Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Ramadani prezantohet me librin e saj te dyte
Ramadani prezantohet me librin e saj te dyte E-mail
Monday, 19 March 2007

farida.jpg

RAMADANI PREZANTOHET ME LIBRIN E SAJ TE DYTE


SHKODER Farida Ramadani ėshtė prezantuar ditėt e fundit me librin e saj tė dytė tė titulluar “Dhimbje nga prindėrit e mi” pas librit tė saj tė parė “Mirėnjohje, faleminderit Itali”.
Aktiviteti promovues u zhvillua para pak ditėsh nė ambjentet e Qendrės sė Zhvillimit tė Shoqėrisė Civile (CSDC) tė Shkodrės ku edhe ishin tė pranishėm njė auditor i pėrzgjedhur intelektualėsh shkodranė, kryesisht tė fushės sė letrave dhe tė gjyqėsorit.
Tema e kėtij libri merr spunto nga realiteti i pėrditshėm qė na rrethon ēdo ditė por pėrqėndrohet kryesisht tek fenomeni i divorcit.
Redaktori i kėtij libri Skėnder Temali u shpreh ndėrmjet tė tjerash se “Farida vė gishtin drejt e nė plagė, nuk zbukuron dhe nuk fsheh por pėrkundrazi e bėn tė pranishme me dhimbje kėtė fenomen nė opinionin publik sepse ēdo zbukurim apo anashkalim do ta tjetėrsonte nė misionin qė ajo ka marrė pėrsipėr..”
Vlerėsime pėr librin e Ramadanit dhanė edhe Life Hasa, Zenepe Dibra, Djana Latifi, dhe Gėzim Uruēi.
Vetė autorja shprehu mirėnjohjen dhe konsideratėn e saj pėr vlerėsimet e marra nga pjesėmarrėsit nė kėtė promovim tė librit tė saj.
”Nė kėtė libėr kam pėrshkruar dhjetė seance gjyqėsore tė cilat i kam pėrzgjedhur ndėmjet shumė tė tjerave.Tema qė trajtohet, ajo e divorcit pėrbėn njė plagė pėr shoqėrinė tonė.”, thksoi nė fjalėn e saj Ramadani.
Ndėrsa nga ana e tij, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja vlerėsoi autoren pėr guximin qė mori “duke pėrcjellė kėtė mesazh tė fuqishėm dhe duke iu pėrgjigjur njė problemi kaq tė mprehtė jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė mbarė botėn”, siē edhe u shpreh ai gjatė fjalės sė tij.
Farida Ramadani ėshtė angazhuar si eksperte psikologe pranė Gjykatės sė Rrethit tė Shkodrės qė prej disa vitesh, prej dhe nga e ka marrė spunton pėr botimin e kėtij libri i cili bazohet nė mjaft ngjarje tė vėrteta qė ajo i ka asistuar.Po kėshtu ajo ėshtė e angazhuar edhe nė fushėn e shoqėrisė civile po nė kėtė qytet.


ARBEN  LAGRETA    

farida.2.jpg
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1495908

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page