Sport
Sporte te Ndryshme
Deti Gezuar Ditlindjen…! | Deti Gezuar Ditlindjen…! |
|
| Friday, 16 March 2007 | |
|
Deti, Gëzuar Ditlindjen…! Homazh me rastin e 54 vjetorit të lindjes së figurës së shquar të notit shqiptar Kudrete Kozmai, e ndarë nga jetë një vitë më parë Nëse do të ishte gjallë, e mërkura e ardhshme e 21 marsit 2007 do të kthehej në një festë të vertetë për familjet e njohura të notit shqiptar Kozmai-Muriqi. Sepse, në këtë ditë, Kudrete Kozmai, ose Deti, siç e thërrisnin të gjithë, po të ishte gjallë do të mbushte plot 54 vjeç. Por, fatkeqësisht, jeta e saj ishte e shkurtër, dhe një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme e ndau nga të gjithë, familja, shoqëria e shumtë që kishte, jo vetëm në sport, por edhe në fushat të tjera të jetës, kryessisht të arsimit dhe të artit ku ajo militonte. Por, megjithatë, Ditlindja e saj do të festohet. Sepse, edhe pse ajo fizikisht nuk do të jetë e pranishme, me emrin e saj ta lavdishëm që ka lënë në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjërë, ajo vazhdon të jetë e pranishme vazhdimisht në mjediset e atyre që vijojnë ta kujtojnë me shumë respekt.
Familja
Kudrete Kozmai I përket një familje sportive të lidhur tërësisht me sportin e notit, ose më mirë me thënë me sportet e ujit, ngaqë, pjesë e tyre kanë qënë edhe vaterpoli dhe kanotazhi. E lindur në një familje me pesë fëmijë, tre vajza dhe dy djem, Kudreti, e dyta për nga motrat, në një moshë fare të vogël, farë preferencës që kishte “nandaja” për të, do të përfundonte tek dajat e saj, figurat e njohura të notit shqiptar, Smajl dhe Enver Muriqi, aty ku u rritë dhe jetojë për shumë vite. Dhe, patjetër, ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla raste, tradita bën të veten. Kështu që, edhe Deti duke qëndruar shumë afër dajave të saj nuk kishte ku të shkonte pa u përfshirë në sportin e bukur të notit. Por, për hirë të së vertetës, edhe pse nuk jetonin si Deti në familjen e dajave të famshëm të notit shqiptar Muriqi, me notin u përfshinë bindshëm edhe fëmijët e tjerë të familjes “Kozmai”, motra tjetër Lili, si dhe dy vëllezërit Osmani dhe Zamiri, emrat e të cilëve figurojnë në historikun e notit shqiptar. Ndër to, vetëm motra e madhe Kimetja bën përjashtim, edhe ajo u muar me notin, por pa mbërritur në nivelet e të tjerëve. Pjesë e traditës së dy familjeve sportive Muriqi-Kozmai, është edhe Media, djali i axhës I Kudretit, kampioni dhe rekordmeni I shquar kombëtar I stilit bretkocë, I cili vazhdoi traditën e babait dhe axhës së tij, Smajlit dhe Enverit, padyshim dy nga figurat më të spikatura të sporteve të ujit në rang kombëtar, fillimisht si sportistë, dhe po aq në vazhdimësi edhe si trajnerë të suksesshëm. Karriera Karriera sportive e Kudrete Kozmait me sportin e notit figuron që në vitin 1964 kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe. Ka qënë një garë e Kampionatit Kombëtarë të të Rejave që zhvillohej në Korçë, ku ajo debutoi në stilin e saj të preferuar, atë të bretkocës duke u renditur e dyta në klasifikim, çka përbën një sukses për të, dhe në të njëjtën kohë duke tërhequr vemendjen e specialistëve të këtij sporti, të cilët panë tek ajo të dhënat e një talenteje të këtij sporti. Ishte gara e parë që konkuronte duke pasur si trajner dajën e saj Enver Muriqin, në familjen e të cilit ishte rritur. Pastaj, nga njëri dajë tek tjetri, ku një vitë më vonë, në 1965, trajneri Ismail Muriqi(daja tjetër, I madhi) në cilësinë e trajnerit të ekipit të