per te bere vetem rikonstruksion. Me inisiative te myfti Salih Efendise eshte bere e mundur marrja e fondeve si qeveritare te asaj kohe, por shume vite me vone dhe bazuar edhe ne donacionet e familjeve te medha tregtare te Shkodres u vendos ngritja e xhamise se madhe dhe te re.
Inxhinier i ketij ndertimi kolosal per kohen ka qene Sadi Pashallari dhe xhamia e re kishte dy minare nga 40 metra te larta.Ajo ka pasur tre hyrje dhe tre sallone te medha pritje dhe falje edhe per pjesen e grave. Pa tjeter qe ka qene ndertimi religjoz musliman me i bukur dhe madheshtor i vendit tone dhe kjo fale dhe ornamenteve dhe zbukurimeve te shumta. Nuk mungonin as dekoracionat e medha dhe te jashtezakoshme qe nga vizitoret zbulonin edhe artin e atyre qe e kane punuar. Ne xhamine e madhe te Parruces e prishur mizorisht nga komunizmi, kane punuar edhe mjeshtra italiane ne brendesine e saj. Nga me te zellshmit kane qene edhe vellezerit Karini ne Shkoder. Kaligrafisti me i permendur atehere ne trojet shqiptare, por edhe me gjere Shefqet Kraja, ne menyre vullnetare ka shkruar minaret, duke rrezikuar shpesh here veten dhe kjo ka qene me prishjen e kesaj xhamie, nje nga humbjet me te medha kulturore. Keto shkrime ne arabisht jane vizituar nga studiues te huaj dhe vizitore te shumte dhe vlaresuar se tepermi.
Xhamia e re eshte nje imitim i saj dhe megjithse vlerat e medha te asaj te dikurshmes nuk jane me, gjithsesi shkodranet sot mund te deklarojne se ne Parruce eshte vendosur e drejta dhe momenti jo vetem fetar, por kryesisht kulturor i munguar ne qytet, ne saj te diktatures.





 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496140

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page