të rriturave do të merrte guximin ta aktivizonte në radhët e ekipit të të rriturave, që ndonëse u pa si pak e parakoshme një gjë e tillë, talenti I Kudretes do të shpërblehej në mbyllje të garës me vendin e parë dhe fitimin e titullit kampion dhe njëkohësisht me vendosjen e rekordit kombëtar të të rejave, rrezultat ky I fiksuar në Kmapionatin Kombëtar, garat e të cilit u zhvilluan në qytetin bregdetar të Sarandës. Pas shkëlqimit të saj deri në vitet ’70-të në stilin e bretkocës, me kërkesë të trajnerit, ajo ndërron garë duke kaluar në stilin e katër notimit duke vijuar të korrë të njëjtat suksese si më parë. Në vitet 1977-78, ajo kalon në rolin e trajneres së ekipit të të rejave, duke përgatitur një brez vajzash të talentuara, ndërmjet të cilave, Anila Egerçi në fillim dhe në vazhdim Rovena Marku janë pikat më kulmore të punës së saj në këtë ekip. Madje, me këtë të fundit, shirokasen Rovena Marku, ajo do të mbërrite maja të larta, që deri tani askush nuk I ka shijuar në këtë sport. Përveç titujve dhe rekordeve kombëtare të padiskutueshme dhe absolute që janë në fuqi edhe sot, dyshja Kozmai-Marku do të përfaqësonin radhazi Shqipërinë në disa ballkaniada të notit, si në Greçi, Maqedoni, Bullgari, ish Jugosllavi, etj. Por, që qto më kulmoret janë pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Barcelonës në 2003-shin, ku plotësoi edhe normat për të marrë pjesë në evenimentin tjetër botëror, atë të Lojrave Olimpike “Athina 2004”. Përpos detyrës së trajneres së ekipit kombëtar, Kudreti do të posedonte edhe funksione të tjera, si ato të anëtares së kryesiesë së Federatës Shqiptare të Notit, në bordin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, dhe deri delegate e kongresit të Federatës Botërore të Notit ku ajo mori pjesë si e vetmja përfaqësuese nga Shqipëria. Për të gjitha ato sa ajo I dha sportit të notit, Kudreti mori edhe vlerësimet e duhura duke u nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës”, akorduar nga ana e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, motivacioni I së cilës ishte “Për kontributin e saj të çmuar në përparimin e sportit të notit, rekordmene shumëvjeçare dhe trajnere e ekipit kombëtar”, “Urdhëri Olimpik” i akorduar nga ana e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, “Detikim”, I dhënë nga ana e Konferencës së Dytë Kombëtare “Femra dhe Sporti”, si dhe titulli “Palok Nika” në sport, akorduar nga ana e Klubit Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Kudreti jashtë sportit Padyshim, që sukseset e arriturra në fushën e sportit e bënë atë tepër të njohur, por në të njëjtën kohë, me emrin e Kudrete Kozmait lidhen edhe shumë suksese në fushën e arsimit ku ajo punoi për disa vite si mësuese e edukimit fizik, fillimisht në zonën e bregut të Liqenit të Shkodrës, në shkollat e Shirokës dhe Zogajve, më pas në shkollën e fshatit Trush për të vazhduar përrreth 15 vite në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja” të qytetit të Shkodrës, ku pati edhe kulmin e saj në këtë fushë, veprimtaria e së cilës përmendet edhe sot nga kolektivi pedagogjik I kësaj shkolle. Por, Deti ishte edhe një stiliste e përsosur, merita e së cilës qëndron në organizimin e spektaklit të parë në qytetin e Shkodrës, “Mis dhe Mister Shkodra në vitin 1992. Ajo ka qënë në vazhdimësi e përvitshme si stilistja e Festivalit Mbarë Kombëtar të këngës për fëmijë. Në të njëjtën kohë, sërishmi në këtë fushë, Kudrete Kozmai ishte fituese si stilistja më e mirë në Spektaklin “12 në Hullivud”, ndërkohë që, qyteti e Fierit e ka patur për gjashtë vite me radhë si stilisten primare të Spektaklit “Mis Fieri”. Natyrisht, për të qënë një stiliste e këtij niveli, asaj I shërbente edhe pasioni I madh që kishte për pikturën, nuk ajo nuk mungoi të evidentohej si e tillë. Dhe, duke qënë pjesë e botës së artit, ajo do të spikaste edhe për vlerat e saj si një poete e mirëfilltë, ashtu si I vëllai I saj I madh Osmani që u shqua edhe për shkruajen e dramave interesante, ku tesktet e poezive të saj përdoreshin në festivale. Por, ndër to, njëra prej tyre, I ka jetuar më shumë kohës, duke u kthyer në një hymn, sidomos për ansamblin artistic të gjimnazit “Jordan Misja” ku ajo e prezantoi këtë këtë këngë. “Në Kosovën tonë”, është kënga, e cila ka për autor të teksit dhe të muzikës Kudrete Kozmain, e përgatitur në vititn 2001, por që vazhdon të këndohet masivisht në Shqipëri dhe Kosovë, kryesisht në marrëdhëniet bashkëpunuese të aktiviteteve në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sëmundja, “armiku” I saj më I madh Shenjat e para do t’I shfaqeshin në 2003-shin, kur gjatë një loje basketbolli që po zhvillonte me nxënëset e saj në shkollë, ajo do të rrëzohej. Mjekimi në spital, evidenton hapat e parë të asaj sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme, I vetmi “armik” në jetën e saj, por që të afërmit ia mbajnë të fshehur. E megjithatë, edhe pse filloi të lodhej pak nga pak, ajo nuk u dorëzua asnjëherë. Me një gjendje të tillë, bëri edhe përfaqësimin në Olimpiadën Botërore “Athina 2004”, ndërkohë që pas kthimit, gjendja e saj filloj të përkeqësohej edhe më, derisa lëvizjet e saj nëpër qytet do të bëheshin të mundura vetëm me biçikletë, pasi forca e këmbëve filloi ta lëshojë dalëngadalë. Me të tilla kushte, e sollën të afërmit e familjes në një spektakël të organizuar nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpumim me klubin Vllaznia me rastin e shpërndarjes së disa titujve të nderit. Ishte nëntor I 2005-sës, takimi I fundit që ajo bëri me atë ambient elekrizues sportiv, në të cilin merrnin pjesë të gjitha brezat, ku ndonëse festohej, situata u kthye në tepër dramatike, pasi të gjithë pa përjashtim, kur shikonin Detin e transformuar tërësisht, gati sa nuk njihej fare, në sytë e tyre kishte vetëm lotëm dhe përmadhim për vuajtjet e Detit, që shikohej qartë se ditët dhe orët I kishte të numëruara. Këtë e shikonte tashmë edhe ajo vetë, pasi gjendja e rëndë fliste qartë, dhe për këtë në ato pak minuta që e lanë të ishte në sallë deri sa mori çmimin e akorduar nga Bashkia e Shkodrës, Deti kërkonte të shikohej me gjithsecilin prej tyre, të përqafonte, t’I përshëndeste me duar e me buzëqeshje, ndose lotët I shkonin nëpër faqe. Kishte të drejtë, sepse e kuptonte mirë se ishte takimi I fundit me miqve e dashur të sportit, me të cilët kaloi një jetë të tërë. Me këtë gjendje e mbylli edhe festën e vitit të ri në gjirin e familjes, madje duke shijuar edhe një titull tjetër të akorduar nga ana e klubit Vllaznia në festën e vitit sportiv 2005, por këtë radhë, në pamundësi absolute për të qënë prezent, vetëm nga transmetimi I drejpërdrejtë televizivm I mediave lokale, dhe në pak ditë më pas, me 21 janar të vitit të kaluar, do të mbyllte sytë përgjithmonë duke u ndarë nga kjo botë, por padiskutim duke lënë një emër të nderuar që asnjëherë nuk do ta harrojë historia për gjithçka I dha ajo sportit lokal dhe kombëtar, si dhe qytetit në përgjithësi. Thanë për Detin… Gëzim Mema(Drejtor I Klubit Vllaznia): “Kudreti ka qënë një nga figurat më të shquara të sportit shkodran në vite, sportiste dhe trajnere e dalluar, organizatore e aftë, një njeri që vetëm dinte dhe kërkonte të punonte për qytetin në shumë plane. Emri I saj është I shkruar me gërma të arta në historinë e Klubit Vllaznia. Vdekja parakohe e saj, ishte një humbje e jashtëzakonshme për sportin shkodran, që është shumë të zëvendësohet”. Artan Haxhi(Kryetar I Bashkisë Shkodër): “Kam patur rastin ta njoh nga afër këtë Kudretin, veprimtaria e së cilës lidhje me shumë gjëra të dobishme për qytetin tonë. Ndonëse, ngandonjëherë nuk kemi patur forcën e duhur ta mbështesim si duhet finaciarisht, ajo kurrë nuk u përkul përpara vështirësive dhe punoi me përkushtim duke nderuar veten, familjen e shquar sortive dhe tërë qytetin e Shkodrës, I cili padiskutim krenohej me emrin e saj. Është padiskutim një humbje e madhe për Shkodrën vdekja e saj e parakoshshme”. Hyrmete Gjetja(Sekretare e Federatës Shqiptare të Notit): “Ruaj kujtime të paharruara nga jeta sportive që katur rastit të kem për shumë kohë me këtë person, e cila ishte më tepër se një njeri. Është e paimagjinueshme të mendosh se si një njeri, që fare mirë e shikonte vdekjen me sy, dhe në të njëjtën kohë kishte aq forcë, pasion e vullnet për të mendur dhe kontribuar për sportin e saj të preferuar të notit, që I kushtoi tërë jetën e saj të shkurtër. Nuk do të hiqet nga mendja tërë jetën, ajo do të mbetet në vazhdimësi si një nga emblemat, jo vetëm të federatës, por të gjithë sportit të notit në përgjithësi”. Fadil Kraja(Shkrimtar): “Vlerave të padiskutueshme të fushës së sportit, Kudreti I ka shtuar edhe ato që ajo dispononte në fushën e letërsisë si një poete e talentuar, për të vijuar me vlerat e një piktoreje po kaq të aftë, por edhe si një muzikante e kësaj kategorie, e në mënyrë të veçantë si stiliste tepër e afirmuar, pjesëmarrëse dinjitoze e spektakleve më në zë të vendit tonë, duke I shtuar këtu edhe vlerat e larta të saj në shembullin e padiskutueshëm që ka dhënë në emancimin e gruas shkodrane duke qënë kurdoherë në pararojë të aktiviteteve kulturore, artistike e sportive në qytetin tonë të Shkodrës”. Paulin Radovani(Bisnesmen, Pronar I Fabrikës së Këpucëve): ”Ruaj respektin më të madh për Kudretin. Kur më ka trokitur në derë të fabrikës, e kam ndihmuar me gjithë shpirt financiarisht, ekipin që ajo drejtonte, pasi vizioni I saj për sportin ishte I jshtëzakonshëm, pasi të tilla I kishte edhe rrezultatet. Më vjen shumë keq, që shumë plane që ajo kishte për të ardhmen e notit në Shkodër mbetën në mes. Ajo dinte të menaxhonte më së miri gjithçka, ndaj është humbje e madhe për Shkodrën vdekja e saj”. Rovena Marku(Notare): “Kemi shkuar aq mirë së bashku, sa I patëm thënë njëra tjetrës se nuk do të ndahemi asnjëherë në rrugën e bukur dhe të vështirë të sportit të notit për të arritur majat e larta cilësore, por ajo nuk e mbajti fjalën dhe iku shumë përpara kohe nga kjo jetë duke më lënë vetëm. Më mori në moshë të vogël fëminore, por shumë shpejt, falë kulturës dhe ndjenjave të larta shpitërore që e karakterizonin, më krijoi ngrohtësinë e një shoqeje, apo të një prindi, pasi me të kam shëtitur në shumë vende të botës, duke ruajtur respektin më të madh për të. Do ta kujtoj përherë me respektin më të madh, pasi I jam më tepër se borxhli, asaj që ajo bëri për mua si sportiste”. GASPER MARKU |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |